Gotze përfundon te PSV, nënshkruan për dy vite me holandezët pasi u la i lirë nga BVB

Periskopi.com Sporti

Mario Gotze shënoi golin e fitores në finalen e Kampionatit Botëror ndaj Argjentinës në vitin 2014, transmeton Insporti.

Në fund të sezonit 2019/2020, Gotze mbeti lojtar i lirë pasi i skadoi kontrata me Borussia Dortmundin.

Ndonëse ishte afër kalimit tek Hertha Berlin, 28 vjeçari ka befasur të gjithë duke kaluar në kampiontin holandez tek PSV.

Gotze ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin holandez, ku do të tentojë ta rikthej formën e dikurshme që i mundësoi atij transferim tek Bayern Munich.