“Bye bye” Archives - Periskopi

Vallëzimi sensual i Kejvinës nën ritmet e “Bye Bye” të Taynës dhe Dafinës

Periskopi.com Showbiz

Bashkëpunimi i Taynas dhe Dafina Zeqirit, “Bye Bye”, është shndërruar në hit vetëm një javë pas publikimit të videoklipit.

Videoja muzikore e këtij dueti tashmë numëron gjashtë milionë shikime në YouTube, ndërsa kënga e re pëlqehet edhe nga personalitet e njohura.

Bukuroshja Kejvina Kthella, e cila është mike e Taynas, është një prej yjeve që e ka pëlqyer këngën e re të dy këngëtareve nga Kosova.

Modelja nga Shqipëria e ka publikuar një video në InstaStory, ku shfaqet duke bërë një vallëzim sensual nën ritmet e këngës “Bye Bye”. Veshja e saj pjesërisht transparente vë në pah hiret e bukuroshes.

Ndryshe, Kejvina është parë duke pushuar e shoqëruar pikërisht nga Doruntina Shala, si dhe modelja tjetër, Vildane Zeneli.

Për më shumë, kujtojmë që bukuroshja është edhe pjesë e videoklipit të këngës së Taynës, ‘Kce”.

Dafina Zeqiri dhe Tayna bëjnë ‘twerk’ provokues (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperja Tayna publikuan së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri, “Bye bye”.

Kënga është pritur mirë nga publiku dhe në vetëm dy ditë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube.

Natën e mbrëmshme ato kanë qenë të ftuara për të performuarnë të njëjtin vend, me ç’rast edhe promovuan këngën e tyre më të fundit.

Në një moment, dy vajzat nuk kanë hezituar të bëjnë “twerk” para publikut, duke bërë që atmosfera të ngritet edhe më shumë.

Dafina është ajo e cila ka kërcyer më shumë, ndërsa është dukur tejet provokuese e veshur në të zeza.

Ndërkohë, Tayna gjithashtu dukettë ketë qenë mjaft entuziaste, teksa ka performuar bashkë me kolegen e saj.

Dafin dhe Tayna kanë qenë shumë aktive këtë verë me prurje të shumta muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku.

 

View this post on Instagram

 

@tayna @dafina.zeqiri ??

A post shared by ????? ???????? ???????? ꪜ ⠀⠀ (@viipat_shqiiptar) on