Capital T paralajmëroi këngë, mësohet identiteti i vajzës në klip

Periskopi.com Showbiz

Jeta private e reperit Capital T është bërë tejet e komentuar pas një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

Në fotografi ai shfaqet I përqafuar me një vajzë misterioze, duke qëndruar përballë kullës Eiffel në Paris.

Për kuriozitetin e të gjithë fansave të tij ai sot ka publikuar një video ku ka zbuluar fytyrën e vajzës brune.

Portali Xing.al,  ka zbuluar identitetin vajzës misterioze, e cila është modele nga Kosova por që jeton në Francë.

Modelja në fjalë quhet Kleofina dhe numëron mijëra ndjekës në proflin e saj në Instaram. Ajo do të jetë pjesë e klipit të ri të Capital T, që do të titullohet “Je t’aime”.

Videoklipi i këngës së re është xhiruar në Paris, ndërsa Kapo ka lajmëruar se ky projekt do të lançohet ditën e nesërme në orën 14:02.

Capital T vazhdon t’u dalë krah atyre që kanë nevojë, kësaj radhe e gëzon Handikos-in

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur, Trim Ademi – Capital T befasoi sot të vegjlit dhe të rriturit, të gjithë anëtarët e  HANDIKOS-it.

Ai vizitoi Qendrën e Resurseve të HANDIKOS-it në Prishtinë, me rastin e shënimit të 3 Dhjetorit- Ditës ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Capital T realizoi fotografi dhe dëgjoi hallet dhe kërkesat e tyra, ndërsa bleu edhe një pikturë nga ekspozita ‘Stick Up for WoW’ – Women on Wall” dhe ftoi edhe të tjerët që të ndihmojnë anëtarët e HANDIKOS-it duke blerë pikturat e tyre.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Instagram, ku ka publikuar edhe disa fotografi nga kjo vizitë.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë që sot të jem bashkë me personat me aftësi të kufizuara, në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të tyre. Me fëmijët dhe të rriturit realizuam fotografi dhe dëgjova hallet dhe kërkesat e tyre, për çka ka nevojë të bëhet shumëçka për ta në Kosovë. Përshtypje më la ekspozita ‘Stick Up for ËoË’, – Ëomen on Ëall, ku pashë piktura të mrekullueshme, të punuara nga duart e tyre. Me këtë rast, unë e bleva një pikturë shumë të bukur, dhe ju ftoj edhe juve që të shkoni në HANDIKOS dhe t’i ndihmoni ata duke blerë pikturat e tyre. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këtë pjesë të shoqërisë sonë. Gjithashtu në IGTV e keni fjalimin tim aty 🙏🏻♥️”, shkruan Capital T në Instagram. /PERISKOPI

 

View this post on Instagram

 

Kisha nderin dhe kënaqësinë që sot të jem bashkë me personat me aftësi të kufizuara, në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të tyre. Me fëmijët dhe të rriturit realizuam fotografi dhe dëgjova hallet dhe kërkesat e tyre, për çka ka nevojë të bëhet shumëçka për ta në Kosovë. Përshtypje më la ekspozita ‘Stick Up for WoW’, – Women on Wall, ku pashë piktura të mrekullueshme, të punuara nga duart e tyre. Me këtë rast, unë e bleva një pikturë shumë të bukur, dhe ju ftoj edhe juve që të shkoni në HANDIKOS dhe t’i ndihmoni ata duke blerë pikturat e tyre. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këtë pjesë të shoqërisë sonë. Gjithashtu në IGTV e keni fjalimin tim aty 🙏🏻♥️

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Capital T: Nuk ka nevojë më, do të mbani përgjegjësi për keqpërdorimin e ndihmave

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari Capital T është një prej artistëve më aktiv sa i përket mbledhjes së ndihmave për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri.

Reperi i njohur ka ngritur një qendër ku ka grumbulluar ndihma për t’i dërguar më pas drejt Shqipërisë. Të shumtë kanë qenë personat që kanë vepruar si Trimi, çka ka sjellë edhe plotësimin e kuotave në depot e menaxhuara nga shteti.

Ky fakt e ka shtyrë Capital T që të dalë në një njoftim në rrjetet sociale, duke konfirmuar se tani nuk nevojiten më ndihma. Ndërsa i bën thirrje personave që duan të kontribuojnë që të shkojnë dhe t’i dërgojnë individualisht pranë personave të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Apel, s’ka më. Nevojë për ndihma në depot shtetërore që thuhet se edhe po keqpërdoren, sepse të gjitha depot që mbledhin ushqim e veshmbathje që kontrollohen nga shteti janë të stërmbushura. Dhe sipas informacioneve që kam nuk po shpërndahen te njerëzit në nevojë por po ruhen për qëllime të tjera. Tani ndihmat i bëni direkt nëpër fshatrat e prekura ku keni mundësi ndërsa keqpërdorimet që po bëhen le t’i mbajnë në ndërgjegjen e tyre ata që po i bëjnë sepse gjithçka zbulohet shumë shpejt”, ka shkruar ndër të tjerash 28-vjeçari.

Humaniteti i artistëve: ‘Capital T’ me një foshnje në duar: U nisëm për Kosovë (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Edhe Reperi Capital T në këto momente që po kalon Shqipëria po e shfaq anën humane të tij duke qenë prezent në zonat e prekura nga tërmeti, që mbetën të vdekur 40 persona dhe mbi  600 të lënduar.

Madje Reperi po merret edhe me strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti, duke i dërguar në Kosovë.

Në postimin e fundit ne rrjetin social Instagram ai shihet më një foshnje ne dorë ku ka shkruar “Na u nisëm për Kosovë”.

Capital-T: Shumë shpejt rikthehet “Akull” në Youtube

Periskopi.com Showbiz

Trimit iu fshi kënga nga Youtube për shkak të melodisë së refrenit, që ishte pjesë e një kënge dhe kolon zanore e një filmi bollivudian.

Por Capital-T njofton dhe është në pritje që shumë shpejt të kthehet kënga “Akull” që bëri shumë bujë në showbiz.

Ai i drejtohet ndjekësve të tij në Instagram edhe me një pyetje :

“A ju mungon”, shkruan këngëtari, e përgjigjet patjetër që ishin pohuese.

Projekti “Akull”, kaloi shifrën e 1 milion klikimeve në ditët e para të publikimit.

Majk dhe Capital T befasojnë fansat, sjellin projektin e radhës

Periskopi.com Showbiz

Capital T dhe Majk duket se i kanë bashkuar sërish idetë.

Dy reperët e njohur të estradës, Capital T dhe Majk numërojnë dy bashkëpunime shumë të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Mirëpo nëpërmjet një videoje të postuar kanë bërë të ditur se i kanë bashkuar idetë edhe për një tjetër bashkëpunim.

Ishte Capital T ai i cili e ka publikuar videon nga incizimi ‘live’ ku fliste me Majkin dhe fansat e tyre, e se çfarë po vjen nga ta mbetet të shihet.

Ylli botëror ka një përgjigje për Capital T, pasi i tha se e kopjoi për skenën

Periskopi.com Showbiz

Së fundi, përmes një postimi Trimi tha se reperi Tyga u inspirua nga ai për një koncert që e mbajti së fundi, shkruan lajmi.net.

“Hey @tyga së paku etiketona ne @connext_albania. Është në rregull të inspirohesh”, kishte shkruar Capital T pranë një Instastory.

E më pas Capital T i ka publikuar disa foto të tjera në Instagram, postim pranë të cilit nuk ka munguar edhe përgjigja e reperit amerikan.

“Kurrë se kam parë skenën tënde. Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”, ka shkruar Tyga, komentin e të cilit e kanë pëlqyer një numër i madh i ndjekësve të Kapos.

 

Reperi me famë botërore kopjon Capital T

Periskopi.com Showbiz

Në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, më datë 20 shtator u mbajt koncerti “Time Capsule” nga Capital T, në të cilin u investuan plotë 200 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Por, idenë e koncerit i’a vodhi reperi me famë botërorë, Tyga, ish i dashuri i Kylie Jenner.

Ai kishte realizuar një koncert me skenografi të njejtë si të Capital T.

Capital T e ka shpërndarë në Instagram ku ka thënë “Çfarë mendoni ju djema?”.

 

View this post on Instagram

 

What do you guys think ? @tyga ???? #TimeCapsule effect

A post shared by Capital T (@truekapo) on

“Tik Tak, tik tak”, ka risi nga Capital T

Periskopi.com Showbiz

Edhe Capital T po vjen me të reja sa i përket projekteve.

Capital T javë më parë kishte mbajtur një koncert të madh në Tiranë, dhe nga ajo ditë ka punuar në heshtje për projektet e reja, shkruan lajmi.net.

Këngëtari pak minuta më parë me postimin e bërë na la të kuptojmë se shumë shpejt publikon këngën e re, por nuk dha më shumë detaje.

Në një video të shkurtët ai la këtë mbishkrim “Tik tak, tik tak, a ju kam mungu?”.

 

View this post on Instagram

 

Tik tak, tik tak, tik tak ⏳ • a ju kom mungu ? ?

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Capital T dhe Ilir Latifi në stadiumin e Southamptonit në mbështetje të Kosovës

Periskopi.com Showbiz

Capital T dhe Ilir Latifi kanë Angli për ta shikuar ndeshjen e radhës, të Kosovës.

Sonte futbollistët e përfaqësueses së Kosovës do të luajnë kundër atyre të Anglisë, shkruan lajmi.net.

Ndeshja do të mbahet në stadiumin e Southamptonit “St. Mary’s” dhe fillon në orën 20:45.

Për ta shikuar këtë ndeshje, shumë shqiptarë kanë marrë rrugën drejt Londrës, edhe reperi Capital T dhe sportisti i arteve marciale, Ilir Latifi.

Ishte Capital T ai i cili publikoi një foto nga stadiumi, ku me Ilirin shfaqen me flamurin shtetëror dhe atë kombëtar në duar.

“Gati për luftë ⚽️ ????”, ka shkruar reperi. /Lajmi.net/

Sa ka shpenzuar për realizimin e koncertit në Tiranë? Capital T tregon shifrat marramendëse

Periskopi.com Showbiz

Capital T po vjen me një koncert madhështor në Tiranë më 19 shtator. Dhe falë këtij projekti, u bë e mundur që ai të dilte sërish për herë të parë pas 4 vitesh, në një intervistë televizive.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë” në TV Klan, Trimi foli për realizimin e projektit, si dhe shpenzimet që i janë dashur të bëjë për të.

Ai është shprehur se ky do të jetë koncerti i karrierës së tij dhe për të ka vlerë shumë emocionale. Pas këtij projekti, fshihet një skuadër e madhe me më shumë se 200 persona, si dhe një investim i madh.

“Skena është diçka që s’është parë më herët. Mos t’foli me shifra konkrete, po besoj se 250-300 mijë euro janë investim te projekti.”- ka rrëfyer ai.

Koncerti pritet të zgjasë mbi dy orë dhe Capital T do të performojë këngë që nga fillimi i karrierës së tij, si dhe bashkëpunime me artistë të tjerë. Na mbetet të presim dhe 12 ditë për të zbuluar surprizat e tjera.

A e keni vërejtur këtë detaj misterioz në klipin e ri të Capital T

Periskopi.com Showbiz

Me siguri shumë prej jush e keni parë tashmë videoklipin e ri të Capital T-së ‘Sytë e tu’ në klip me modelen seksi, Françeka Jace.

Por, derisa të gjithë sytë shkonin nga format e saj trupore, një detaj misterioz ra në sy.

Teksa disa pamje janë kapur me dron në det, shihet një anije e madhe e mbytur e cila dallohet lehtësisht në sipërfaqe.

Më poshtë keni një fotografi me këtë pamje.

Capital T publikon këngën e re, skena të nxehta me modelen e njohur

Periskopi.com Showbiz

“Sytë e tu” titullohet projekti i ri muzikor i Capital T. Si gjithmonë, për tekstin e këngës është kujdesur vetë artisti

Këtë herë flitet për fiksimin ndaj syve të një vajze. Nuk dihet nëse teksti lidhet me një histori në jetën e artistit apo jo. Ndërsa për klipin muzikor, Capitali ka zgjedhur një prej vajzave të bukura shqiptare.

Bëhet fjalë për Franceska Jacen, e cila u bë e njohur nga pjesëmarrja në Big Brother dhe më pas vijoi jetën si modele. Të dy duken shumë të afërt në klip sa duket sikur ka kimi mes tyre, sidomos në skenën e krevatit.

Çfarë befasie po paralajmëron Elvana? (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Pas këngës me Capital T, Elvana ka paralajmëruar edhe një befasi të radhës në rrjetet sociale

Elvana Gjata është rikthyer si më se miri pas një tentimi të dështuar për të marrë famë ndërkombëtare.

Pas albumit dhe dy këngëve të reja që ajo ka realizuar këtë vit, Elvana ka paralajmëruar befasinë e radhës në rrjetet sociale.

“Kam një befasi të vogël për ju”, ka shkruar ajo poshtë kësaj fotografie derisa e ka përcjell me një shqiponjë pas saj.

A do të jetë kjo ndonjë këngë me motive patriotike e Elvanës apo thjesht ndonjë gjë tjetër kjo mbetet të shihet kur ajo e zbulon këtë befasi.

 

View this post on Instagram

 

Have a little suprise for you …?

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Capital T publikon këngën në bashkëpunim me këngëtarët gjermanë (Video)

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ka publikuar këngën e tij më të re.

Kënga e re titullohet “Mercy” (Mëshirë”).

Gjithashtu, këtë këngë ai e ka bërë në bashkëpunim me dy këngëtarë gjermanë, Moe Phoenix dhe Jumpa.

Capital T sjellë “Mercy” në qershor (Video)

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur kosovar, Capital T, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të sjellë në treg këngën e tij më të re.

Kënga titullohet “Mercy” ndërsa do të jetë në bashkëpunim me reperin francez, Moe Phoenix, shkruan Periskopi.

Këtë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një postimi në Instagram.

Ai gjithashtu ka njoftuar se kënga publikohet me 1 qershor, ndërsa kjo këngë vjen pas versionit të këngës “200 ditë” që e lansoi në bashkëpunim me TNT. /Periskopi

 

View this post on Instagram

 

Attenzione ? MERCYYY 01 JUNE ? @moephoenix @jumpa275 ? #summer19

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Capital T tregon anën humane, shtron iftar për 310 persona

Periskopi.com Showbiz

Capital T veçse një reper i suksesshëm, ai shpesh e ka dëshmuar që është edhe një humanist i madh.

Jo rrallë herë reperi ka ndihmuar familjet në nevojë.

Ndërsa, ai sot ka bërë një vepër të madhe humane, duke dhuruar iftar për 310 persona, madje artisti edhe ka bërë iftar me ta.

Këtë gjest të tij e ka përgëzuar humanisiti z.Halil Kastrati, i cili ka postuar një foto në Instagram ku shihet së bashku me Capital T.

“Trimi sot dhuroj iftarin për 310 persona në kuzhinën tonë si dhe ishte bashkë me ne në iftar,” shkruan Kastrati në Instagram.

Kjo nuk pritej – Drake i shkruan reperit të njohur kosovar

Periskopi.com Showbiz

 

Reperi Drake, është njëri nga emrat më të famshëm botëror.

Së fundmi, reperi kosovar, Capital T befasoi ndjekësit me postimin e tij të fundit kur tregon se Drake i shkroi atij, shkruan lajmi.net

Dëshminë e hodhi në profilin e tij, Instagram që duket se ka pranuar një mesazh nga reperi ndërkombëtar: “Faleminderit për…” janë fjalët e tij kundrejt Kapos.

Nuk dihet se për çfarë është fjala por kjo gjë ndodhi për herë të parë…

Nga ana tjetër, Capital T po vazhdon të shijojë suksesin e këngës së fundit “Bomba” të lansuar para tri ditëve.

 

Çmendi gjithë vajzat me postimin e fundit – Femra përkrah Capital T sqaron gjithçka

Periskopi.com Showbiz

Në bazë të publikimeve të postuara në rrjete sociale, Trimi shfaqej mjaft i afërt me vajzën teksa mbanin duart me njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net

E më pas gjatë gjithë ditës, Capital T pranoi komente të shumta në mesin e të cilave ishin se ai ‘theu zemrat e shumë vajzave’.

Megjithatë, vajza misterioze e cila thuhej se është e dashura e Capital T quhet Marija Kolinovic dhe është ish-missi i Malit të zi.

Ishte vetë modelja e cila reagoi përmes një postimi të publikuar në Instagram ku mohon një gjë të tillë.

“Njerëzit kanë folur me orë të tëra për lidhjen time me Trimin, kështu që po jam një qëndrim lidhur me këtë. Trimi është një djalë perfekt, por marrëdhënia ime me të është vetëm profesionale. Unë kam një të dashur dhe është ky Petar Abramovic . Kjo është e gjitha që mund të them”, shkruan ajo.

Mbase modelja do jetë pjesë e klipit të ri të reperit, Ademi.

Capital T i dashuruar? Publikon fotografi me vajzën misterioze

Periskopi.com Showbiz

Këngëtari shumë i pelqyer nga shumë të rinjë duket se ka bërë publike sot për herë të parë të dashurën e tij.

Këngëtari ka postuar dy foto në rrjetin social Instagram, së bashku me vajzën e cila mendohet të jetë e dashura e tij.

Në fotografinë e dytë shfaqen duke i kapur duart njëri -tjetrit, shkruan Periskopi.

Fotografinë e ka shoqëruar me mbishkrimin: “A thua kush është vajza mistertioze?”

Reperi tjetër dhe shoku i Capital T, Majku ka komentuar duke i thënë’ ‘’Hej hej’’.

Nuk dihet nëse Capo ka bërë hap drejt zyrtarizimit të një lidhje të mundshme apo vajza në fjalë do të jetë pjesë e ndonjë videoklipi.

Fansat janë bërë shumë kurioz për vajzën në foto, sidomos gjinia e bukur femërore./Periskopi/.