Çastet e fundit të carit rus: Sovjetikët kursyen plumbat, më pas përdorën bajonetat për t’i dhënë fund vuajtjeve

Periskopi.com Lajme

Kanë kaluar 100 vite prejse mbreti i fundit rus, Nikolai II dhe familja e tij janë qëlluar për vdekje në Ekaterinburg. Rrethanat e vdekjes së familjes mbretërore, si dhe vendnodhja e eshtrave të tyre është ende misterioze.

Anton Skripunov – Një burrë i stërmadh me një xhaketë lëkure të zezë lexoi verdiktin me zë të lartë dhe qartësisht: “Nikolai Alexandrovich, përpjekjet e juaja për të shpëtuar kanë dështuar! Dhe tani, një kohë e vështirë për Republikën Sovjetike… misioni ynë është të zhdukim shtëpinë e Romanovit!”.

“Zoti im, çfarë do të thotë kjo?”, bërtiti Nikolai II.

A pit where the bodies of members of Russian emperor's family were left after execution

Në përgjigje, një njeri mori revolen dhe e drejtoi drejt mbretit rus, raportoi “Sputnik International”, transmeton Periskopi.

Të shtëna, ulërima dhe rënikme janë dëgjuar nga zona e shtëpisë së inxhinierit Ipatiev. Ekzekutorët iu drejtuan perandorit. Më vonë, secili anëtar i qtijes do të insistonte, “Unë isha ai që e vrau carin”. Të shtënat ishin aq të shumta pas disa minutave, saqë edhe një qitës u plagos lehtë.

Kur zhurma e zjarrit u ndalua, në qoshe të dhomës kishte një britmë – Anna Demidova, shërbëtore, ishte e gjallë. Ajo më pas u qëllua. I plagosuri, princi i kurorës mbretërore Alexei, 13-vjeçar u zgjua pasi ndjente dhimbje të mëdha. Më pas edhe ai qëllohet për vdekje. Në anën e kundërt, 21-vjeçarja dukesha Tatiana tentoi të lëvizte. Sikur edhe motra e saj, 17-vjeçarja princesha Anastasia, u vritën menjëherë.

Remains of belongings of the Grand Duchesses found in the fireplace in Yekaterinburg

Peter Ermakov, krahu i djathtë i shefit të ekzektutimeve Yakov Yurovsky, u urdhërua nga Alexander Strekotin që të ruanin plumbat dhe të fillonin të përdornin bajonetat në drejtim të mbijeturëve.

“Ky ishte momenti më i keq i vdekjeve të tyre. Ata nuk do të vdisnin në mënyrë të menjëhershme, ata kanë bërtitur, rënkuar dhe përdridheshin për të shpëtuar. Zonja kishte shumë dhimbje para se të vdiste – Ermakov ishte qëlluar shumë herë me bajonetë”, kujtoi më vonë Strekotin.

Për trupat e vdekur një teori thotë se janë tretur me acid sulfurik në traktin e Ganina Yama pranë qytetit. Teoria tjetër thotë se trupat janë djegur me naftë në rrugën e vjetër të Koptyakovskaya.

A photograph of members of a convoy that accompanied the royal family from Tsarskoe Selo to Tobolsk in 1917

Tetë ditë më vonë, rojet e bardha do të hyjnë në Ekaterinburg për të hapur hetimet e reja. Megjithatë, ishte viti 1979 kur eshtrat e romanovëve ishin zhvarrosur.

Analizat e kryera në vitet 1990 kanë konfirmuar se ato ishin të vërteta, por Kisha Ortodokse Ruse nuk ishte dakord me rezultatet. Në vitin 2015, prapë filloi një gjyq i ri, por çështja e varrimit mbetet ende e hapur.

Copy of an illustration depicting Russian Emperor Nicholas II's abdication.

Është ende e panjohur se përse më 6 prill, Komiteti Qëndror i Rusisë për Ekzekutime dërgoi romanovët në Ural dhe jo në Moskë. Dhe mbetet ende e panjohur arsyeja përse ata zgjodhën Ekaterinburgun dhe jo ndonjë vend tjetër special për ekzekutime.

Të burgosurit janë transportuar në mënyrë sekrete: të parin kanë transportuar Nikolain, gruan e tij dhe vajzat Maria dhe Anastasia dhe shërbyesit e tyre. Familja do të bashkohet me 23 maj.

Keys from the Ipatievs' house (left - interfloor, right - from the execution room)

“Disa punonjës dolën jashtë dhe blinduan dritaret me shufra prej çeliku në dritaren tonë të vetme të hapur. Nuk ka dyshim se gjatë gjithë kohës kanë frikë se do të dalim ose do të kontaktojmë me rojet,” shkroi Alexandra Fyodorovna në ditarin e saj më 11 korrik./Periskopi/