Kjo nuk është fer: Mënyra si i poshtëroi Carlos Vela kundërshtarët para se të shënonte është e dhimbshme

Periskopi.com Sporti

Zlatan Ibrahimovic mund të mendojë se është lojtari më i madh në MLS, por siç qëndrojnë gjërat aktualisht, ai ka mbetur vetëm nën hijën e Carlos Velas.

Vela, 30-vjeçar, shënoi dy gola të tjerë për Los Angeles FC mbrëmë gjatë fitores 4-0 kundër San Jose Earthquakes.

p1dis30pg3sta1dm4uq2aioiq9g.jpg

Ai tani ka arritur në shifrën e jashtëzakonshme të 26 golave të shënuar në 25 ndeshje këtë sezon – më shumë se çdokush tjetër dhe gjashtë më shumë se Ibrahimovici – derisa ka kontribuar edhe me 15 asistime.

Los Angeles kryeson në Konferencën e Perëndimit me 19 pikë dhe Vela pothuajse i vetëm drejtoi skuadrën drejt kësaj pozite.

Ish-lojtari i Arsenalit ka shënuar disa gola të veçantë për Los Angelesin në vitin 2019 dhe këtij koleksioni ai ia shtoi edhe një tjetër mbrëmë, duke poshtëruar totalisht mbrojtjen e San Joses.

Shikoni më poshtë.


Absolutisht brutale. /Periskopi.com/