Dikujt në Real Madrid i del gjumi: Shitja e Ronaldos ishte gabim historik

Periskopi.com Sporti

Ish-presidenti i klubit të Real Madridit, Ramon Calderon, ka thënë se shitja e Cristiano Ronaldos tek Juventusi është një gabim historik.

Megjithatë tashmë asgjë nuk mund të bëhet për ta rikuperuar këtë ‘gabim’, pasi që ylli portugez sot është prezantuar dhe zyrtarisht si lojtari i klubit nga Italia.

Ronaldo në Juventus ka kaluar për një ofertë prej 100 milionë funtash, duke i dhënë kështu fund një karriere plot trofe prej 9 vjetësh tek Real Madridi

Në një intrevistë për të përditshmen spanjolle AS, Calderon ka thënë se është jashtëzakonisht trishtues fakti që Ronaldo është shitur për atë çmim.

Kujtojmë se Calderon ishte njeriu që e solli Cristiano Ronaldon nga Manchester United tek Real Madridi. ./Periskopi/

“Perez gaboi me shitjen e Ronaldos, as Neymar e as Mbappe nuk mund ta zëvendësojnë atë”

Periskopi.com Sporti

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka kritikuar Florentino Perezin për shitjen e Cristiano Ronaldos

Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi për të kaluar te Juventusi për shumën prej 105 milionë euro, shkruan Periskopi.

Calderon e kishte transferuar Ronaldon në vitin 2009 nga Manchester United për shumën rekord të asaj kohë prej 94 milionë euro.

Ish-presidenti i Realit ka thënë që shitja e yllit portugez ishte një gabim shumë i madh.

“Nuk duhej shitur në asnjë mënyrë, ka qenë një gabim i madh. Ai do të shënojë 50 gola në Itali,” ka thënë Calderon.

“Është një gabim i pafalshëm, që Real do ta paguajë shtrenjtë. Të gjithë flasin për Mbappe dhe Neymar, por të dy janë shumë larg nivelit të Ronaldo-s”.

“Në Itali do të fitojë trofe të tjerë dhe do të realizojë më shumë se 50 gola, tani Juventus mund të synojë me të vërtetë Champions League”.

“Më i forti i të gjithë kohërave? Është në një nivel me Di Stefano, Pele dhe Cruijff. Dhe nuk e harroj Messin,”. /Periskopi/