Del Ponte: Tepër vonë për t’i dënuar komandantët e UÇK-së

Periskopi.com Lajme

Del Ponte mendon se është shumë vonë të dënohen komandantët e UÇK’së për krime lufte, transmeton Gazeta Metro.


Ish kryeprokurorja e gjykatës së Hagës, Carla del Ponte, në një bisedë telefonike për Tanjug ka thënë se, ka kaluar kohë e gjatë nga krimet në Kosovë dhe kështu ajo nuk pret që Gjykata Speciale të gjejë të vërtetën dhe të kënaqë me drejtësinë.

“Është tepër vonë për të gjetur të vërtetën për krimet e kryera në Kosovë, dhe sidomos për Shtëpinë e Verdhë. Përpiqemi ta bëjmë atë që një kohë, por nuk kemi arritur’’, tha Ponte në një bisedë telefonike për Tanjugun.

Ndërkohë në Hagë, tashmë kanë filluar të merren në pyetje disa nga ish komndantët e UÇK’së. Sot, në ora 10:00 ka nisur intervistimi i gjatë i Rrustem Mustafës – Remit.

Në pyetje këtë të mërkurë (nesër) merret edhe një figurë e lartë e UÇK’së, ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku.

Berisha: Mogherini si Carla del Ponte, punon 100% për interesat e Serbisë

Periskopi.com Lajme

Analistja Kimete Berisha përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook” ka lavdëruar vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake, ndërsa ka kritikuar Frederica Mogherinin pas reagimit të saj se kjo masë ndaj mallrave serbe duhet të hiqet menjëherë, raporton Periskopi.

Për Berishën, Mogherini është si Carla del Ponte, pasi ajo po punon 100 për qind për interesat e Serbisë.

Lexoni të plotë reagimin e saj:

Për herë të parë pas luftës, jam ndjerë mirë, jam ndjerë si njeri, aq mirë sa nëpër shi kam ecur pa çadër, kokën lart.

Vendimi i qeverisë sonë për ‘sanksione’ ndaj ushqimeve të Serbisë, është vendimi më i bukur pas pavarësisë.

Është vendim që të jep shpresë se ende ka mundësi ‘të bëhet mirë’, se shteti nuk ka mbaruar.

Përveç që e ndihmon vendin, përveç që e vetëdijëson popullin që t’i kthehen vetëvetes se edhe pa prodhime të krimbura serbe vazhdon jeta, Kryeministri Haradinaj sot ka bërë edhe sevap me të gjithë ne, na ka bërë të ndjehemi faktorë dhe të pavarur.

Nëse vazhdon kështu, s’të kisha ndërru me asnjë…

Por edhe nëse zgjat shkurt kjo ‘strategji’ vetëmbrojtëse ndaj Serbisë, kryesore ka ndodhur, që Kosova të mos sillet së paku një ditë në ekzistencën e saj si viktimë dhe e nënshtruar, aty ku na ka katandisur Hashim Thaçi, të cilin ose e kanë shantazhuar, ose u çmend, se përndryshe s’ka logjikë se ka arritur deri në atë shkallë sa nuk e paramendon jetën pa Serbinë.

Kush di pse, por Hashim Thaçi është ai që ua ka kthyer serbëve ymydin ‘e humbur’ se Kosova ‘varet’ nga ‘pajtimi’ me Serbinë, i cili nuk ndodh kurrë.

Hashim Thaçi sot është armik më i madh se Serbia i pavarësisë së Kosovës, sepse është ai që e relativizuar shtetin e Kosovës, dhe e ka futur idenë se ‘tregimi për Kosovën ende nuk ka përfunduar!

Mirë që bile në këtë rast Kadri Veseli është ‘me ne’ e jo me Hashim Thaçin.

Të gjithë, pa përjashtim, sidomos opozita tani duhet ta përkrahin vendimin e qeverisë për taksat ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

P.S. Federica Mogherini që kurrë nuk e ka fshehur simpatinë e saj të madhe për Serbinë dhe nuk ka reaguar asnjëherë pse Serbia e bllokon dhe pengon Kosovën kurrë pa pushuar, sot ka reaguar për vendimin e qeverisë së Kosovës dhe ka ‘urdhëruar’ që menjëherë të hiqet taksa për prodhimet serbe.

Kosova s’paska të drejtë të vendos taksë 100% për prodhimet serbe, kurse Mogherini paska të drejtë të punojë 100% për iteresin e Serbisë, në dëm të Kosovës.

Por, ajo asnjëherë nuk ka kërkuar të zbulohen krimet serbe ndaj fëmijëve shqiptarë. Se ushqimet serbe kanë ‘çmim më të lartë’ për të, ‘kushtojnë më shtrenjë’ se jeta e shqiptarëve.

Mogherini asnjëherë nuk ka reaguar pse Serbia nuk e zbaton asnjë pikë të marrëveshjes së 19 Prillit (2013) mes Hashim Thaçit e Ivica Daçiçin.

Prandaj, kjo BE që ashiqare po e ‘kthen’ Serbinë në Kosovë, që vetëm Kosovën e mban të izoluar nga krejt bota, nuk është ajo BE-ja që duam.

Nuk është ajo BE që na intereson.

Nuk prish punë të gjykosh dualizmin dhe dyfytyrësinë e Mogherinit sot.

As të mos e pranosh si ndërmjetësuese në dialog, sepse ajo nuk ka as takt së paku ta fsheh neverinë kur përshëndetet me shqiptarë dhe simpatinë kur përqafohet me serbë.

Mogherini do të pyetej për takstat, sikur BE ta pranonte pavarësinë e Kosovës.

Neve BE nuk na pranon si shtet, sepse ende për BE-në Kosova është çështje e ‘hapur’, BE na i kanë besuar vetëm ‘eurot’ t’ua ruajmë, vërtetë të na ‘i ruajnë’ ata neve.

Shqiptarët janë lodhur.

Nëse s’i pranon BE-ja, e s’i marrin për njerëz- s’i pranon, mos t’i pranojë, ama edhe një ‘Carla del Ponte’, që punon qind për qind për interesat e Serbisë, nuk kalon ?.

Del Ponte tha se Ramush Haradinaj nuk meriton të jetë kryeministër, reagon zv.ministrja kosovare

Periskopi.com Lajme

Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 1999-2007, në një intervistë është shprehur se ka ende shumë punë për të bërë sa i përket ndëshkimit të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

Ndërsa ajo ka vënë në pikëpyetje ekzistencën e Kosovës si shtet, si dhe e konsideron të padrejtë postin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

Deklaratës së Del Ponte-s i ka reaguar edhe Magbule Shkodra, Zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Shkodra përmes një statusi në llogarinë Facebook, komentet e ish-kryeprokurores i ka quajtur të pa qëndrueshme, ndërsa ka thënë se Ramush Haradinaj është njeriu i duhur në vendin e duhur, përcjellë Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i zëvendësministres Shkodra:

Komentet e Del Pontes plotësisht të paqëndrueshme.Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinaj i kaloi me sukses të gjitha betejat ligjore.Drejtësia vendosi: I PAFAJSHËM z.Ramush Haradinaj.

Përndryshe, është njeriu i duhur në vendin e duhur.Kryeministër i cili çdo ditë me vendime po i zgjidhë problemet e grumbulluara të Kosovës!

Carla Del Ponte: Haradinaj nuk e meriton postin e kryeministrit

Periskopi.com Intervista

Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë nga viti 1999-2007, në një intervistë ekskluzive për Ora News shprehet se ka ende shumë punë për të bërë sa i përket ndëshkimit të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi.

Carla Del Ponte: Nga lufta ballkanike gjykata ndërkombëtare e ish-Jugosllavisë mundi që 160 përgjegjës të lartë politikë e ushtarak, jo nga ata që kanë kryer krimet, por nga ata që janë ulur në tavolinë dhe që kanë organizuar kanë vendosur, kanë planifikuar krimet. Por janë edhe ata që kanë kryer këto krime, ndaj të cilëve duhet të merret sistemi kombëtar. Duhet thënë se ka mjaft për të bërë në këtë drejtim, pra nuk jemi në një nivel ideal. Nuk e di se çfarë po ndodh tani në Bosnjë-Hercegovinë apo në Serbi, por mendoj se ka ende për të punuar. Të shohim!

Carla Del Ponte vë në pikëpyetje ekzistencën e Kosovës si shtet, si dhe e konsideron të padrejtë postin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

Carla Del Ponte: Dua të them që Haradinaj nuk meriton këtë funksion që meriton sot. Ai është dënuar nga Gjykata e Hagës, e për fat të keq Gjykata e Apelit e la të lirë. Por unë nuk isha më kryeprokurore. Është gjë e rëndë kur sheh se ai është dënuar në shkallë të parë, por Kosova është një gjë e jashtëzakonshme tashmë. Kosova është privilegjuar me njohjen e saj si shtet që sipas meje ka qenë mjaft i nxituar. Gjithashu kur ne nisëm hetimet tona patëm një vështirësi të madhe, pasi askush nuk donte që ne të bënim këto hetime. Në Kosovë duhet parë ende se çfarë po bëhet dhe për mua Kosova është ende një pikëpyetje.

Po kush janë sot të pandëshkueshmit e mëdhenj?

Carla Del Ponte: Të padënueshmit më të mëdhenj sot nuk mund t’i them se as nuk di, por di që të Padënueshmit e librit tim e të Padënueshmit sot në Siri, duke u nisur nga presidneti Asad e të gjithë përgjegjësit e tjerë politikë e ushtarakë të regjimit të Asadit, e të gjitha krimet e kryera nga grupet terroriste, nga grupe rebele e nga grupet e opozitës. Komisioni ynë i hetimit ka identifikuar se si nga njëra anë tek tjera kryhen çdo ditë krime e nuk ka drejtësi në Siri.

Një nga akuzat më të rënda të bëra gjatë punë së saj si kryeprokrurore e krimeve në ish-Jugosllavi është e famshmja shtëpia e verdhë në fshatin Gurrë e Madhe në Burrel ku sipas Carla Del Ponte ishte një klinikë klandestine e përdorur për të transplantuar organet e reth 300 civilëve serbë të rrëmbyer nga UÇK.

Carla del Ponte: Oh.. te mos flasim për atë shtëpi të verdhë. Në atë shtëpi të verdhë tentuam të bëjmë një hetim, por nuk ja dolëm dot ta bënim. Më pas doli raporti i Dick Marty në Këshillin e Europës që konfirmoi gjithçka. E tani ka një Gjykatë të Kosovës, e nuk kam dëgjuar se ka bërë gjë e kam dyshime se do të arrijë të zbardhë këtë ngjarje. Atëherë sa më takon, nuk na lejuan të bëjmë këtë hetim e nuk mundëm ta bëjmë këtë hetim, prandaj dhe unë e kam rrëfyer faktin në librin tim të parë “Gjuetia, Unë dhe kriminelët e luftës.” Të shohim e ç’do ndodhi, Por për eksperiencën time të punës di se sa më shumë kohë kalon aq më pak arrihet të zbardhet çështja.

Në botën e sotme ekziston pandëkshkueshmëri pasi nuk ka vetëdije, nuk ka drejtësia ose ekziston pafuqia për ta kryer atë?

Carla Del Ponte: Sot ekziston pandëshkueshmëria pasi mungon vullneti politik. Drejtësi Ndërkombëtare ka, ekziston e do të vazhdojë të ekzistojë. Drejtësia për viktimat do të ketë nëse ka vullnet politik të vendeve e veçanërisht vullneti politik të Këshillit të Sigurisë së OKB.