Komente sensacionale nga ish-boksieri: NASA është gënjeshtër, toka është e rrafshët jo e rrumbullakët

Periskopi.com Sporti

Carl Forch është pjesë e atyre që besojnë se toka është e rrafshët.

Jo, seriozisht, ish-boksieri është i bindur se toka është e rrumbullakët, dhe ai gjithashtu e ka quajtur NASA-n “agjension fallco”.

Natyrisht, të gjithëve u lejohet të kenë mendimin e tyre dhe janë miliona njerëz që besojnë njejtë si Forch, por fakti se ai beson të jetë 100% e vërtetë dhe fakti se ai beson që NASA është gënjeshtër, është absolutisht sensacionale.

p1e939as7e17dd1r61kq61gqokrof.jpg

Debati për formën e tokës është një prej më të vjetërve në mesin e njerëzve. Shumë besojnë se ka formën e rrumbullakët, ndërsa të tjerët mendojnë se është e rrafshët.

“Toka është e rrafshët 100%,” tha boksieri i pensionuar.

“Nuk ka dëshmi për formën rrumbullake të tokës dhe ky agjension gënjeshtër i hapësirës, NASA, përdorë imazhe CGI dhe secili është ndryshe.

p1e939ccvf13kh9671ujcuqo1b5h.jpg

“I shikoj ato duke menduar, “prit një minutë, ato janë si animacione’.

“Kur dikush si Richard Branson shkon atje dhe bën fluturime… dhe ju mund të shikoni prapa dhe të shihni formën e rrumbullakët, atëherë do të besoj se toka është glob.”

Froch njihet si një boksier që ka marrë shumë goditje të rënda në kokë, kështu që nuk ka dyshim se dikush do ta fajësojë këtë për komentet e fundit. /Periskopi.com/