Southamptoni nuk mundi ta besojë se Arsenali pagoi 7 milionë euro për një lojtar si Cedric Soares

Periskopi.com Sporti

Lëvizja e Arsenalit për Cedric Soaresin në afatin kalimtar të janarit erdhi si befasi e madhe për Southamptonin, me “Shenjëtorët” që raportohet se ishin shumë të lumtur me marrëveshjen huazuese të mbrojtësit të djathtë.

Mikel Arteta ka aktivizuar Ainsley Maitland-Niles në krahun e djathtë, i detyruar për shkak të lëndimeve, transmeton Periskopi.

Gjatë afatit kalimtar të janarit, “Topçinjtë” transferuan Cedric Soaresin në formë huazimi deri në fund të edicionit nga Southamptoni, një lëvizje me të cilën “Shenjëtorët” ishin shumë të lumtur.

Soares might not be seen in the kit again for a few weeks. Image: Arsenal.com

“The Athletic” raporton se Southamptoni “mezi besoi” se Arsenali po paguante 7 milionë për një mbrojtës të lënduar, i cili mbetet pa kontratë në fund të sezonit.

Soares pësoi një lëndim në gju gjatë ndeshjes kundër Crystal Palace më 21 janar, dhe mund të mbetet jashtë deri në mars.

Klubi i Southamptonit veç ishte në treg për një mbrojtës të majtë për shkak të lëndimit të Soaresit, dhe transferoi Kyle Walker-Peters në formë huazimi nga Spurs. /Periskopi.com/

Transferimi i ri i Arsenalit po sjell me vete në PL nxehtësi karaibesh: Gruaja e tij është thjesht tunduese

Periskopi.com Sporti

Bashkëshortja e Cedric Soaresit, Filipa Brandao shfrytëzoi Instagramin për ta uruar bashkëshortin e tij për transferimin teArsenali.

“Topçinjtë” nënshkruan me mbrojtësn e djathtë në formë huazimi deri në fund të sezonit, transmeton Periskopi.

Brandao është e famshme në Instagram, me më shumë se 43,000 ndjekës dhe rregullisht poston foto në platofrmë, shpeshherë edhe bashkëshortit, me të cilin i dhanë fund beqarisë në qershor të vitit 2019.

Mos i humbisni më poshtë fotot e saj. /Periskopi.com/

Zyrtare: Inter kompleton transferimin e portugezit

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Southampton, Cedric Soares ka kaluar me sukses testet mjekësore, për t’u zyrtarizuar si lojtari më i ri i Inter. 

Sipas Sky Sport Italia, Inter do të paguajë një shumë prej 500,000 euro për të marrë portugezin deri në verë, me mundësi blerje për 11 milionë euro në fund të këtij sezoni, shkruan Periskopi.

27-vjeçari përfundoi me sukses testet mjekësore në selinë e klubit CONI në Milano dhe tani do të finalizojë detajet e kontratës para se të bëhet një njoftim zyrtar.

Image result for Cedric Soares

Cedric shpenzoi katër vite në Premier Ligë, duke bërë mbi 100 paraqitje me Southampton.

Ai është gjithashtu kampion i Evropës me Portugalinë në vitin 2016, ku luajti katër ndeshje. /Periskopi