Dy të rritur e ndihmojnë të miturin ta vjedhë një çantë plotë me para

Periskopi.com Lajme

Një fëmijë i mitur, së bashku me dy persona të tjerë të cilët e kanë ndihmuar, janë arrestuar në Pejë, pas vjedhjes së një çante nga një shtetase e Shqipërisë.

Sipas Policisë, shtetasja e Republikës se Shqipërisë, ka deklaruar se ishte ndalur në rrugën ’Adem Jashari’ dhe kishte hyre në një market, veturën e saj e kishte lenë të parkuar afër marketit dhe në veturë kishte pasur çantën e saj personale.

“Pasi ka dalë nga marketi ka hyrë në veturë, ka vërejtur se i mungon çanta qe e kishte pasur aty. Viktima në çantë ka pasur të holla dhe dokumente si në vijim, 2500 franga në bankënota të ndryshme dhe 500 euro, dokumentet e makinës, patentë shoferin, pasaportën e Republikës së Shqipërisë. Njësiti i hetimeve, stacioni policor Pejë, menjëherë ka vazhduar intenzivisht me veprimet hetimore, me ç‘rast sot me datë 22.12.2019 rreth orës 04:00 në një lokal është arritur të identifikohet, arrestohet i dyshuari i rastit të iniciuar të veprës së vjedhjes, shtetasi shqiptar kosovar ( i mitur ), së bashku me dy persona tjerë, të cilët gjithashtu janë të dyshuar lidhur me rastin për ‘Dhënie të ndihmës pas kryerjes së veprës penale’. I dyshuari me aktvendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48h. Rasti me kallëzim penal dërgohet ne Prokurorinë Themelore Pejë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës apelon të qytetarët dhe kërkon nga ata që të kanë përkujdesje të shtuar ndaj pronësisë së tyre.

Arrestohet një sirian, vodhi çantën në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një shtetas i Turqisë, ka raportuar rastin vjedhje e çantës së tij me dokumente personale në Prishtinë, ndërsa, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Sirisë me qëndrim në Qendrën e Azilit- Magure, pasi që i njëjti ka tentuar të kryej vjedhje në veturën e ankuesit.

I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pas sulmeve terroriste në SHBA, të gjithë po blejnë çanta të blinduara

Periskopi.com Lajme

Çantat e shpinës po blihen nga prindërit që kanë frikë se fëmijët e tyre mund të bien pre e dhunës me armë.

“Është jashtëzakonisht dëshpëruese”, tha Igor Volsky, drejtori i Guns Doën America, një grup mbrojtës për kontrollin e armëve, për The Neë York Times.

“Tregu po përpiqet të zgjidhë një problem që politikanët tanë nuk kanë pranuar ta zgjidhin”, deklaroi tutje Volsky.

Kompanitë e çantave të shpinës forcuan për herë të parë tregtimin e çantave të blinduara pas vitit 2018 në Parkland, në Florida, nga të shtënat në shkollë, të cilat lanë të vdekur 17 studentë dhe staf akademik, si dhe plagosën 17 të tjerë.

Kompanitë që shesin çanta shpine të papërshkueshme nga plumbi pas masakrës së fundit duan 100 deri 200 dollarë për produktin e tyre, të cilat mund t’i gjeni në Office Max, Office Depot dhe Kmart.

Dy vjedhje brenda 10 minutave në Fushë Kosovë, një person i arrestuar

Periskopi.com Lajme

Një vjedhje e kuletës dhe një vjedhje e çantës së dorës kanë ndodhur brenda dhjetë minutave në Fushë Kosovë.

Policia ka bërë të ditur se rasti i parë i vjedhjes është raportuar në orën 13 e 30 minuta kur viktima mashkull ka njoftuar policinë se i është vjedhur një çantë.

“Viktima mashkull K/shqiptar ka raportuar se i është vjedhur një çantë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Ndërsa dhjetë minuta më vonë një person tjetër ka raportuar në polici se i është vjedhur kuleta në të cilën kishte para dhe pasaportën.

Sipas policisë një person është arrestuar ndërsa më urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

“Viktima mashkull K/shqiptar ka raportuar se i është vjedhur kuleta në të cilën kishte para dhe pasaportën”, thuhet në raport.

 

 

Iu gjetën tri çanta me të cilat dyshohet se transportonte drogë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin I.M për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge .

Sipas Gjykatës ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.B. ka kryer veprën penale që i vihet në barrë, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij është gjetur një qese e vogël me narkotikë, të dyshuar të llojit marihuanë, ndërsa në një qoshe të oborrit të shtëpisë i janë gjetur tri çanta të mëdha të zeza me të cilat dyshohet se është kryer transporti i narkotikëve.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase nëse i pandehuri gjendet në liri mund të përsërisë veprën penale, do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmitarë të rastit.

 

 

Vodhi një çantë në Gjilan, 1 muaj paraburgim për të pandehurin

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit H. A..

Ekziston dyshimi i bazuar se më 23 tetor të vitit të kaluar rreth orës 23:45 minuta, në Gjilan i pandehuri H. A. në bashkëpunim me të miturit A. K. dhe F. B., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në mënyrë të vrazhdë kanë marrë çantën të dëmtuarës, Sh. S., në të cilën kishte disa të holla dhe një telefon mobil.

“Me këto veprime të pandehurit, kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari i çështjes vendosi për këtë masë, pasi që ekzistonte frika se po të caktohej ndonjë masë më e butë, i pandehuri mund të ndikonte tek e dëmtuara dhe tek të miturit e lartcekur.

Ndërkohë, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur ka caktuar masën lajmërim në Stacionin Policor në Gjilan për të miturit A. K. dhe F. B.

 

Momenti kur një gruaje në Prishtinë i vidhet çanta në kafene (Video)

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:15 në një lokal tek rruga B në Prishtinë viktimës K.SH iu është vjedhur protofoli në çantë nga dy të panjohur.

Kamerat e sigurisë kanë arritur që ta filmojë personin i cili me ndihmën e një personi tjetër kanë kryer vjedhjen.

“Dje me datë 13.03.19 rreth orës 14:15 në një lokal në rrugën B në Prishtinë, një person i moshuar me një bashkëpunëtor ka vjedhur kuletën time nga çanta ashtu siç vërehet në videon e mëposhtme. Ju lus ta shpërndani këtë video me të tjerët dhe ndoshta dikush mund  t’i identifikojë personat ose nëse dikush i gjen dokumentat, të më kontaktojë”, ka thënë viktima K.SH

 

E therin me thikë dhe ia marrin çantën në parkun e Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Një person është sulmuar me thikë nga tre persona të panjohur në parkun e Prishtinës.

Viktima ka pësuar lëndime i cili është duke marr tretman mjekësor në QKUK. Të dyshuarit viktimës ia kishin grabitë një çantë në të cilën kishte të holla dhe një telefon celular.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, nuk raportohet për një të arrestuar.

 

Putin e mori me vete çantën e zezë në Serbi – Ja çka ka në të

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka arritur sot në Beograd, ndërsa prapa tij është parë një truprojë me një çantë të zezë në dorë i cili nuk i është ndarë presidentit rus për asnjë çast.

Çanta e zezë ndryshe njihet me emrin “Cheget’, dhe thuhet se është një çantë në të cilën gjendet kontrolli i sistemit dhe armëve nukelare në Rusi.

Emrin “Cheget’ kjo çantë e ka marrë nga një mal i Kaukazit që përkthyer në shqip do të thotë “e Zezë”, shkruan ‘blic.rs’.

Përmes kësaj çante thuhet se ruhet komunikimi ndërmjet presidentit të Rusisë, dhe selisë në të cilën gjendet armët bërthamore, në rast se vjen puna që ato të vihen në funksion.

Siç shkruaj mediat serbe në atë çantë gjendet një sistem audio-viziv i cili mundëson komunikimin ndërmjet Putinit dhe selisë në të cilën gjenden armët bërthamore në Rusi.

Thuhet se këtë qantë ka të drejtë që ta posedojë vetëm presidenti.

 

 

 

​Gjendet në një ishull çanta me substancë të rrezikshme

Periskopi.com Lajme

Një çantë me 25 kilogramë peroksid organik, substancë e rrezikshme, pjesë e 270 kontejnerëve të humbur nga një anije një ditë më parë në Detin e Veriut, u gjet sot në një plazh në një ishull në veri të Holandës.

“Një çantë me 25 kilogramë pluhur, është gjetur në plazhin e Schiermonnikoog. Bëhet fjalë për peroksid organik”, deklaroi për median Jan-Willem Zwart, zëdhënës i shërbimeve të sigurisë së Frise, rajoni nga varet ishulli i vogël, shkruan ATSH.

”Çanta e mbështjellë brenda një fuçie, pjesë e një nga tre kontejnerët e mbushur me peroksid organik është zbuluar në breg të detit”, sqaroi ai, duke shtuar se shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri pasi mbeten në pritje që çantat e tjera me pluhur të zbarkojnë në plazhet holandeze.

”Ne i këshillojmë banorët dhe personat që vijnë për të ndihmuar në pastrimin e zonës për të mos prekur këto lloj çantash, për të paralajmëruar forcat e ndihmës së shpejtë, dhe t’i drejtohen menjëherë mjekut në rast kontakti me çantat”, theksoi ai, duke shtuar se elementi kimik mund të shkaktojë djegie.

 

 

 

 

Fati i të riut që erdhi për pushime në Kosovë, humb çantën me mijëra dollarë dhe e gjen sërish (Video)

Periskopi.com Lajme

Do t’ju njohim sot me një histori njerëzore, që edhe pse jo shumë shpesh ndodh, është mbresëlënëse. Një i ri nga Kosova, i cili jeton prej kohësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendosi të kthehej në vendlindje për pushimet e verës por atij i ndodhi diçka e papritur.

Në aeroportin e Prishtinës ai harroi një çantë me mijëra dollarë dhe të gjitha dokumentet.

Fatmirësisht, kjo histori përfundoi mirë, falë vullnetit të mirë të një njeriu të ndershëm, i cili e gjeti çantën dhe ia ktheu të zotit.