Ronaldinho i qetë në burg, ka filluar edhe një zanat të ri

Periskopi.com Sporti

Pjesa më e madhe e planetit po lufton ndaj koronavirusit, kurse njëri ndër futbollistët më të mirë që ka njohur globi Ronaldinho është i sigurtë tani për tani.

Braziliani po vazhdon të jetë në një burg në Paraguai me vëllain e tij Robertin.

Por tani Dinho ka filluar ta mësojë një “zanat” të ri atë të zdrukthtarit.

Po e lexuat mirë njëri prej më të mirëve në historinë e futbollit ka nisur të punojë me dru javëve të fundit në burg ku mund të mbetet për gjashtë muaj.

Ronaldinho ndodhet në burg që disa javë për shkak se tentoi të futet në Paraguai me pasaporta false.

“ESPN” ka raportuar se autoritetet paraguaiane kanë refuzuar kërkesen e Ronaldinhos për t’u liruar me kusht.

Ronaldinho po luan edhe futboll në burg duke fituar edhe një turne të futbollit të vogël.

Afër 17 vjet burg për kosovarin që e mbyti truprojën në Zvicër

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Qarkut e Cyrihut ka dënuar sot me 16 vjet e gjysmë burg shtetasin zviceran me prejardhje kosovare, 36 vjeçarin Jeton G. Trupi gjykues ka hequr dorë nga shqiptimi i masës së kujdestarisë ndaj të dënuarit, masë kjo që ishte kërkuar nga prokuroria, shkruan sda.ch.

Siç ka shkruar edhe albinfo.ch, personi tashmë i dënuar, kishte vrarë në rrugë të hapur me armë zjarri një truproje me prejardhje malazeze.

Dënimi i është shqiptuar për veprën penale vrasje me paramendim (dhe pjesërisht tentimvrasje të shumëfishtë) si dhe për delikte tjera të ndryshme.

Vrasja ka ndodhur më 1 mars të vitit 2015 në Affoltern të Cyrihut. Autorin e vrasjes dhe viktimën, i cili ishte truproje dhe sportist marcial, i lidhte një armiqësi disavjeçare.

Dy personat që e shoqëronin kosovarin, një turk 25 dhe një çeçen 35 vjeçar kanë marrë po ashtu dënime, përcjell albinfo.ch. Turku është dënuar me heqje lirie pjesërisht me kusht, prej tri vitesh dhe me gjobë me kusht. Gjykata ka hequr dorë nga dëbimi i tij prej Zvicrës. Ndërsa çeçeni është dënuar me burg me kusht dhe me gjobë, po ashtu me kusht.

Jeton G., në procesin gjyqësor ka thënë se ndjehet “tmerrësisht keq” për vrasjen. Ai ka shtuar se kishte pasur për qëllim një “luftë por jo një vrasje”.

Ndërhyri në notat e djalit të tij dhe të nxënësve të tjerë, nëntë muaj burg për mësuesin

Periskopi.com Lajme

Pasi e kishte pranuar fajësinë në shqyrtimin fillestar, i akuzuari për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, Fehmi Ramaj është dënuar me nëntë muaj burgim.

Për këto dy vepra penale, ai po akuzohej se si mësues i nivelit të ulët shkollor, në Shkollën Fillore dhe e Mesme e Ulët “Shote Galica”, në fshatin Tërdec të Drenasit, ka ndërhyrë në ditarë ku në lëndën e Biologjisë, ka përmirësuar notat e 11 nxënësve, përfshirë edhe djalit të tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me rastin e shpalljes së aktgjykimit, të hënën, gjykatësi Vesel Ismajli ka deklaruar se i akuzuari për veprën penale të keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar shpallet fajtor dhe dënohet me gjashtë muaj burgim.

Me gjashtë muaj burg, ai është dënuar edhe për veprën tjetër penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar.

Ndërkaq, dënimi unik i shqiptuar nga gjykata është nëntë muaj burgim, i cili do të ekzekutohet 15 ditë pasi të aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Gjykatësi Ismajli, deklaroi se gjykata e ka vërtetuar se i akuzuari ka kryer dy veprat penale për të cilat akuzohen mbi bazën e provave materiale që shihen në shkresa të lëndës, por edhe nga vet pranimi i fajësisë për dy veprat penale për të cilat është akuzuar.

Më 4 mars, në shqyrtimin fillestar, Ramaj kishte pranuar fajësinë për dy veprat penale që i viheshin në barrë nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 27 dhjetor 2019, i akuzuari Ramaj më 30 maj 2014, rreth orës 16:00, në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Shote Galica”, në fshatin Tërdec të Drenasit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, në cilësinë e personit zyrtar-mësues i nivelit të ulët shkollor, kujdestar i klasës së katërt, ka keqpërdorë detyrën e tij zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se këtë e ka bërë me qëllim që të përfitojnë dobi të tjerët, ashtu që ka tejkaluar kompetencat e tij, duke ndërhyrë në ditarin e klasës IX/1, ku sipas dëshirës së tij kishte përmirësuar notat ekzistuese të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2013/14, në lëndën e Biologjisë, pa dijeninë e arsimit të lëndës.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari kishte ndërhyrë në notat e 11 nxënësve, duke përfshirë edhe djalin e tij, e duke i përmirësuar notat e tyre, me çka ka ngritur notën mesatare të tyre për të gjitha lëndët mësimore kishte përmirësuar edhe sukseset e tyre të përgjithshme.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërkaq, sipas dispozitivit të dytë të aktakuzës, ai akuzohet se ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke shënuar të dhëna të rreme në dokumentin zyrtar, ashtu që pasi kishte marrë ditarin e klasës së IX, në lëndën e Biologjisë i kishte notuar 11 nxënës të kësaj klase, me nota sipas dëshirës së tij, pa dijeni të arsimtarit të lëndës, tani dëshmitarit Hysen Halilaj.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “falsifikimi i dokumentit zyrtar” ne bashkim real me veprën nga pika 1 e dispozitivit te aktakuzës.

​Shmangie doganore me ryshfet, një muaj paraburgim për të akuzuarit

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurve F.S.; A.L.; L.B. dhe A.L.1., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kontrabandimi i mallrave dhe veprën penale të kryer në vazhdim secili veç e veç dhënia e ryshfetit.

Sipas gjykjatës, të pandehurit F.S.; A.L.; L.B. dhe A.L.1., dyshohet se nga tetori 2019 deri në muajin shkurt 2020 në pikën kufitare Hani Elezit, kanë bartur mallra – barna, duke shmangur kontrollin doganor, në atë mënyrë që barnat i kanë siguruar nga persona të paautorizuar në Republikën e Maqedonisë, dhe duke dhënë dhurata dhe përfitime tjera pasurore zyrtarëve doganor dhe policor kanë kaluar vijën kufitare pa iu nënshtruar kontrollit doganor, pastaj të njëjtat i kanë dërguar në shtëpinë e të pandehurit F., me qëllim që të vihe n në qarkullim me çka do të vënin në rrezik shëndetin e njerëzve.

“Ndërsa me rasti e urdhër kontrollit të shtëpisë dhe lokaleve të pandehurve janë gjetur 6.917 kutia me barna të 199 llojeve të ndryshme, të cilat janë sekuestruar nga policia. Andaj Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri kërkesën e Prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar, dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

36-vjeçari shqiptar vdes në burgun e Francës, familjarët thonë se e vranë

Periskopi.com Lajme

Një 36-vjeçar nga Shqipëria ka vdekur në një burg në Francë.

Sipas raportimeve të Top-Channel, ai ishte në procedura për të marrë azil kur edhe u gjet pa shenja jete në qelinë e tij.

Njoftimi sipas familjarëve të Mentor Rexhës, është bërë me vonesë.

Ata nuk janë njoftuar në rrugë zyrtare për vdekjen e familjarit të tyre.

Sipas autoriteteve franceze Rexha është vetëvrarë.

Por, familja e 36-vjeçarit ka dyshime të forta se ai është vrarë.

Motra e të riut thotë se vetëm tani vonë janë lejuar që ta shohin në morg.

“ Fillimisht më kërkuan që të firmos një shkresë pa parë trupin, por unë nuk pranova”, thotë ajo.

Vetëm pasi ka shkuar vetë në morg, ka arritur të konstatojë shenjat e dhunës.

Trupi nuk është kthyer ende në Shqipëri, ndërsa të afërmit bëjnë apel për ndihmë, sepse ambasada shqiptare në Francë është shprehur se nuk ka fonde për t`i asistuar.

Mentor Rexha, i lindur në Lezhë dhe me banim në Shkodër, përpara një viti kishte udhëtuar drejt Francës si emigrant dhe kishte aplikuar për  procedurat e marrjes së statusit të azilantit.

Por ndërkohë, ai ka përfunduar  në burg bashkë me dy shqiptarë të tjerë për djegien e disa automjeteve, ndërsa e motra thotë se në komunikimet që kanë pasur, Rexha gjithmonë ka pretenduar pafajësinë.

Duke mos besuar variantin e autoriteteve franceze, të afërmit i kanë bërë dhe foto trupit që tregojnë një shenjë litari në fyt, por edhe të çarë në kokë si dhe shenja të tjetra në trup, që i bën ata të dyshojnë se e vërteta nuk është aspak siç po u paraqitet.

Ngjarja risjell në kujtesë episodin e trishtuar të përpara dy viteve, kur Florenc Beqiraj vdiq në një burg të Francës, teksa ishte dhe ai në pritje të azilit.

Katër të akuzuar dënohen me 15 vjet burg për grabitje

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Gjakovë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin dënues kundër të akuzuarve G.V., S.P., J.P., dhe B.N. për veprën penale, grabitja të kryer në bashkëkryerje sipas Kodit Penal të Kosovës.

G.V. është dënuar me katër vjet e gjashtë muaj burg dhe 800 euro gjobë. S.P. tre vjet e gjashtë muaj burg dhe 600 euro gjobë, J.P. tre vjet e gjashtë muaj burg dhe  600 euro gjobë, B.N. tre vjet e gjashtë muaj burg dhe 600 euro gjobë, në të cilin dënim ndaj katër të pandehurve do t’iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 14 maj 2019.

Të pandehurit janë obliguar që të dëmtuarit R.K., t’i paguajnë dëmin e shkaktuar në shumën prej 2490 euro në mënyrë solidare në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të pandehurve, J.P., i konfiskohet vetura “Opel Corsa”, të pandehurit S.P., i konfiskohet vetura “Renault Laguna” si dhe të pandehurit G.V., i konfiskohen të hollat në shumë prej 216.80 euro.

Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të pandehurve G.V., S.P., J.P., dhe B.N.  gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike të akuzuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të grabitjes.

Të pandehurit akuzohen se në maj të vitit 2019, rreth orës 18:30 në Gjakovë, me përdorim të forcës në mënyrë të kundërligjshme ia marrin pasurinë e luajtshme të dëmtuarit R.K., në atë mënyrë që pasi më parë janë marrë vesh mes vete dhe i kanë ndarë rolet, ashtu që të pandehurit G.V. dhe  J.P. me automjetin “Opel Corsa” shkojnë te stacioni i autobusëve ku e marrin të dëmtuarin K.R., kinse për ta furnizuar me substancë narkotike, ku më pas nisen në drejtim të Çabratit, ku i prisnin të pandehurit S.P. dhe B.N., me automjetin “Renault Laguna”.

I pandehuri G.V. së bashku me të dëmtuarin pasi hyjnë në automjet ulen në pjesën e pasme, duke lëvizur në drejtim të kishës, rrugë me lëvizje të pakta të qytetarëve, i pandehuri G.V merr revolen me dorën e majtë dhe ia drejton të dëmtuarit në bark, duke ia kërkuar të hollat.

Më pas i pandehuri B.N., i ulur në ulësen e përparme të automjetit nxjerr revolen, të cilën ia drejton të dëmtuarit, duke i kërkuar të gjitha paratë që posedon, ku më pas i dëmtuari nga frika nxjerr shumën prej 2490 euro, të cilat i lë në ulësen e automjetit, dhe më pas i pandehuri G.V. nën kërcënimin e armës e kontrollon në xhepa ku gjen edhe një sasi të të hollave dhe i merr, dhe më pas e ndalin automjetin në skaj të rrugës dhe nën kërcënimin e armës e zbresin të dëmtuarin nga automjeti.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Një muaj paraburgim pasi transportonte ilegalisht palestinez

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar një paraburgim ndaj të pandehurit me iniciale F.M. nga Fushë Kosova, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, kontrabandimi me migrant.

Nga Gjykata thonë se masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit,07.01.2020, dhe do të zgjasë deri më datën 06.02.2020.

“Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku i pandehuri me iniciale F.M. në ditën kritike  policia kufitare ka ndaluar automjetin ”Tauran VË”, të cilën ka qenë duke e drejtuar  i pandehuri, ku pas kontrollimit është konstatuar se i njëjti ka transportuar migrant (palestinez) të cilët ka pasur të i transportoj sipas marrëveshjes paraprake prej pikës kufitare në Vërmicë për në qendrën e azilit për të huaj në Magurë dhe për këtë nga secili ka pasur për të marr nga 20 euro. Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale, thuhet në  njoftimin e Gjykatës.

Zjarr në një burg të Arabisë Saudite, tre të vdekur dhe 21 të plagosur

Periskopi.com Lajme

Të paktën tre të dënuar humbën jetën sot dhe 21 u plagosën në një zjarr që shpërtheu në një burg në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite.

Mediat saudite, duke cituar zyrtarët, raportuan se zjarri shpërtheu në orën 5 të mëngjesit sipas orës lokale në burgun Al-Malaz.

Zyrtarët thonë se të burgosurit u evakuuan shpejt dhe ndihma u dha të dëmtuarve në spital.

Është një burg në qendër të Riadit, ku gratë dhe burrat po vuajnë dënimet e tyre. Midis tyre janë të burgosur politikë dhe aktivistë të të drejtave, raporton AP.

22 vite burg për emigrantin shqiptar në New York që mbante në shtëpi flamurin e ISIS

Periskopi.com Lajme

Një emigrant nga Shqipëria që kishte marrë nënshtetësinë amerikane dhe jetonte në Bronx është dënuar dje me 22 vjet burg, pasi pranoi akuzat për terrorizëm, në New York.

Sajmir Alimehmeti, 26 vjeç pranoi në shkurtin e vitit të kaluar se kishte dhuruar ndihmë materiale për Shtetin Islamik të Sirisë dhe Irakut.

I lindur në Shqipëri, ai kishte gjetur punë në New York si ndihmës-hidraulik dhe përgatitej për të punuar në një zyrë funerale.

Mirëpo, në maj 2016 u arrestua nga Ekipi i Posaçëm i Përbashkët kundër Terrorizmit në Bronx dhe u padit për ndihmë materiale ndaj ISIS-it. Sipas padisë, ai po koleksiononte thika të ndryshme luftimi që mund të përdoreshin në një sulm të mundshëm terrorist.

Ishte përpjekur të udhëtonte edhe vetë drejt Lindjes së Mesme për t’u bërë anëtar i ISIS-it por ishte penguar dy herë nga autoritetet britanike, në 2014.

Në shtëpinë e tij u gjetën një flamur i ISIS-it, video të grupit terrorist e materiale propagandistike.

Edhe në burg, pas arrestimit, Alimehmeti duket se ka vijuar punën e tij për ISIS-in duke përhapur propagandën e ISIS-it mes të burgosurve, në bashkëpunim me të dënuarin për vënien e një bombe në lagjen Chelsea, Ahmad Khan Rahimi.

Gjykatësi i Diktriktit Paul A. Engelmayer, i cili i shqiptoi dënimin me burg, ditën e premte, e quajti shqiptarin “një bombë me sahat”. /Illyria

Kërkohej nga Interpoli për mashtrim, një muaj paraburgim

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të kërkuarit M.J për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale mashtrimi të Kodit Penal Çek.

Sipas gjykatës, të pandehurit M.J i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji  duke filluar prej datës 05.12.2019 gjerë me datë 14.01.2020.

“Në këtë çështje penale gjyqtari i procedurës paraprake e ka aprovuar propozimin e prokurorit për caktimin e paraburgimit, sepse  po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet nga vendbanimi i tij dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes si dhe do të pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit. I pandehuri M.J është shtetas i Republikës së Çekisë, i cili kërkohet nga autoritetet e Republikës së Çekisë, për shkak të veprës penale Mashtrimi nga neni 250b, 211 dhe 206 të Kodit Penal Çek sepse nga Interpoli është lëshuar Urdhër arresti, me datë 05.12.2019 për të kërkuarin M.J, me kërkesë për ekstradimin e tij autoriteteve të Republikës së Çekisë. Gjyqtari ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 par. 1 nën par. 1.1 dhe 1.2 pikat 1.2.1 të KPPK, sepse po të gjendej i kërkuari M.J në liri të plotë do të arratiset dhe do të pengonte zhvillimin e procedurës së ekstradimit”, thuhet në komunikatë.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Assange mund të vdesë në burg, thonë mjekët

Periskopi.com Lajme

Më shumë se 60 mjekë e kanë shkruar një letër të hapur, në të cilën kanë thënë se shëndeti i themeluesit të faqes “WikiLeaks”, Julian Assange, mund të ketë shëndet aq të dobët, saqë mund të vdesë në burgun e sigurisë së lartë në Britani.

Australiani 48-vjeç ende është duke luftuar me kërkesën e Shteteve të Bashkuara për ekstradimin e tij nga Britania nën akuzën për spiunazh. Nëse do të gjykohej nga drejtësia amerikane dhe nëse do të shpallej fajtor, ai do të mund të dënohej maksimalisht me 175 vjet burgim.

Në letrën dërguar ministres së brendshme britanike, Priti Patel, mjekët bënë thirrje që Assange të largohen nga burgu “Belmarsh” në Londër dhe të dërgohet në një spital universitar.

Ata e mbështetën vlerësimin e tyre për shëndetin e australianit në rrëfimet e dëshmitarëve të paraqitjes së tij në gjykatë më 21 tetor dhe në raportin e 1 nëntorit të Nils Melzer-it, raportues special i Kombeve të Bashkuara për torturën.

Eksperti i pavarur i Kombeve të Bashkuara kishte thënë se Assange po vazhdon të jetë i ekspozuar ndaj sjelljeve arbitrare dhe abuzimit, të cilat mund t’i kushtojnë së shpejti me jetë.

“Po e shkruajmë këtë letër të hapur si mjekë për ta shprehur shqetësimin tonë të thellë për shëndetin fizik dhe mendor të Julian Assange-s”, thuhet në letrën me 16 faqe, të shkruar nga mjekët e shteteve të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australinë, Britaninë, Suedinë, Italinë, Gjermaninë, Poloninë dhe Sri-Lankën.

Assange e kishte përdorur faqen “WikiLeaks” për të publikuar të dhëna të klasifikuara ushtarake dhe diplomatike për bombardimet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Irak, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Ish-zyrtari i CIA-s dënohet me 19 vjet burgim

Periskopi.com Lajme

Një ish-punëtor i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës në Shtetet e Bashkuara është dënuar me 19 vjet burgim për shkak të shitjes së të dhënave sekrete për qeverinë kineze.

Jerry Chun Shing Lee, 55 vjeç, ka punuar në CIA 13 vjet në disa vende dhe kishte të dhëna të klasifikuara dhe për emrat e zyrtarëve të fshehtë të CIA-s në Kinë.

Në maj të këtij viti, ai u deklarua fajtor për përpjekjet për spiunazh në emër të qeverisë kineze. Megjithatë, avokatët e tij kishin thënë se klienti i tyre nuk është spiun kinez.

Megjithatë, një gjykatë amerikane kishte zbuluar se personi i dyshuar kishte komunikuar me dy zyrtarë të inteligjencës kineze, të cilët i kishin dërguar zarfe me kërkesa për të dhëna sekrete në këmbim të parave. Zyrtarët kinezë i kishin kërkuar 21 lloje të dhënash nga ky person.

Në maj të vitit 2010, pas kërkesës së zyrtarëve të inteligjencës kineze, Lee e kishte hartuar një dokument ku tregoheshin vendet ku do të shkojnë zyrtarët e CIA-s dhe i kishte informuar ata për një operacion i ndjeshëm.

Për këtë shërbim, atij i ishin premtuar 100 mijë dollarë dhe siguri për tërë jetën, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Kështu, nga maji i vitit 2010 deri në dhjetor të vitit 2013, ai i kishte depozituar mijëra dollarë në llogarinë e vet bankare, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Papa Françesku krahason martesën me burg

Periskopi.com Lajme

Papa Françesku i cili shquhet për shakatë e tij, ka bërë një të tillë derisa ishte rrugës për në Tajlandë. Ai ka krahasuar martesën me burgun, shkruan Rusia Today, përkthen Periskopi.

Kjo ndodhi kur gjatë rrugës për të takuar patriarkun suprem budist në Tajlandë, Papa pati biseda joformale me anëtarë përcjellës të papatit. Ndërkohë, në mesin e përcjellësve – siç ndodh zakonisht – kishte edhe gazetarë.

RT shkruan se një gazetare francize bisedoi me Papa Fraçeskun për nervozën dhe për hamendësimet që kishte pak ditë para martesës.

“Kur do të shkosh në burg”-  e ka pyetur Papa gazetaren franceze. ‘Kjo është formula për t’i hequr dilemat’, ka thënë tutje ai./Periskopi/

E fusin në burg sepse i ndryshoi etiketat e bagazheve

Periskopi.com Lajme

Një punonjës në sektorin e bagazheve në aeroportin e Singaporit u dënua me 20 ditë burg për ndryshimin e 300 etiketave të bagazheve, të cilat u dërguan në të gjithë botën në destinacione të gabuara.

Tay Boon Keh, një shtetas nga Singapori, 66 vjeç, u shpall fajtor për ndryshimin e etiketave të 286 bagazheve në aeroportin ”Changi”, një prej qendrave më të mëdha në botë.

”Ai ka bërë këto ndryshime si pasojë e nervozizmit dhe zhgënjimit nga muaji nëntor 2016 dhe shkurt 2017, pas kërkesa e tij për shtimin e personelit u injorua”, theksoi ai para një gjykate lokale.

Bagazhet që kalonin tranzit në aeroportin e ”Changi” me destinacion Perth, Manilën, Frankfurtin, Londrën apo San Françiskon janë prekur nga këto manipulime.

Dënohen me burg ish-deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi

Periskopi.com Lajme

Ish-deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi dhe ish-anëtari i partisë së tij Bajram Gashi, janë dënuar edhe nga Gjykata e Apelit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të subvencioneve. Ndaj tyre është shqiptuar dënimi prej nga 1 viti e disa muaj.

Gjykata e Apelit, e ka dënuar me 1 vit e 3 muaj burg deputetit nga e Partia e Ashkanlinjëve për Integrim(PAI), Etem Arifi, për keqpërdorim të 27 mijë euro subvencion të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

I akuzuari tjetër në këtë rast Bajram Gashi, që ishte anëtar në këtë parti po ashtu është dënuar me 1 vjet burim, shkruan Insajderi.

“Në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në ndalim nga data 01.07.2014 e deri më 03.07.2014 dhe në paraburgim nga data 02.06.2016 e deri me 27.07.2016 dhe arrest shtepiak prej dates 27.07.2016 deri me 27.06.2017”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit.

Sipas aktakuzës, Etem Arifi e ka shfrytëzuar pozitën e tij, për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenjës Sociale, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej 25.646.00 euro, kurse nga Zyra e Kryeministrit për Komunitete vlerën prej 2.749 eurove, ndërsa i akuzari tjetër, Bajram Gashi është dënuar për shkak të veprës penale “Bashkryerës”.

Këto para, sipas prokurorisë, nuk janë përdorur për qëllime për të cilat janë dhënë, por janë përvetësuar nga Arifi dhe Gashi për persona të tjerë.

Sipas Gjykatës së Apelit, të akuzuarit janë obliguar që Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) t’ia kompensojnë shumën prej 22.900 euro si dhe Zyrës për Komunitete në Kryeministri shumën prej 2.749 euro në një afat prej 3 muajve.

Në këtë vendim, dënimi për dy të akuzuarit do të fillojë të ekzekutohet në ditët në vazhdim.

Kujtojmë që, Etem Arifi në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura me 6 tetor, ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftushme për të qenë pjesë e ligjislaturës së shtatë.

Insajderi ka provuar të marrë një deklaratë nga Arifi, por telefoni i tij ka qenë i mbyllur. Ndërsa Bajram Gashi ka treguar për Insajderin se e ka pranuar vendimin e Apelit dhe se është i gatshëm të shkojë në burg për ta vuajtur dënimin.

“Jam i gatshëm të shkojë në burg, siç jam dënuar nga Gjykata”, tha ai.

Burg për nënën e cila me fëmijën 3-vjeç voziti 230 km/orë

Periskopi.com Lajme

Një australiane e papërgjegjshme që iku nga policia e trafikut me Mercedesin e saj, do të kalojë 18 muaj në burg.

Në nëntorin e kaluar, 28-vjeçarja Margarita Tomovska, e njohur në mediat sociale si “Mercedes Mama”, po e drejtonte Mercedes E 63 S dy herë më shpejt se sa lejohej, ndërsa ishte duke ikur nga një patrullë policie, e cila provoi ta ndalonte.

Raportohet se ajo po ngiste automjetin e saj  mbi 230 km/orë. Për t’i bërë gjërat më keq, ajo kishte me vete një fëmijë tre vjeç – dhe të palidhur në ulëse me rripin e sigurisë.

Margarita është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpesh krenohet me rroba projektuesi, makina luksoze dhe udhëtime ekskluzive. Edhe në seancën gjyqësore, ajo kishte veshur një gardërobë me vlerë mbi 10,000 dollarë.

Tomovska nuk u pendua aspak gjatë proceseve gjyqësore. Përkundrazi, ajo luajti rolin e viktimës dhe u përpoq të mblidhte 100,000 dollarë përmes GoFundMe.

“Unë e di që nuk më njeh, por nuk jam një person i keq,” filloi ajo tregimin e saj në GoFundMe.

“Ata janë gënjeshtarë dhe kanë diçka kundër meje pa asnjë arsye. Unë jam e sigurt që nuk jam e vetmja në këtë situatë. Për shkak të m *** që ata shpikën për mua, të drejtat e mia për të parë vajzën time ishin të kufizuara. Ata e bënë shumë të vështirë edhe për mua , sepse askush nuk do të më punësonte për shkak të gjithë kësaj,”pretendon ajo.

Dënohen me 11 vjet burgim tre të rinj kosovarë sepse vodhën një “Orbit”

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore ka dënuar tre persona, dy vajza e një djalë me më shumë se 11 vjet burgim për një tentim grabitje, ku të dyshuarit kishin marrë veç një çamçakëz.

E gjithë ngjarja ndodhi në mars të 2018, kur E.D djalë dhe L.R vajzë tentuan të grabitin një dyqan në lagjën Kalabria.

Djali u dënua me 4 vjet edhe dhjetë muaj burg. Andaj, të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre, assesi të pajtohen më dënimin.

“Vepra e parë “vjedhje në tentativë”, faktikisht ka mbetur në tentativë, ndërsa sa i përket mbajtjes së armës, ajo nuk ka qenë armë”, ka thënë mbrojtësi i të pandehurëve.

Ai gjithashtu po thotë se pranimi i fajësisë është rrethanë lehtësuese, por kështu nuk veproi gjykata sipas mbrojtësit të të pandehurit.

Vdes një i burgosur në spitalin e Pejës

Periskopi.com Lajme

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se rreth orës 03:15 të mëngjesit të sotëm në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet  Z. Ll , i lindur më 1942.

I burgosuri, rreth orës 23:35 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është dërguar me urgjencë  në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ka ndërruar jetë.

Sipas SHKK-së Z.Ll, po vuante nga sëmundje të zemrës dhe mushkërive.

I njëjti ishte i dënuar për Veprën  Penale; Vrasje e rëndë. Sipas procedurave, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Nuk ishte kthyer në burg, arrestohet i kërkuari nga Policia

Periskopi.com Lajme

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që para disa muajve ishte liruar për vikend nga Qendra Korrektuese Edukative dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas Policisë ai nuk është kthyer nga 15 korriku i këtij viti. Njësiti policor ,te dyshuarin e ka dërguar në vuajtje të dënimit.

U rrahën për një lojë futbolli në Pejë, dënohet me 8 muaj burg

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Pejë, dega në Istog, ka shqiptuar dënim me tetë muaj burgim me kusht për të akuzuarin për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, Ardit Tafilaj.

Por, ky dënim nuk do të ekzekutohet nëse në periudhë verifikuese prej një viti, i pandehuri nuk kryen vepra të tjera penale.

Gjyqtari Arben Mustafaj tha se i akuzuari obligohet që në emër të shpenzimeve procedurale, të paguajë shumën prej 70 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi Arben Mustafaj, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet.

I akuzuari ka shprehur keqardhje për rastin, duke shtuar se është hera e parë që bie ndesh me ligjin.

“I kam rënë pishman për rastin. Të dëmtuarit i kam kërkuar falje, dhe jam munduar t’i rregulloj raportet me të”, tha i akuzuari Tafilaj.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori Muharrem Bajraktari, i cila tha se, pranimi i fajësisë ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës, duke i propozuar gjykatës që kjo të merret si rrethanë lehtësuese.

Sipas aktakuzës, më 03 prill 2019, rreth orës 13:30, në fshatin Rakosh, Komuna e Istogut, në oborrin e shkollës fillore “Ndre Mjeda”, me dashje dhe me mjet të përshtatshëm për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor, i pandehuri i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit Florian Haxhijaj.

Aktakuza precizon, se përderisa i pandehuri dhe i dëmtuari kanë qenë kundërshtarë në lojën e futbollit, dhe i dëmtuari iu ka drejtuar të pandehurit me fjalët “a mundësh me lujtë mirë pa na goditë”, me ç’rast i pandehuri fillimisht i drejtohet të dëmtuarit me fjalët “kush k… je ti”, e më pas ka shkuar në shtëpinë e tij, nga ku ka marrë një kmesë, me të cilën me tu kthyer e ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin.

Në aktakuzë thuhet se, i pandehuri e ka goditur në krahun e majtë dhe në këmbë e djathtë, ku si pasojë e goditjeve i pandehuri i shkakton lëndime të lehta trupore të dëmtuarit Haxhijaj.

Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 188 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.