Callejon i vendosur për t’u larguar nga Napoli, ka arritur marrëveshje me gjigantin e La Liga

Periskopi.com Sporti

Sipas raportimeve të medieve italiane, lojtari tashmë ka pranuar një ofertë nga skuadra e Valencia.

Lojtari do të jetë i lirë sapo kontrata e tij të skadojë në fund të këtij sezoni.

33 vjeçari kalonte te Napoli në vitin 2013, pikërisht nga La Liga, por asokohe aktivizohej me skuadrën e Real madrid.

Lojtari ka pasur një karrierë mjaft të mirë me napolitanët, duke shënuar 80 gola dhe shtuar 77 asistime në 336 ndeshje.

Mbetet të shihet nëse do të zyrtarizohet marrëveshja e Callejon me Valencia.