Kryetari i Fushë-Kosovës bashkë me familje marrin mbi 32 mijë euro nga buxheti i Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryetar i Komunës Fushë Kosovë, Burim Berisha duket që pasurinë më të madhe e ka në toka dhe banesa por nuk është keq edhe me të hyrat vjetore që merr si familje. Kjo pasi të gjithë anëtarët e familjes i ka të punësuar në institucionet shtetërore.

Berisha ka deklaruar tokë bujqësore të trashëguar në vlerë 60 mijë euro, pastaj dy banesa të vogla, njërën në vlerë 12 mijë euro dhe tjetrën në vlerë 24 mijë euro, oborrin e shtëpisë në vlerë 35 mijë euro, një pemishte të trashëguar në vlerë 40 mijë euro, tokë bujqësore 3 mijë euro dhe tokë bujqësore në vlerë  12 mijë euro.

Ai po ashtu ka deklaruar dy vetura, një Golf 6 në vlerë 10 mijë euro dhe një BMË 320 në vlerë 18,445 euro.

E derisa para të gatshme ka 21.300 euro, ka edhe dy kredi, njërën në vlerë 10 mijë euro e tjetrën në vlerë 7 mijë euro.

Kurse, si familje në vit marrin mbi 32 mijë euro në vit, të gjitha nga buxheti i Kosovës. Ai si kryetar komune merr 15,979 euro, bashkëshortja 5,160 euro, njëri nga fëmijët 6,336 euro dhe tjetri 4,560 euro.

 

Veseli – Berishës: Mendoj ta marr pushtetin në Fushë Kosovë

Periskopi.com Video

Nisja e punimeve të Muzeut Historik të Natyrës, bëri që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të takohet me kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovë, Burim Berisha, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Veseli nuk e humbi rastin që t’i thotë Berishës që pretendon t’ia marrë udhëheqjen në këtë komunë. Por edhe përgjigja e të parit të Fushë-Kosovës ishte mjaftë interesante.

Veseli: Kemi me ta marr Fushë Kosovën. Kryetari i LDK’së: Edhe nja 10 vjet jo

Periskopi.com Lajme

Nisja e punimeve të Muzeut Historik të Natyrës, bëri që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli të takohet me kryetarin e Komunës së Fushë-Kosovë, Burim Berisha, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Veseli nuk e humbi rastin që t’i thotë Berishës që pretendon t’ia marrë udhëheqjen në këtë komunë. Por edhe përgjigja e të parit të Fushë-Kosovës ishte mjaftë interesante.

“Shpresoj të ecim kështu së bashku përpara, edhe me një kryetar të Fushë-Kosovës se e kemi shumë të mirë, afër Prishtinës edhe lëvizin gjërat përpara. Megjithëse këtij unë mendoj me ia marr pushtetin, mos e harroni këtë“, tha Veseli.

E shumë i relaksuar me përgjigjen e tij u duk i pari i Fushë-Kosovës, Burim Berisha i cila me të qeshur tha se edhe 10 vjet nuk e dorëzon këtë post.

“Jo valla jo, për një 10 vjet jo”, tha Berisha.

Në vënien e gurthemelit të “Muzeut të Historisë së Natyrës” mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili është edhe investitori kryesor i këtij projekti në vlerë mbi 2 milionë euro.

Fushë Kosova me mungesë uji, Berisha: I pari do të jem në protestë

Periskopi.com Lajme

Banorët e Fushë Kosovës po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, e autoritetet komunale po fajësojnë të tjerët për mos realizimin e projektit.

Zeqir Sekiraqa nga Fushë Kosova, i cili tash e 10 vite ka hapur bunar në oborrin e shtëpisë së tij, është detyruar të bëjë një zgjidhje të këtillë për ujë pasi që rrjeti i ujësjellësit ende nuk përfshinë disa lagje të këtij qyteti.

“Ka 10 vite që kam hapur bunarin, sepse po ka mungesë të ujit”, thotë banori Zeqir Sekiraqa.

Për mos përfundimin e projektit, kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, fajin po e hedh tek organet e tjera.

Kryetari bëri të ditur se nëse në një afat të shkurtër kohor nuk bëhet një zgjidhje, do të jetë vet ai që do t’i prijë protestës.

“Uji është, projekti është, traseja se nga do të shkojë traseja është, mungon vullneti politikë, ka munguar edhe para disa muajve por edhe para një viti. Ka papërgjegjësi totale edhe e kësaj qeverie edhe e së kaluarës. Nëse do të dalim në protesta, unë do të jam i pari”, shprehet për RTV Dukagjinin, kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha.

Sipas kryetarit, ai ofroi edhe alternativa tjera për zgjidhjen e këtij problemi.

“Ne kemi ofruar 160 mijë euro vitin e kaluar, por edhe ajo nuk bëri punë”.

Këtë vullnet të kryetarit nuk e mohoj kryeshefi i ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu. Por ai thotë se projekti do të finalizohet shumë shpejtë.

“Vitin e kaluar ka pasur edhe një vullnet nga kryetari Berisha, por ka qenë e pamundur të kompletohen fondet. Kam pasur një takim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik edhe të Financave. Ky projekt do të merr drejtimin e duhur dhe do të fillojmë me realizimin e tij”, deklaroi Ilir Abdullahu.

Projekti “Shkabaj” ka të përfshira tre palë, shtetin gjerman, komunën dhe qeverinë.

Ai ka filluar në vitin 2010, dhe është cilësuar si një nga investimet më të mëdha në furnizimin me ujë të pijes.