Roberto Carlos: Cristiano Ronaldo është ikonë e futbollit

Periskopi.com Sporti

Ambasadori global i Real Madrid, Roberto Carlos, gjatë një eventi të klubit, ndër të tjera foli edhe për kampionët në fuqi të Italisë, Juventusin dhe super yllin Cristiano Ronaldo.

“Ronaldo? Cristiano është një ikonë. Padyshim që Juventus është përforcuar fuqishëm, por pak më parë pamë se si u mundën nga Manchester United. Kjo dëshmon se në futbollin modern, nuk fiton gjithmonë ekipi që ka përbërjen më të mirë, por ata që mund të gjejnë më shumë ekuilibër në fushë”, deklaroi Roberto Carlos.

Image result for Ronaldo 2018

Ish-mbrojtësi brazilian foli edhe për largimin e portugezit nga Reali dhe formën që po kalojnë këta të fundit.

“CR7 përfaqëson shumë, por askush nuk mundet të fitojë i vetëm Champions League. Real Madrid? Fitorja ndaj Plzen 5-0 ishte fantastike për të rikuperuar vetëbesimin në grup”.

”Tani mund të vazhdojnë të punojnë dhe përmirësohen, kështu që skuadra ka shanset të luajë një tjetër finale, për më tepër që luhet këtu në Madrid”, shtoi braziliani legjendar, Roberto Carlos./Periskopi/