Calvin Harris ka disa fjalë për performancën në Prishtinë

Periskopi.com Showbiz

Pas natës së zjarrtë mbrëmë në natën e fundit të Sunny Hill, DJ me famë ndërkombëtare, Calvin Harris, pati disa fjalë.

Artisti hyri në Instagram për të ndarë foto dhe video nga nata elektrizuese e cila do të mbahet në mend shumë gjatë.

“Natë e çmendur në Prishtinë. Faleminderit Dua dhe Dukagjin për ftesën”, ka shkruar ai.

Sunny Hill përfundoi pas tri netësh në parkun e Gërmisë me shumë artistë të huaj dhe shqiptarë, të cilët argëtuan numrin e madh të njerëzve që ishin të pranishëm.

Calvin Harris e mbush Instagramin me shqiptarë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

DJ me famë ndërkombëtare, Calvin Harris, mbrëmë argëtoi mijëra njerëz në festivalin Sunny Hill në parkun e Gërmisë.

DJ i njohur erdhi për herë të parë në Prishtinë dhe ai u përkujdes që performancat e tij të mbeten gjatë në kujtesën e shqiptarëve.

Ajo që ra në sy sot, ishte Instagrami i tij, saktësisht instastory ku dominojnë shqiptarë.

DJ zgjodhi disa prej njerëzve të cilët e kishin etiketuar atë mbrëmë dhe i hodhi në instastory, aty ku ka miliona ndjekës.

Festivali Sunny Hill, u mbyll mbrëmë pas tri netëve elektrizuese me artistë ndërkombëtarë e shqiptarë.

Atmosferë e zjarrtë nga Calvin Harris e Dua Lipa në natën e fundit të Sunny Hill

Periskopi.com Showbiz

Mbrëmë përfundoi edicioni i dytë i festivalit tashmë të njohur Sunny Hill.

Ngjarje kjo që për të dytin vit me radhë sjellë në Prishtinë yjet më në zë të botës.

Ishte Miley Cyrus ajo që hapi këtë event, teksa mbrëmë producenti dhe dj i dhjetëra hiteve Calvin Harris mbylli këtë ngjarje, duke dhuruar spektakël e atmosferë.

Ajo që vlen të theksohet nga kjo mbrëmje ishte edhe perfomanca e Dua Lipës bashkë me Harris.

Pikërisht ky festival dhe emra si Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Gashi e shumë të tjerë po promovojnë shtetin tonë, e po e bëjnë atë që politika dot s’arrin.

Performanca e Dua Lipës me Calvin Harris në "Sunny Hill".

Performanca e Dua Lipës me Calvin Harris në "Sunny Hill".

Posted by KultPlus.com on Monday, 5 August 2019

Festivali SunnyHill e sjell Calvin Harris në Prishtinë

Periskopi.com Showbiz

DJ e këngëtari i famshëm nga Skocia, Calvin Harris do të marrë pjesë në festivalin SunnyHill në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur ylli i muzikës pop, Dua Lipa, nëpërmes një videoje të postuar në rrjetet sociale.

SunnyHill Festival fillon nga 2 gushti dhe zgjat 3 ditë.

Dua ka shkruar: “E ngazëllyer dua të njoftoj se Calvin Harris do të jetë emri i parë i madh i këtij viti në Sunnyhillfestival në Prishtinë, Kosovë me 2,3 dhe 4 gusht.

Jam mirënjohëse ndaj miqve që janë duke ardhur në Kosovë, për ta bërë këtë të mundur, duke na mbështetur ne dhe të rinjtë e Kosovës për të sjell një të ardhme së bashku.”