Policia jep detaje për të arrestuarit çekë që planifikuan të lëshojnë dronin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën Shtërpcë–Prevallë, nga njësitet policore janë ndaluar dy vetura me targa të Çekisë, në të cilat ishin tetë persona.

Emrat e të arrestuarve janë: Jan Zorabiç, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Çervenka, Nikola Zborilova.

Ata u arrestuan dje nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur në flagrancë me flamur serb, një flamur anti-kombëtar dhe një dron që dyshohet se do ta përdoronin në ndeshjen e sotme Kosovë – Çeki.

Gjatë kontrollimit, në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim “Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim  “Nema predaje”, gjashtë thika, dy radiolidhje, një shufër hekuri dhe një dron.

“Nga ana e policisë të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin policor në Ferizaj – sektori i hetimeve rajonale për intervistim dhe verifikimin e qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë”.

“Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, me urdhër të tij, janë konfiskuar përkohësisht dokumentet e udhëtimit si dhe të gjitha pajisjet e gjetura tek ta dhe të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt”.

“Nga njësiti i migrimit, personave iu është dorëzuar ftesa zyrtare që me datë 07.09.2019 të paraqiten në këtë njësi për procedura të mëtutjeshme”.

 

Këta janë tetë çekët e arrestuar që planifikuan ngritjen e dronit në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabiç, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Çervenka, Nikola Zborilova.

Ata u intervistuan në stacionin e policisë në Ferizaj.

Burime të Sinjalit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, kanë konfirmuar emrat e tetë shtetasve çekë të cilët janë arrestuar dje nga Policia e Kosovës në Ferizaj, pasi janë kapur në flagrancë me flamur serb, një flamur anti-kombëtar dhe një dron që dyshohet se do ta përdoronin në ndeshjen e nesërme Kosovë – Çeki.

Prokurori kujdestar ende nuk ka urdhëruar ndalimin e tyre prej 48 orësh, por gjasat janë se të njëjtit do të deportohen me procedurë gjyqësore dhe do t’u ndalohet hyrja ne Republikën e Kosovës.

Bëhet e ditur se ky grup ka qenë në përcjellje të policisë qe një kohë dhe se të njëjtit kanë synuar ti kamuflojnë veprimet e tyre duke u paraqitur si përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Zyrtari për informim nga Policia e Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini i cili ka qenë i përfshirë në këtë aksion, ka dhënë detaje të aksionit.

Sipas Hajdinit, dyshohet se ata kishin plan që dronin dhe flamujtë ti shfaqnin në ndeshjen e Kosovë – Çeki.

“Mund të konfirmojë se një aksioni i  Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë arrestuar 8 shtetas nga Çekia të cilëve u janë konfiskuar një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla. Dyshimet janë se do t’i përdornin këto mjete në ndeshjen e Kosovës me Çekinë. Aktualisht personat janë duke u intervistuar”, ka deklaruar Hajdini

 

Synonin ta ngrisin dronin mbi stadium me mbishkrim “Kosova është Serbi”, ndalohen çekët

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka ndaluar tetë shtetas të Çekisë të cilët kishin planifikuar që nesër gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki ta ngritnin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim “Kosova është Serbi”.

Falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt është bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë konfirmuar se në mesin e tetë të ndaluarve kanë qenë gjashtë meshkuj dhe dy femra.

Njëri nga çekët kishte edhe nënshtetësi të Serbisë ndërsa që të gjithë me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ky është një sukses i madh i policisë së Kosovës pasi është parandaluar një provokim i cili ka mundur të sjellë shumë telashe në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Femrat çeke po i mashtrojnë djemtë kosovarë: Për ‘martesë’ u marrin deri në 10 mijë euro

Periskopi.com Lajme

Qendra çeke për luftë kundër krimit të organizuar ka zbuluar rrjetin e martesave të rreme të femrave çeke me meshkuj nga Kosova dhe Turqia.

Qendra çeke për luftë kundër krimit të organizuar ka paralajmëruar në raportin e vitit të kaluar për martesat e rreme të femrave çeke.

Në fakt, sipas tij, ato për shumat nga 1000 deri në 10 mijë euro martohen me meshkuj nga Kosova ose Turqia që t’ju sigurojnë qëndrim në Gjermani ose të përkujdesen që autoritetet gjermane të pezullojnë dëbimin e tyre, raporton “B92”.

“Sigurisht se bëhet fjalë për persona që kanë marrë vendimet për dëbime dhe me martesë e legalizojnë qëndrimin e tyre. Ofertën e kam marrë nga një person çek i cili kërkonte femra. Në euro kam fituar një shumë pesëshifrore”, deklaroi për “Mlada fronta Dnes” një femër e cila kërkoi të mbetet anonime e cila ishte “martuar” në Frankfurt.

Policia çeke ka ashpërsuar në vitet e fundit hetimet ndaj martesave në vend, ku brenda vitit zbulon mes 70 deri në 150 martesa të rreme, ka paralajmëruar qendra për luftë kundër krimit të organizuar.

Biznesi i martesave të rreme ka kaluar edhe në shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian.

“Trendi i ri është kalimi i martesave të rreme edhe në shtete të tjera të BE-së. Grupe kriminale janë duke caktuar martesa të rreme kryesisht me shtetas turqë. Nuk është e lehtë të dëshmohet një veprimtari e tillë kriminale sepse femrat në të njëjtën kohë nuk shkojnë me dhunë, por përkundrazi për një ‘shërbim’ të tillë fitojnë shuma jo të vogla parash. Shpeshherë femrat qëndrojnë në territore të atyre shteteve të BE-së, ku punojnë edhe si prostituta në klube erotike”, ka paralajmëruar qendra në raportin e vitit 2018.

Policia çeke në bashkëpunim me kolegët gjermanë kanë zbuluar deri më tani rrjetin më të madh të mashtrimeve me martesat e rreme duke arrestuar katër femra çeke dhe disa kosovarë të cilët pas hetimeve të realizuara në Gjermani është dëshmuar se ishin në gjendje të siguronin qindra martesa të rreme që shtetasit e tyre të siguronin qëndrimin në Gjermani, transmeton lajmi.net.

“Çekeve formalisht u është siguruar puna dhe qëndrimi në Gjermani kurse burrat e tyre në bazë të martesave të trilluara të realizuara me ndihmë nga Kosova, kanë kërkuar qëndrim në Gjermani me arsyetimin e bashkimit familjar”, ka thënë zëdhënësi i Qendrës për luftë kundër krimit të organizuar, Jaroslav Ibehaj për “Mlade fronte Dnes”.

Çekeve të cilat përfitojnë nga 1000 deri në 10 mijë euro nuk do të ballafaqohen me dënime sepse me ligjet çeke një një veprimtari e tillë konsiderohet ilegale vetëm nëse kryhet brenda Republikës çeke.

 

40 të rinj çekë në Kurvelesh për të shënjuar shtigje të reja

Periskopi.com Lajme

40 të rinj çekë nga disa universitete të ndryshme, po bashkëpunojnë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit në Malet e Kurveleshit duke shënjuar shtigje të reja.

Tashmë një shteg i ri mund të përshkohet nga Nivica drejt Finiqit, kryeqendra e Epirit antik si dhe Butrintit duke ringjallur kështu përsëri rrugët e karvanëve dhe shtigjet antike.

Kjo rrugë e shënjuar dhe e hedhur në koordinatat GIS, shumë shpejt do të jetë një atraksion i ri, ku të apasionuarit me ngjitjet apo rrugëtimet në male mund të ecin nga Butrinti drejt Finiqit, Qafa e Skerficës, Fushë-Bardhë, Zhulat-Kaparjel, Golem, Nivicë.

Nga kjo rrugë kaluan edhe ushtritë normane të udhëhequra nga Bohemundi, Princi i Antiokut, i cili sipas përshkrimeve të Anna Kommnenës (e bija e perandorit Aleks Kommneni), ishte një prej prijësve legjendarë të kryeqytetaseve që mbërritën në Kostandinopojë.

Ndoshta ky shteg mund të promovohet si Shtegu i Normanëve dhe shumë shpejt do të ketë tabelat orientuese si dhe tabelat historike./ATSH