burgu Archives - Page 2 of 8 - Periskopi

Shqiptari i dënuar për vrasje, arratiset nga burgu i Italisë

Periskopi.com Lajme

Një shqiptar është arratisur para disa ditëve nga një burg italian.

Ai është Olsi Shaqlli me origjinë nga Korça dhe vuante dënimin për vrasje në burgun e Campobassos. 45-vjeçari po kërkohet tashmë në të gjithë territorin italian dhe fotoja e tij është publikuar kudo.

I burgosuri mori leje për çështje punë dhe nuk u kthye më në qeli. Ai ishte dënuar në mungesë me 11 vite burg për vrasjen e italianit Giuseppe Intelletto në 2008 në Gioia del Colle. Viktima u ekzekutua gjatë një grabitjeje në një dhomë private teksa luante letra me miqtë.

Autori u arrestua pasi kishte lënë gjurmë ADN-je në një gotë ku kishte pirë ujë në vendin e krimit. Ai u arrestua në Shqipëri në vitin 2012 nga Interpoli, pasi kishte kaluar 4 vjet në arrati. Karabinierët shprehen se i dënuari për vrasje është ndihmuar nga bashkëpunëtorë dhe miq të tij mjaft të afërm, në mënyrë që të kryente arratisjen. /lapsi.al/

Lirohen nga burgu çifti australian që lëshuan një dron pa leje në Teheran

Periskopi.com Lajme

Një çift nga Australia janë liruar nga një burg iranian në Teheran ku po qëndronin për disa muaj, pas lëshimit të një droni pa leje, siç kishin deklaruar autoritetet iraniane.

Jolie King dhe Mark Firkin ishin në një shëtitje përreth Azisë. Një tjetër grua nga Australia po mbahet ende në burg.

Ministri i Jashtëm australian tha se janë në bisedime të vazhdueshme për lirimin e saj.

Çifti australian ishin ndaluar nga autoritetet gjatë një ekspedite të gjatë nga Azia për në Britani – udhëtim të cilin e kanë shfaqur në rrjete sociale për mijëra ndjekësit e tyre.

Në anën tjetër, autoritetet e Australisë kanë liruar një student iranian, Reza Dehbashi Kivi, raporton agjencia Fars. Ai ishte arrestuar në shtator të vitit 2018 pas akuzave për dërgim të pajisjeve ushtarake në Iran.

Burgu sekret ku mbahen ish-anëtarët e ISIS

Periskopi.com Lajme

Me mijëra xhihadistë të ISIS-it mbahen të mbyllur në qelitë e një burgu në veri të Sirisë.

Shumë prej tyre janë ekstremistë të huaj që kanë ardhur në Siri për të luftuar përkrah ISIS-it, e të cilëve u është refuzuar kthimi në shtëpi nga vendet e tyre.

Rojat e burgut, ndërkohë, kanë pasur frikë se mos sulmohen papritur nga ISIS, pasi drejtuesi i grupit famëkeq u ka bërë disa herë thirrje që të lirojnë të burgosurit.

Brenda në burg nuk ka asnjë lloj standardi. Edhe 12-vjeçarët mbahen në të njëjtin mjedis me të rritur e egër të botës së ekstremizmit.

Pamje nga burgu sirian të mbushur me qindra luftëtarë të ISIS-it

Periskopi.com Lajme

Këto imazhe tregojnë kushtet e ferrit për qindra xhihadistë të huaj të mbajtur brenda një burgu të ndyrë të Sirisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rrëmbyesit e ISIS-it të veshur me veshje ngjyrë portokalli shtrihen krah njëri-tjetrit ndërsa janë në një qeli burgu të vendosur ‘sardele të konservuara’.

Siç thuhet tutje, rreth 12,000 luftëtarë janë arrestuar gjatë rënies së të ashtuquajturit “kalifat” islamik.

Të paktën një e treta e të burgosurve janë me origjinë të huaj, përfshirë disa nga Britania e Madhe që regjistrohen në xhihadin kundër Perëndimit.

Shumë qeveri në Evropë kanë shprehur hezitimin e tyre për t’i lejuar luftëtarët të kthehen në shtëpi, dhe shumë tani përballen me vendosje në qelitë e tmerrshme të burgut për muaj të tërë, nëse jo me vite.

Imazhet, të botuara nga The Times, u morën në një burg të mbushur me njerëz të rrezikshëm, në të cilin ishin të paktën 5,000 të burgosur.

Në një kthesë të frikshme të fatit, veshjet e tyre portokalli janë identike me ato të veshura nga robërit me kokë në videot e propagandës së sëmurë.

Gjatë vizitës së një gazetari, shumë në qeli protestuan për pafajësinë e tyre dhe asnjëri nuk është gjykuar apo dënuar.

Rrëmbyesit e tyre kurdë janë lutur për ndihmë nga Perëndimi, duke paralajmëruar se “situata mund të shpërthejë në çdo minutë”.

Ndërkohë autoritetet kanë frikë se burgu mund të bëhet një shënjestër e udhëheqësit të të ashtuquajturit ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi, i cili u ka kërkuar ndjekësve të tij të mbetur të përpiqen të çlirojnë anëtarët e grupit nga burgjet ku po mbahen.

Gati ligji i ri, burg për ata burra që tradhtojnë gratë në këtë shtet

Periskopi.com Lajme

Indonezia përgatitet të miratojë një ligj të ri e të shumëdiskutuar, i cili kriminalizon marrëdhëniet seksuale jashtë martesës dhe i konsideron të  jashtëligjshme ato mes personave të të njëjtit seks.

Lëvizja është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, që e përshkruajnë si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave themelore. Projekt-ligji i cili parashikon gjithashtu dënime për fyerjen e presidentit, është vendosur të miratohet me urgjencë javën e ardhshme, pasi qeveria i dha driten jeshile të mërkurën.

Human Rights Watch e cilësoi këtë draft “rrënues jo vetëm për gratë dhe pakicat fetare e ato gjinore, por për të gjithë indonezianët”, ndërsa u bëri thirrje  ligjvënësve vendas të heqin nenet e diskutueshme përpara se projektligji të aprovohet.

Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë, por mburret duke e cilësuar veten si “komb tolerant me një përzierje të larmishme etnish dhe besimesh”

 

Julian Assange mbetet në burg

Periskopi.com Lajme

Bashkëthemeluesi i Wikileaks, Julian Assange do të mbetet në burg për shkak të “historisë së tij të arratisjeve”, ka vendosur një gjykatës.

Ai do të duhej të lirohej në 22 shtator, pasi ta përfundonte vuajtjen e dënimit për shkelje të kushteve të lirimit me kusht.

Por Gjykata e Magjistraturës Westminster dëgjoi se kishte “arsye thelbësore” për të besuar se ai mund të largohet përsëri.

Australiani, 48 vjeç, është duke luftuar ekstradimin në SHBA për akuzat e zbulimit të sekreteve të qeverisë.

Ai do të përballet me një seancë të plotë ekstradimi vitin e ardhshëm, duke filluar më 25 shkurt, pasi një kërkesë ekstradimi u nënshkrua nga sekretari i atëhershëm i brendshëm Sajid Javid, në qershor.

 

Njihuni me 39-vjeçarin që kryente grabitje nga burgu

Periskopi.com Lajme

Burgjet bujqësore në Greqi shumë të famshme për arratisjet e të burgosurve tashmë po vihen në pikëpyetje dhe për sigurinë.

Në burgun e Nafplio, një i burgosur “fermer” mësohet se ka kryer grabitje të armatosura në zonat përreth.

Nuk bëhet fjalë për një të burgosur dosido, por autorin e rrëmbimit të pronarit të anijeve Pericles Panagopoulos, krim për të cilin është dënuar me 15 vjet burg.

Një jetë e turbullt, i martuar dhe i ndarë nga një grimiere, duarve të së cilës i besuan i gjithë shoëbiz-it vendas. Nga martesa patën një fëmijë, i cili qëndroi me të ëmën.

Pas arrestimit të tij për rrëmbimin e Panagopulos, bashkëshortja rrëfeu dhunën mendore dhe fizike që kishte kaluar për vite me radhë  nga i ashtuquajturi “George i bukur”.

39-vjeçari George Katsaganis kishte bashkëpunëtorë të cilët, sipas autoriteteve të zbatimit të ligjit, jo vetëm që e ndihmuan të dilte nga burgu, por edhe të kthehej sërish brenda.

Policia po kërkon bashkëpunëtorët e tij në dy grabitje, por edhe përgjegjësitë në radhërt e zyrtarëve të burgut.

E thënë thjesht, zyrtarët e burgut, sipas autoriteteve, “mbyllën sytë”, i hapën derën burgut për të dalë,  kreu grabitjet dhe u kthye brenda sikur asgjë nuk kishte ndodhur.

Hetimi ndaj tyre është përqëndruar nëse mes palëve ka pasur  ndonjë transaksion financiar.

Sa i takon grabitjeve që dyshohet se janë kryer nga 39-vjeçari, e para ishte në Stacionin e Autobusëve në Patras më 27 shkurt, kur dy të panjohur, të veshur me helmeta dhe xhaketa që iu referoheshin zjarrfikësve, rrëmbyen paratë dhe shpëtuan.

Në rastin e dytë, më 24 mars, personat e armatosur grabitën para nga një agjensi në Nafplio dhe u zhdukën.

Në pak minuta, 39-vjeçari u kthye në “sigurinë” e burgjeve rurale, ndërsa policia kontrolloi në të gjithë zonën për të zbuluar se ku ishin fshehur hajdutët./oranews/

 

Dy vetëvrasje ndodhën brenda muajit në burgjet e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Dy raste të vetëvrasjeve kanë ndodhur brenda më pak se një muaji në burgjet e Kosovës. Sipas njoftimeve nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në të dy rastet, të burgosurit kishin varur veten.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se Policia dhe Prokuroria kanë zhvilluar hetimet për të dy rastet e fundit. Por, për asnjërin rast, organet e hetuesisë nuk kanë dalë me ndonjë konstatim të rrethanave se si kanë ndodhur këto vetëvrasje.

Kurse Këshilli për Mbrojtjen Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në Kosovë, ndonëse ka kërkuar adresimin e këtyre rasteve si shqetësim, ka dalë me vlerësimin se rastet e vdekjeve apo të vetëvrasjeve në burgjet e Kosovës, nuk kanë të bëjnë kushtet apo shërbimet që u ofrohen të burgosurve.

Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i KMLDNJ-së, Këshill ky që monitoron sistemin e Shërbimit Korrektues dhe merret me mbrojtjen e të drejtave të burgosurve thekson se rastet e shpeshta të vdekjeve në burgje, duhet të adresohen si shqetësim.

“Nuk është se ata bëjnë vetëvrasje për shkak të kushteve të rënda në burg, apo se ndaj tyre ushtohet ndonjë dhunë apo për shkak se u refuzohet ndonjë ndihmë mjekësore, por duhet ta kemi parasysh se në burg shkojnë persona të sëmurë, të cilët kanë qenë edhe jashtë (sa kanë qenë në liri) të sëmurë”.

“Aty ndërron ambienti krejtësisht, është një situatë krejt tjetër dhe kjo ua ndërron situatën. Mirëpo, Shërbimi Korrektues i Kosovë duhet të ulet dhe të bëjë një analizë dhe ta gjejë një propozim në mënyrë që të ndërmerren masa parandaluese për rastet në të ardhmen”, thekson Shala.

Ai thotë se ka të burgosur që vuajnë edhe nga sëmundje të rënda apo ndodhë që ata sëmuren gjatë vuajtjes së dënimit.

“Ka raste kur kanë bërë vetëvrasje, por ka raste edhe kur kanë vdekur nga sëmundje të ndryshme të pashërueshme{, tha Shala. Sipas tij, në rastet kur mjekësia ka prova se një person vuan nga një sëmundje e rëndë që ka arritur në stadin e sëmundjes së pashërueshme, ai nuk duhet të mbahet në burg.

Autoritetet që udhëheqin me Shërbimin Korrektues të Burgjeve të Kosovës, thonë se kushtet në burgje kanë avancuar sa i përket respektimit të të drejtave të burgosurve dhe infrastrukturës.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se dukuria e vetëvrasjeve në shoqërinë kosovare ka reflektuar edhe në burgje.

Thaçi thekson se kjo dukuri është një shqetësim i theksuar në Shërbimin Korrektues.

“Jemi duke ndërmarrë veprime konkrete, mirëpo për fat të keq nuk kanë treguar rezultate pozitive. Në të ardhmen e afërt do të rishikojmë strategji të ndryshme globale dhe të shohim se cilat janë praktikat më të mira për ta parandaluar këtë fenomen”, tha Thaçi.

Ai tha se përveç përmirësimit të kushteve në burgje, institucionet përkatëse do të hulumtojnë raste të modernizimit të burgjeve evropiane për parandalimin e dukurive negative.

“Do të provojmë që t’i shohim modelet, se cilat modele e modalitete kanë dhënë rezultat më të mirë dhe pastaj ne do t’i zbatojmë ato”, deklaron Thaçi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës të premten njoftoi opinionin publik se në Burgun e Dubravës kishte bërë vetëvarje me jelekun e tij në grilat prapa derës së dhomës së qelisë një i burgosur. Personi i vetëvarur thuhet se ishte i dënuar për veprën penale, lëndim i rëndë trupor.

Brenda dy vjetësh, sipas të dhënave të Shërbimit Korrektues të Kosovës, rreth dhjetë persona kanë vdekur apo kanë bërë vetëvrasje nëpër burgje, derisa po vuanin dënimin.

Përjashtuar një rast i cili po hetohet, rasti i Astrit Deharit, vdekjet tjera, sipas përfaqësuesve të këtij Shërbimi, kanë ardhur si pasojë e sëmundjeve prej të cilave ata vuanin dhe se asnjë nga rastet nuk cilësohet vdekje e dyshimtë.

 

Lirohet nga burgu lideri opozitar rus

Periskopi.com Lajme

Kira Yarmysh, zëdhënësja e liderit opozitar në Rusi, Aleksei Navalny, ka thënë se ai është liruar nga burgu pasi një gjykatë në Moskë ka refuzuar një tetim për t’i vazhduar dënimin.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social, Twitter, Navalny është parë duke u larguar nga qendra e ndalimit më 23 gusht.

Navalny, një kritik i ashpër i Kremlinit, ishte dënuar më 30 ditë burgim për shkak të thirrjes që u ka bërë njerëzve për të marrë pjesë në një protestë të paautorizuar.

Derisa ka qenë në burg, Navalny është dërguar në spital për shkak të disa reaksioneve në fytyrë.

Disa mbështetës kanë supozuar se ai ishte helmuar.

Udhëheqësi i burgut, ku ka qenë duke kryer shërbimin Navalny, i ka kërkuar gjykatës në Moskë të shtyjë lirimin e tij për shkak të ditëve që ka qëndruar në spital, mirëpo gjykata ka refuzuar këtë kërkesë.

Një ditë më parë, Lyubov Sobol, kandidate opozitare për zgjedhjet lokale të Moskës ka thënë se autoritetet lokale kanë refuzuar që t’i miratojnë kërkesën për mbajtje të protestave në kryqytetin rus më 31 gusht.

Ajo ka thënë se kërkesa i është refuzuar me arsyetimin se të gjitha vendet për mbajtje të protestës do të “ndërhynin” në trafikun rrugor, në transport apo “infrastrukturë shoqërore”.

Në muajin e fundit janë organizuar një varg protestash në Moskë, pasi autoritet i kanë ndaluar pjesëmarrjen në garë opozitares Sobol dhe kandidatëve tjerë të pavaruar, për këshillin e Moskës me 45 ulëse.

Zgjedhjet për këshillin e Moskës do të mbahen më 8 shtator.

 

Protestuesit djegin burgun, arratisen 250 të burgosur

Periskopi.com Lajme

Mbi 250 të burgosur janë në kërkim nga policia pasi arritën të largoheshin nga burgu. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Papua në Indonezi.

Të burgosurit arritën të largoheshin, pasi protestuesit të cilët po protestonin për ndalimin e studentëve në qytetin Surabaya me akuzat që ata kishin mosrespektuar flamurin indonezian, dogjën disa ndërtesa përfshirë dhe burgun.

Forca të shumta policie janë dërguar në Papua ku janë planifikuar edhe protesta të tjera.

Të mërkurën, protestat në qytetin Timika që përfshinin rreth 1.000 banorë u bënë të dhunshme ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë.

Në burgun e Lipjanit arratisen të miturit

Periskopi.com Lajme

Të shtunën, dy nga të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Lipjan arritën t’i kalojnë grilat e të arratisen.

Këtë e ka konfirmuar për televizionin T7, drejtori i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi.

Megjithatë, Thaçi nuk ka dhënë detaje, pasi sipas tij personat në fjalë janë të mitur.

E njërin nga personat që u largua nga Qendra Korrektuese e riktheu familja, derisa tjetri sipas Thaçit është në arrati.

Ndërkohë, rreth 40 persona janë arratisur nga burgjet e Kosovës brenda 5 viteve, 10 prej të cilëve vazhdojnë të jenë në kërkim nga organet e drejtësisë.

Aktualisht nëpër burgjet e vendit gjenden rreth 1 mijë e 600 të burgosur.

Shumë dyshime për vetëvrasjen e miliarderit amerikan

Periskopi.com Lajme

Janë ngritur pyetje të shumta që hedhin dyshime lidhur me atë se si financuesi amerikan Jeffrey Epstein ishte në gjendje të kryente vetëvrasje në qelinë e tij të burgut përderisa ishte në pritje të gjykimit për akuzat për trafikim seksual.

Trupi i tij u zbulua herët të shtunën në një ndërtesë në New York.

Epstein u gjet gjysëm i vetëdijshëm në qelinë e tij muajin e kaluar pas një përpjekje të dukshme për vetëvrasje.

Kryetari i Bashkisë së New York Bill de Blasio, ka kërkuar një hetim të plotë përderisa e cilësoi këtë rast si “shumë të përshtatshëm”.

“Ajo që shumë prej nesh duan të dinë është, çfarë dinte ai?” tha de Blasio, i cili gjithashtu është kandidat për nominimin për president nga rradhët e demokratëve.

“Sa milionerë dhe miliarderë të tjerë ishin pjesë e aktiviteteve të paligjshme në të cilat ishte përfshirë? Epo, ai informacion nuk vdiq me Jeffrey Epstein. Edhe kjo duhet të hetohet”.

Epstein, 66 vjeç, u deklarua i pafajshëm muajin e kaluar për akuzat për trafikim seksual dhe komplot dhe po mbahej me kusht.

Vdekja e tij erdhi një ditë pasi u lëshuan qindra faqe dokumentesh gjyqësore që zbuluan pretendime të reja kundër tij dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të profilit të lartë.

 

E vrau biznesmenin në sy të fëmijës së tij, gjykata e dënon me burg të përjetshëm të riun shqiptar

Periskopi.com Lajme

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Vladimir Kurtin, të riun që që vrau me armë zjarri pronarin e një dyqani ushqimor dhe la të plagosur gruan e tij.

Kurti kishte shkruar së bashku me Ruxhi Hodën (i cili u dënua me 26 vite heqje lirie) në dyqanin e Agim Bucit dhe teksa i është afruar kasës së parave, aty pranë ka qenë djali i mitur i pronarit të dyqanit. E para që ka parë skenën ka qenë Rita Buci, e cila instinktivisht i ka gjuajtur grabitësve me produktet ushqimore që ka gjetur pranë vetes. Në atë moment i riu e ka qëlluar me armë duke e rrëzuar në tokë. Më tutje me ardhjen e Agim Bucit, Vladimir Kurti e ka qëlluar këtë të fundit gjithashtu, duke e lënë të vdekur.

Ngjarja në Kamëz

“Më datë 24.04.2018, i dyshuari Vladimir Kurti është takuar me të dyshuarin Rruzhdi Hoda dhe i ka thënë këtij të fundit se do të kryenin një punë bashkë, do të shkonin të vidhnin diku.

Të nesërmen i dyshuari Rruzhdi Hoda me automjetin e tij tip Golf me targë AA 2699 KF, ka vajtur pranë banesës së të dyshuarit Vladimir Kurti. Ky ka marrë kapucët dhe dorashkat në shtëpi dhe i është drejtuar makinës.

Lëvizën me automjet deri tek rruga Miqësia dhe aty parkuan makinën në lagje. Më pas në kmëbë ecën përgjatë Bulevardit Berisha dhe janë kthyer te kthesa që të çonte tek dyqani i Agim Bucit.

Rreth 30 metra para se të shkonin te dyqani, Vladimiri i ka dhënë Rrushdiut një thikë buke me bisht druri, një palë dorashka dhe një kapuç.  Vladimir që kishte të veshur një xhup të zi me kapuç ecën bashkë me Rruzhdiun drejt dyqanit. Rreth 5 metra përpara se të futeshin në dyqan, Vladimir ka nxjerrë pistoletën nga brezi dhe u fut në dyqan, i ndjekur nga Rrushdiu me thikë në dorë.

Vladimiri është afruar tek kasa e lekëve për të marrë lekët, ndërkohë që pranë kasës ndodhej fëmija i mitur i Agim Bucit. Rita kur ka parë Vladimiri tek kasa e maskuar e ka gjuajtur me produkte ushqimore. Në atë moment Vladimir ka gjuajtur duke e plagosur dhe gruaja është rrëzuar.

Direkt është afruar Agim Buci që u përlesh me Vladimir Kurtin, i cili e gjuajti me armë dhe atë. Pas ngjarjes të dy të dyshuarit janë larguar me vrap.

Ata kanë vrapuar të maskuar deri tek rruga Berisha. Para se të dilnin aty kanë hequr maskat dhe kanë vazhduar rrugën jo duke vrapuar.

Pasi hipën në makinë kanë dalë tek lumi i Bovillës dhe nga ura e Zgafnorit, kanë hedhur maskat, dorashkat, xhupa e pantallonat në lumë.

Ndërkohë po vijon kontrolli për gjetjen e armës së krimit.

 

Qytetarët reagojnë ndaj deklaratave të Metës: Të ka ardhur fundi, të pret burgu

Periskopi.com Lajme

Presidenti shqiptar, Ilir Meta, u bënë disa muaj që ka nisur të reagojë çuditshëm.

Herë në konferenca për media, e herë në rrjetet sociale, Presidenti po shokon të gjithë opinionin publik.

Deklaratat e tij bëhen meme në rrjete sociale, ndërsa qytetarët i përdorin si batuta për të kaluar kohën.

Por, Meta nuk heq dorë, herë duke përqafuar domatet e herë në kodra e në male, shfaqet në mënyrë të çuditshme, duke ulur vlerat postit të Presidentit.

Dje në konferencën për media, vuri kusht për largimin e tij.

Që ai të largohej në vend të tij duhej të shkonte Rexhep Mejdani.

Ndërkohë ky i fundit është  shumë larg gurës së Metës.

Ka seriozitet dhe integritet dhe nuk është bërë gazi i botës në konferenca për shtyp apo rrjetet sociale si Meta.

Qytetarët që ndjekin Metën në rrjete sociale, pas çdo shfaqjeje të tij, thonë që frika nga drejtësisë, e ka bërë Metën të flasë përçart.

Ndaj qytetarët i përmendin burgun, duke i thënë, lëviz sa të mundesh sa je i lirë se më vonë do përfundosh në burgun e Reçit.

“Të ka ardhur fundi”, i shkruan një qytetarë, ndërsa një tjetër i thotë se me deklaratat që bën duket sikur i lutesh Ramës për të shpëtuar nga burgu.

Më poshtë po sjellim komentet e qytetarëve:

Publikohen pamjet e tmerrshme të përplasjes në një burg të Brazilit

Periskopi.com Lajme

Janë publikuar disa pamje të tmerrshme nga një betejë e përgjakshme burgu në Brazil.

Aty, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tregohet momenti kur anëtarët e bandës sulmojnë rivalët e tyre në çatinë e burgut, pasi 57 njerëz janë vrarë në përleshje.

Madje, ata dukej se po përdornin kokat njerëzore si topa për një lojë të sëmurë futbolli.

Pamjet janë shfaqur pak orë pasi shpërtheu një ‘rebelim’ kur anëtarët e bandave nga një bllok burgu pushtuan aneksin e burgut dhe raportohet se i vunë zjarrin një pjese të tij rreth orës 7 të mëngjesit.

Madje, gjashtëmbëdhjetë nga 57 të vdekurve iu pre trupi në copë, në përleshjen e përgjakshme pesë-orëshe që përfundoi rreth mesditës, tha një zyrtar nga departamenti i burgjeve i qeverisë së shtetit Para.

Raul rrezikon të dënohet me 4 vjet burg

Periskopi.com Sporti

Raul Gonzalez rrezikon 1 deri në 4 vjet burgim nëse shpallet fajtor për krime ekonomike.

228 gola në 550 ndeshje me Realin e Madridit në La Liga, pa harruar 44 finalizimet në 102 takime me përfaqësuesen e Spanjës. Raul Gonzalez, 42-vjeç, tashmë trajner i skuadrës së dytë të Real Madridit (Castilla) në Segunda B, është një shembull për t’u marrë sa i përket karrierës sportive, por jo në biznes.

Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, Raul akuzohet për krim ekonomik për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet.

Një shoqëri me emrin Aurantia, pretendon se ish-sulmuesi u detyrohet një borxh prej  7.17 milionë eurosh (pa interesa), për një investim të dështuar të Raul në një projekt për energjinë e rinovueshme.

Bashkë me 42-vjeçarin akuzohen edhe Carlos Redondo dhe nëna e tij Maria Luisa Blanco. Ish-sulmuesi, nëse shpallet fajtor, rrezikon nga 1 deri 4 vite burg.

 

Qëndroi rreth 4 vjet në burg dhe arrest shtëpiak, tash vërtetohet se nuk e kishte kryer veprën

Periskopi.com Uncategorized

Kishte kaluar hiq më pak se 4 vjet të jetës së tij në burg dhe arrest shtëpiak, për veprën penale për të cilën më pas ishte vërtetuar se nuk e kishte kryer.

Pasi ishte shpallur i pafajshëm, personi në fjalë kishte shtruar kërkesën për kompensim të dëmit, për kohën e kaluar pa pikë faji në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Për këtë padrejtësi që i ishte bërë nga drejtësia kosovare, ai gjatë këtij viti ka arritur të marr kompensimin nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) për demin që i është shkaktuar për periudhën 4 vjeçare.

Zëdhënësja e KGJK-së, Aishe Qorraj- Berisha ka bërë të ditur se koha më e gjatë e qëndrimit në paraburgim të një personi që më pas është shpallur i pafajshëm ka qenë mbi 1000 ditë në paraburgim dhe rreth 300 ditë në arrest shtëpiak.

Sipas saj, ky persona ka arritur të kompensohet në muajt e parë të këtij viti.

“Gjatë kësaj periudhe është kompensuar personi i cili në paraburgim ka qëndruara 1087 dite dhe arrest shtëpiak 236 ditë”, është shprehur ajo.

Ndërkohë nëse llogaritet kompensimi në baza ditore për qëndrim në paraburgim dhe arrest shtëpiak, personi në fjalë vetëm për dëmin material dhe jo material gjatë kësaj periudhe kohore është kompensuar me 19 mije e 917 euro.

Nëse këtu futen edhe pakot për vizita familjare që janë 2 pako brenda muajit nga 25 euro, kompensimi për përpilim të kërkesës dhe përfaqësim në seancë 60+60 = 120 € nëse ka avokat, atëherë shuma e kompensimit të personit në fjalë ka arritur mbi 20 mijë euro.

Ndërkohë, ky nuk është personi i vetëm që ka qëndruar pa faj në paraburgim.

KGJK: 116 persona kanë kërkuar kompensim vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti

Sipas zëdhënëses së KGJK-së, Aishe Qorraj- Berisha hiq më pak se 116 persona kanë kërkuar kompensim vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti nga ky këshill, për privim pa baze ligjore dhe pa arsye.

“ Numri i personave që kanë kërkuar kompensim dëmi për privim pa baze ligjore dhe pa arsye për afatin 01 janar-30 qershor 2019 është 116 persona”, ka thënë ajo.

Sipas saj, gjatë periudhës janar- qershor të këtij viti janë shqyrtuar dhe kompensuar 75 persona ndërsa 6 të tjerëve u është është refuzuar kërkesa për kompensim, për shkak të mos plotësimit të kushteve ligjore.

Ndërkohë e pyetur se sa dëmtohet buxheti i KGJK-së nga këto raste, ajo ka thënë se kompensimi i kësaj kategorie është i papare me ligji si dhe për këtë është i ndarë edhe buxheti i caktuar.

SHKK: Aktualisht në të gjitha burgjet e Kosovës janë 476 të paraburgosur

Në anën tjetër Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka bërë të ditur se aktualisht në bazë ditore në të gjitha burgjet e Kosovës kanë mbi 1000 persona të dënuar dhe rreth 500 të paraburgosur.

“Aktualisht, numri i të burgosurve në të gjitha institucionet korrektuese është 1680, nga ky numër të dënuar janë 1204, ndërsa 476 janë të paraburgosur”, bëhet e ditur në përgjigjet e SHKK-së.

Numri prej 116 personave që kanë kërkuar kompensim si pasoj e qëndrimit të tyre pa të drejt në paraburgim, është alarmante për njohësit e çështjeve të drejtësisë, shkruan Arbresh.Info.

IKD: Prokuroritë kërkojnë paraburgim edhe për personat që dyshohen për vjedhje të pulave dhe gjelave

Gzim Shala, hulumtues në IKD e sheh si alarmante numrin e madh të personave që kanë kërkuar kompensim nga KGJK

“Sa i përket personave të cilët arrestohen, mbahen në paraburgim apo në dënim e që më vonë vërtetohet se privimi i tyre nga liria ka qenë i pabazë, fillimisht duhet të potencojmë se kjo dukuri është e pashmangshme dhe se ndodhë në të gjitha vendet e botës. Por, numri prej 116 personave për 6 muaj të cilët janë kompensuar nga KGJK është alarmues”, është shprehur Shala.

Sipas tij, gjatë monitorimit, IKD kishte gjetur se kjo dukuri vazhdimisht është në rritje.

Shala pohon se përballë kësaj rritje, ndonëse është diskutuar, KGJK nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.

Ai, madje thotë se prokurorët kosovarë kërkojnë paraburgim edhe për personat që dyshohen për vjedhje të pulave dhe gjelave.

“Përpos dëmit financiar, dëmi më i madh është se cenohen edhe liritë dhe të drejtat e qytetarëve, pasi të njëjtit privohen pa bazë nga liria. Në këtë drejtim, IKD ka gjetur se është krijuar një praktikë që pavarësisht rrezikshmërisë së rastit dhe pa bërë një analizim konkret të rrethanave prokurorët parashtrojnë kërkesë për caktimin e paraburgimit, siç ishte rasti në Gjilan, ku prokuroria kërkoj paraburgim të 2 personave të dyshuar se kanë vjedhur 15 pula dhe dy gjela”, ka thënë Shala.

Por, ajo që e bënë këtë dukuri të mbrapshtë edhe më të shprehur sipas tij, është se edhe gjykatat në shumicën e rasteve aprovojnë këto kërkesa, dhe si rrjedhojë mbahen qytetarët pa asnjë arsye në paraburgim.

“Sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës por edhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, masa e paraburgimit është masa më e rëndë sigurimin e pranisë së të akuzuarit gjatë procedurës penale. Kjo masë, duhet të shqiptohet vetëm në ato raste kur me asnjë prej masave të tjera në dispozicion (arresti shtëpiak, lajmërimi në polici, dorëzania etj.) nuk mund të arrihet qëllimi. Në këtë mënyrë praktika e ndërtuar tanimë nga ana e sistemit të drejtësisë është një praktikë e cila në thelb cenon sigurinë juridike të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, është shprehur Shala.

Ndryshe, përcaktimi i pagesës për këto raste bëhet në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. (04/2015) të KGJK-së për zbatimin e procedurës për kompensimin e dëmit për personat e dënuar ose të arrestuar pa arsye.

Për paraburgim pa bazë për një ditë, një person kompensohet 9 euro në ditë për dëmin material; për dëmin jo material 6 euro në ditë; për pako dhe vizita familjare, 2 pako brenda muajit 25×2 = 50 €; Për përpilim të kërkesës dhe përfaqësim ne seancë 60+60 = 120 € nëse ka avokat.

Po ashtu, për arrest shtëpiak pa bazë për një ditë një person kompensohet 9 euro për dëmin material, për dëmin jo material 6 euro; ndërsa për përpilim të kërkesës dhe përfaqësim në seancë 60+60 = 120 € nëse ka avokat.

Ndërsa për arrest shtëpiak pa bazë për një ditë personi kompensohet 9 euro për dëmin material, Për dëmin jo material 6 €; ndërsa për përpilim të kërkesës dhe përfaqësim në seancë 60+60 = 120 € nëse ka avokat.

 

Agim Ademi flet pas vendimit të gjykatës që të dënohet me burg

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, pasi është shpallur fajtor për veprën penale të detyrimit në tentativë, ndërsa është shpallur aktgjykim refuzues për ushtrim të ndikimit. Periskopi ka kontaktuar me Ademin, i cili  e quan vendim të padrejtë, ndërsa thotë se ende nuk e ka marrë shkresën zyrtare nga Gjykata.

Kryetari i FFK’së, Agim Ademi thotë se nuk  e kupton taman termin burgim efiktiv derisa të marrë sqarim nga gjykata. Ndërsa thekson se s’ka ndodh ndonjëherë që dikush të dënohet për detyrim në tentativë.

‘’Pa e marrë vendimin e gjyqit, nuk kam koment diçka. Derisa ta marrim dhe të shohim se në bazë të çkafit. Nuk është në pyetje mbajtja e burgut. Se nuk është burg që shkohet menjëherë, këtu ka shkallë. Është shkalla e dytë pastaj. Derisa të marr vendimin nuk e di. Qysh u arsyetu gjykata, në bazë të çkafit. E ka marrë këtë vendim dhe pastaj ecim me procedura. Është kurrfarë vendimi, pa kurrfarë baze. Asnjëherë s’ka ndodh në Kosovë dhe s ‘besoj askund në tentativë dikush me u dënu. Është vendim i padrejtë’’, ka thënë Ademi për Periskopin.

Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit është ngritur me 14 janar 2014, në bashkëpunim të Prokurorisë Themelore të EULEX-it, me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas pretendimeve të prokurorit të EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurorit Ilaz Beqiri në pikën e parë të aktakuzës, të pandehurit Ademi dhe Rama gjatë periudhës kohore 12  korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMË X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës të pandehurit Ademi dhe Rama akuzohen për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, dy të akuzuarit kishin kërkuar nga i dëmtuari Kadolli premtimin e përfitimit të pa drejtë, respektivisht shumën prej 30.000.00 euro apo veturën e tipit “BMË X5”, duke kërkuar në lidhje me ushtrimin e ndikimit jo të duhur të tyre në vendimmarrjen e një personi zyrtar që në këtë rast është Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Prishtinë, Sami Hamiti, që të ndryshoj statusin e një ngastre toke nga “zonë e gjelbëruar” në “zonë ndërtimore”./PERISKOPI/

Calavera në Samitin e Poznanit: Duam të shohim njerëz në burg

Periskopi.com Lajme

Reforma në Drejtësi dhe integrimi ishin kryefjala e Genoveva Ruiz Calavera, shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, gjatë samitit për Ballkanin Perëndimor që u zhvillua në Poloni.

Një shtet ligjor funksional dhe një sistem gjyqësor I pavarur janë thelbësore, theksoi Calavera. Ndërsa për reformën në drejtësi nënvizoi se nuk është më një çështje e negociueshme. Referuar procesit të integrimit, ajo tha se kur Brukseli negocion anëtarësimin, kërkon një historik treguesish.

“Kjo do të thotë që ne duam të shohim që ligjet zbatohen, duam të shohim njerëzit në burg, asetet e krimit të sekuestrohen dhe ne duam të kemi mjaftueshëm fakte dhe prova, jo vetëm ligje, për të demonstruar që sistemi është i konsoliduar”, deklaroi shefja e ONM.

Për integrimin e rajonit foli dhe Eurokomisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn. Ai kërkoi nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që të rrisin ritmin e reformave, veçanërisht në sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe qeverisjen e mirë. Hahn paralajmëron se mungesa e vlerësimit për shtetet që kanë bërë arritje historike do të dëmtojë besueshmërinë e Unionit Europian.

“Mbështes rekomandimet e Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore dhe kam besim se Këshilli i tetorit do të ndjekë rekomandimin tonë pozitiv. Të dyja vendet kanë përmbushur reforma, veçanërisht në fushat e përmendura në konkluzionet e Këshillit të qershorit të 2018-ës”, u shpreh Komisioneri Hahn.

Eurokomisioneri, ndër të tjera, i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë sa më parë një zgjidhje për tarifën 100% të vendosur nga Prishtina. Ndërsa në fund ai i kërkoi liderëve të Ballkanit që të punojnë për marrëdhënie të mira fqinjësore, bashkëpunim rajonal dhe pajtim, pasi këto janë kushte për anëtarësim në BE

 

Shoku i burgut të Ivanoviqit akuzon Vuçiqin për vrasjen e tij

Periskopi.com Lajme

Pas konferencës së djeshme ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq doli me emra se shqiptarët e kanë vrarë Oliver Ivanoviçin, mediat serbe të shkuara kanë mbushur ballinat me fotografinë e Florim Ejupit dhe tituj të ndryshëm bazuar në deklaratat e Vuçiqit.

Por ndryshe mendon një serb tjetër që madje ishte edhe shok i burgut të Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë.

Goran Petroviq, në një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, e transmetuar në  “Debat Plus”, jep të dhëna për lidhjet e mundshme mes Vuçiqit dhe vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Vuçiqi i ka thënë Ivanoviqit se nëse nuk i bashkohet Listës Serbe do ta vrasin…Oliverin e vranë dhe me siguri edhe mua do të më vrasin”.

Petroviq në këtë bisedë tregon se ishte rrahur nga pesë persona me uniformë dhe me xhip.

Ai thotë se e kanë rrahur duke i thënë se ky dëshiron të bëjë drejtësi për Oliverin.

Në këtë bisedë, Petroviq thotë se takimi i fundit me Oliver Ivanoviqin ishte në Beograd 20 ditë para se ky i fundit të vritej.

Ai thotë se vet Oliveri kishte dyshime se kërcënimet më seriozi i kishte nga Milan Radojçiq , sepse sipas tij ai e kontrollonte Mitrovicën.

I pyetur nga Sanduloviq nëse Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq më të vërtet ishin të rrezikshëm dhe mund të bënin gjëra të tilla, Petroviq thotë se “garanton se ata i kanë bërë të gjitha”.