Gani Thaçi bëhet si viktimë, e jo ai që shkaktoi sulmin në Byronë e Sigurimeve

Periskopi.com Lajme

Vëllai i madh i Presidentit, Gani Thaçi, pretendon se u rrah e u gjakos në mbledhjen e Byrosë Kosovare të Sigurimit, vetëm sepse kundërshtoi një nga pikat e propozuara për ta ndërruar statutin e Byrosë.

Dy plagë në ballë e një poshtë syrit të majtë, sipas avokatit të tij, Skendër Musa, i mori vëllai i Presidentit edhe nga shefi i Byrosë, derisa Prokuroria është duke e hetuar Thaçin dhe shoferin e tij për veprën penale ‘sulm’.

Por, burime të Kohës Ditore thonë se diskutimi u bë për shkak se u kërkua që të shuhet pozita e Koordinatorit të Përgjithshëm për Planifikime në Byronë Kosovare të Sigurimit, të cilën Gani Thaçi e mban që nga viti 2007.

Sipas avokatit të tij, Skender Musa, ai u mbrojt nga sulmi dhe është i bindur se, pas përfundimit të hetimeve nga epiteti i sulmuesit, do të jetë palë e dëmtuar në rast.

Kohavisioni ka provuar gjatë ditës të vë kontakte me drejtorin e Byrosë, Blerim Pushkollin, dhe me drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic, por ata nuk kanë qenë të qasshëm për ta dhënë versionin e tyre të ngjarjes.

Lidhur me sulmin, ku të dyshuar janë vëllai i presidentit Hashim Thaçi, Gani Thaçi, dhe shoferi i tij, ka reaguar edhe Këshilli i Investitorëve Evropianë. Kjo organizatë e ka dënuar fuqishëm sulmin, viktimë e të cilit ishte edhe drejtori i kompanisë së sigurimeve “Illyria”, Gianni Sokolic.

Ngjarje të tilla, sipas Këshillit, janë të papranueshme dhe tejet destruktive për një ambient të mirëfilltë të biznesit në Kosovë.

Gani Thaçi dhe shoferi i tij, të dyshuar për sulmin, janë liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit nga Prokuroria