Veseli: S’jemi as më të mirë as më këqij se qytetarët e BE-së

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar masa drastike në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në përmbyllje të projektit të mbështetur nga BE dhe realizuar nga forcat italiane karabinierët që kanë mbështetur Policinë e Kosovës në ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër dukurive negative, Veseli tha se Kosova ka shënuar progres, por do të vazhdojë më fuqishëm luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai tha se qytetarët e Kosovës ndjehen thellësisht të brengosur me korrupsionin, nepotizmin dhe klientelizmin në institucionet publike, ndërsa shtoi se ka ardhur koha të veprohet kundër këtyre dukurive negative, pasojat e të cilave janë të shumëfishta.

Veseli tha se institucionet e shtetit duhet të pastrohen nga abuzuesit dhe hajnat e kanë vendin në bankën e të akuzuarve, e jo në shtet.

Ai tha se Kosova nuk ka rini për të humbur, as në lindje as në perëndim, ndërsa pati edhe një porosi për zyrtarët  e BE-së.

Ndërsa, Ricardo Serri nga Zyra e BE-së, theksoi se terrorizmi dhe radikalizmi ka qenë problem në Kosovë, andaj ka pasur nevojë për këtë mbështetje për Policinë e Kosovës dhe institucionet e saj.

Ndërsa, ambasadori i Italisë në Prishtinë, Piero Cristoforo Sardi ka nënvizuar rëndësinë e këtij projekti për luftën kundër korrupsionit dhe ekstremizmit.

Ai theksoi se korrupsioni nuk është vetëm vepër e rëndë penale, por çon drejt shkatërrimit të vendit.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka falënderuar BE-në që ka ndihmuar institucionet e sigurisë në Kosovë për të luftuar këto fenomene.

Ai tha se policia në vazhdimësi po i forcon kapacitetet që të jetë e aftë të ballafaqohet me sfidat dhe të punohet me partnerët, në mënyrë që të luftohet korrupsioni, krimi i organizuar, nepotizmi.

 

Kjo është makina e fundit e policisë italiane

Periskopi.com Tech & Auto

Ne jemi mësuar të shohim policinë italiane me Alfa Romeo apo Lamborghini.

Por karabinierët kanë zbuluar makinën e fundit të patrullimit. Një Jeep.

Makina e re e forcave policore italiane është e blinduar.

Dritaret, gomat dhe panelet e trupit mund të përballojnë të gjitha sulmet.

“Është një mjet taktik i aftë për të një siguri të nivelit të lartë për ushtarakët dhe gratë, duke ofruar një besueshmëri të jashtëzakonshme mekanike për të arritur me sukses çdo mision,”-raporton Top Gear.