Cakaj në Kongresin e PS: Të hiqet menjëherë kufiri mes Kosovës e Shqipërisë

Periskopi.com Lajme

Në kuadër të pjesëmarrjes së tij në kongresin e Partisë Socialiste, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në fjalën e mbajtur, ka bërë thirrje për heqjen e kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Këto deklarata Cakaj i ka bërë duke iu referuar procesit të ndërlidhjes së ballkanit perëndimor bazuar në katër liritë themelore të BE-së i cili pa dyshim duhet të rrëzojë kufijtë mes shqiptareve, që përbëjnë pothuajse gjysmën e popullsisë së Ballkanit Perëndimor e të zhbëjë kufirin mes Kosovës e Shqipërisë në veçanti.

Cakaj nënvizon se kufiri mes dy vendeve nuk duhet të ekzistojë dhe duhet të hiqet menjëherë.

Cakaj: Kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme

Periskopi.com Lajme

Xhamajka ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Një lajm fantastik për Kosovën, Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi. Kështu e ka cilësuar ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, faktin që Xhamajka ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Sipas tij, ky veprimi konfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare.

“Xhamajka tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamajkës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare”, tha Cakaj.

Pse e la Gent Cakaj Vetëvendosjen

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka folur për “krisjet” që ka pasur me Lëvizjen Vetëvendosje.

Cakaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ka pasur tri arsye pse ai është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Telegrafi.

“Refuzimi i Vetëvendosjes për Marrëveshjen e Rambujesë në atë kohë. Unë kam ruajtur bindjen se nënshkrimi i marrëveshjes së Rambujesë ka qenë i domosdoshëm. Mos nënshkrimi i saj do të ishte regres i madhe për Kosovën”.

“E dyta ka qenë se mënyra se si është vlerësuar Plani i Ahtisarit dhe procesi i negociatave të Vjenës. Unë kam konsideruar se nuk ka pasur asnjë rrugë tjetër politike e diplomatike për të siguruar njohje ndërkombëtare të Pavarësisë së Kosovës. Prandaj Pako e Ahtisarit nuk ka qenë një produkt shumë i mirë në vetvete, por si element i patjetërsueshëm për Pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtare të saj”.

“E treta ka qenë qasja që Vetëvendosje ka pasur ndaj Pavarësisë së Kosovës. Për ta ka qenë një hap para e tre hapa mbrapa, ndërkaq për mua ka qenë një hap gjigant historik i cili ka transformuar rrënjësisht historinë e shqiptarëve në përgjithësi”.

Cakaj bashkon shqiptarët e Luginës për zgjedhjet në Serbi

Periskopi.com Lajme

Krerët e partive politike të Luginës së Preshevës kanë vendosur të bashkohen në një listë të vetme në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Partitë politike shqiptare në Luginë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik kanë arritur të krijojnë për herë të parë një ujdi ku do të përfaqësohen me një program në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë.

Programi i tyre i përbashkët do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar” dhe shënon bashkimin e palëve për të siguruar një përfaqësim sa më të lartë dhe për të krijuar një pozicion sa më të fuqishëm prej zgjedhjeve parlamentare në Serbi.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje të përbashkët u bë në Tiranë mes përfaqësuesve të partive shqiptare të Luginës dhe pranisë së ministrit në detyrë për Punë të Jashtme, Gent Cakaj.

“Ky bashkim do t’i shërbejë jo vetëm fuqizimit të Luginës së Preshevës, por edhe rritjes së frymëzimit kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi. Partitë nënshkruese të kesaj marrëveshje sot kanë dhënë shembullin më të vyer të tejkalimit të dallimeve të brendshme në funksion të Luginës së Preshevës dhe interesave kombëtare në përgjithësi”.

“Urime të gjithëve, përqafime Luginës së Preshevës dhe shihemi së shpejti”, shkruan Cakaj në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Cakaj takon Borellin: Liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se është takuar me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Joseph Borell.

Cakaj gjithashtu ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjërimit të BE-së dhe hapjen e negociatave, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta për stabilitet e siguri.

Cakaj, ka theksuar në këtë takim është diskutuar edhe për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i tij;

Në Bratislavë zhvilluam edhe një takim me përfaqësuesin e lartë për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell 🇦🇱🇪🇺!

Në takim diskutuam për rëndësinë e vazhdimit të procesit të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe domosdoshmërinë e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë sa më parë! Po ashtu, biseduam hollësisht mbi prioritetet e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së dhe veprimet e përbashkëta në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në Evropë!

Theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme për liberalizimin e vizave me Republikën e Kosovës një orë e më parë 🇦🇱🇽🇰!.

Cakaj thotë se shembuj si Afrimi e Fahriu na obligojnë të nxitet thellimi i bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë

Periskopi.com Lajme

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përkujtuar sot dy studentë, aktivistë të rënë në ballafaqim me forcat pushtuese serbe në Bregun e Diellit në Prishtinë, për çlirimin e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, kryediplomati shqiptar u shpreh se dy të rinjtë Afrim Zhitia, 24 vjeç dhe Fahri Fazliu 26 vjeç, asnjëherë nuk e braktisën dashurinë për dijen, as ëndrrën për çlirimin e Kosovës.

Në vijim të postimit Cakaj nënvizoi se dy të rinjtë ranë dëshmorë pas disa orësh luftime, ndërkohë që ata punuan për Shqipërinë dhe vepruan në shërbim të interesave të kombit shqiptar..

“Duke kujtuar Afrimin e Fahriun kujtojmë shumë më shumë se dy dëshmorë të kombit shqiptar: sot, duke risjellë në mendje rrugëtimin historik për çlirimin e Kosovës realisht risjellim në mendje rëndësinë e aspiratës për thellim të marrëdhënieve brendakombëtare dhe domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë!” – u shpreh Cakaj

Sipas Cakaj, shembuj si Afrimi e Fahriu duhet të na obligojnë të gjithë për të nxitur thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Shqipërisë dhe unitetit kombëtar./Top Channel/

Cakaj: Nuk jemi zotuar se negociatat do të hapen

Periskopi.com Lajme

Situatën në Shqipëri, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Gent Cakaj e shikon të ndryshme nga ajo në Maqedoninë e Veriut. Ndaj sipas tij, nuk ka asnjë arsye që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Në një intervistë për RTV Ora, Cakaj tha se Shqipëria nuk është zotuar, si Maqedonia e Veriut, se negociatat do të hapen, transmeton Klan Kosova.

Sipas ministrit, qeveria shqiptare i ka përmbushur të gjitha detyrat dhe kushtet për hapjen e negociatave.

Gent Cakaj: Çështja është se Maqedonia e Veriut i përket rrethanave të tjera politike për shkak se sfidat politike të Maqedonisë së Veriut kanë qenë të tjera. Ata kanë bërë një referendum popullor dhe çështja kryesore ka qenë që nëse shtetasit e Maqedonisë do të duan ta ndryshojnë emrin shtetëror në këmbim të agjendës evropiane dhe atlantike të vendit. Ndaj përgjegjësia atje është krejtësisht tjetër. Po ashtu zotimi i qeverisë së atjeshme ka qenë se negociatat do të hapen. Në Shqipëri përveçse nuk ka pasur një problem të tillë politik, në Shqipëri nuk ka pasur zotim të prerë se negociatat do të hapen. Ne kemi qenë tërësisht të kujdesshëm që ne të themi që ne përpiqemi për hapjen e negociatave, por nuk mund ta garantojmë suksesin e tyre për shkak se një copë e madhe e punës nuk varet nga marrëdhënia e Shqipërisë me vendet anëtare, por nga marrëdhënia e vendeve anëtare me vetë BE.

Pyetja: Pra ju dhe qeveria shqiptare nuk keni asnjë përgjegjësi, sepse kjo gjë mund të avancojë në vite?

Gent Cakaj: Po nëse avancon në vite, Shqipëria duhet të mbetet pa qeveri sipas kësaj logjike, meqenëse BE është jo i gatshëm të vazhdojë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Qeverisë i takon ti përshtatet rrethanave të reja që shfaqen si rrjedhojë e ndryshimit të politikave të BE. Qeveria shqiptare duhet të kishte qenë përgjegjëse nëse nuk do të kishte përmbushur detyrat e saj ose në rast se ky vendim do të kishte ardhur si rrjedhojë e dështimit të fushatës tonë diplomatike. Përkundrazi ne kemi arritur të ndryshojmë edhe qëndrimin e Gjermanisë për mirë. Çështja është, për ta sqaruar më përmbajtësish këtë punë. E para, disa prej kushteve kryesore për hapjen e negociatave nuk janë kompetencë e qeverisë fare. Psh, thellimi i rezultateve të vettingut. Kjo punë i përket institucioneve të pavarura të drejtësisë. Raporti nuk është raporti i qeverisë, por është raport i Shqipërisë dhe natyrisht në të qeveria shqiptare ka përgjegjësinë më të madhe. Sa i përket përgjegjësive të  qeverisë, detyrat janë përmbushur. Qeveria shqiptare është e pafuqishme dhe as e ka këtë mundësi objektivisht që ta ndryshojë politikën e Francës në raport me zgjerimin.

Cakaj thotë se ka marrë konfirmimin e Çekisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Periskopi.com Lajme

Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit zyrtar në Pragë ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomas Petricek.

Nga ai, thotë se ka marrë mbështetjen e Çekisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Gjatë qëndrimit zyrtar në Pragë zhvilluam edhe një takim pune me Ministrin e Jashtëm të Republikës Çeke, z.Tomáš Petříček. Në takim u pajtuam për nevojën e shtimit të bashkëpunimit ekonomik dhe domosdoshmërinë e rritjes së ndërveprimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Vishegradit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. Po ashtu, biseduam edhe për një varg masash të prekshme për të shtuar bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së. Ministri Petříček konfirmoi edhe njëherë mbështetjen absolute të Çekisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

Kosova e Shqipëria me diplomaci të përbashkët, Pacolli e Cakaj nënshkruajnë marrëveshjen

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behxhet Pacolli gjatë ditës së martë ka qëndruar në Tiranë ku është takuar me homologun e tij në detyrë, Gent Cakajn.

Pacolli është shprehur se në Tiranë kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim diplomatik në mes të Tiranës dhe Prishtinës.

“Jashtëzakonisht i lumtur që sot në Tiranë ne kemi nënshkruar marrëveshjen historike për bashkëpunim strategjik mes Ministrive të Punëve të Jashtme që do të bashkojnë dhe afrojë pas 11 vjet pavarësie bashkëpunimin diplomatik të Kosovës dhe Shqipërisë. Ne synojme të zhvillojmë një politikë të bashkërenduar në fushat strategjike të rëndësisë kombëtare në politikën e jashtme”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli thotë se Kosova dhe Shqipëria do të bashkërendojnë nga afër politiken e jashtme, do të krijojnë misione të përbashkëta diplomatike dhe do të ndajnë stafin dhe përvojën për zbatimin e interesave tona kombëtare. Ky është një hap i madh përpara për të ardhur së bashku në skenën botërore dhe për të vepruar si një komb.

“I jam mirënjohës Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj qe se bashku kemi marrë këtë hap të madh.  Shqipëria si gjithmonë do të mbrojë interesat e Kosovës, dhe Kosova do të bëjë të njëjtën gjë. Si dy vende, një komb, ne do të përfaqësohemi në të gjithë botën me një zë të unifikuar’, ka thënë në fund Pacolli.

Cakaj flet me ambasadorin e BE’së për reformën në drejtësi

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm shqiptar, Gent Cakaj është takuar sot me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të EEAS, Jean Christophe Belliard.

Në këtë takim është diskutuar për rekomandimet e dala nga Këshilli i Bashkimit Evropian, transmeton Indeksonline.

Për këtë takim ka shkruar në Twitter, Belliard, ku ka dhënë detaje për takimin në fjalë.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca në Twitter:

Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i EEAS Jean Christophe Belliard u takua me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj në Tiranë për të ndjekur konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian për #zgjerimin. E rëndësishme që Shqipëria të fokusohet në rezultate të prekshme në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të vendimit të tetorit.