Publikohen çmimet e biletave për ndeshjen Çeki-Kosovë: Luksi kushton, ulëset modeste të përballueshme

Periskopi.com Sporti

Federata e Futbollit të Çekisë ka bërë të ditur numrin e saktë të biletave që janë ndarë për tifozët të Kosovës në ndeshjen e muajit nëntor si dhe çmimin e tyre.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës do të luhet më 14 nëntor, e që është vendimtare për të dyja kombëtaret.

Siç bën të ditur faqja zyrtare e Federatës çeke, 627 bileta janë ndarë për sektorin e mysafirëve dhe ato mund të rezervohen përmes Federatës së Futbollit të Kosovës.

FFK do të njoftojë datën e shitjes së biletave për ndeshjen me Çekinë.

Ndeshja do të luhet në ‘Doosan Arena’ në Plzen, që ka kapacitet prej 11,700 spektatorëve.

Ndërsa tifozët çekë mund të pajisen qysh nesër me bileta, derisa janë publikuar edhe çmimet e tyre:

VIP Red – 135.89 euro
VIP Blue – 97 euro
Kategoria e parë – 26.79 euro
Kategoria e dytë – 19 euro
Kategoria e tretë – 11 euro

Trajneri i Çekisë: Kosova është kundërshtari më i fortë, shiko ku ishin dhe ku janë

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Çekisë me gjasë do të jenë dy rivalët më të fortë për pozitën e dytë në Grupin A në kualifikimet për “Euro 2020”.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, “Dardanët” kanë grumbulluar pesë pikë, duke regjistruar dy barazime dhe një fitore.

Ata aktualisht pozicionohen në vendin e tretë me një pikë më pakë se Çekia që ka gjashtë, transmeton Periskopi.

Image may contain: 1 person

Kujtojmë se djelmoshat e Bernard Challandesit nuk njohin humbje që nga viti 2017, derisa e kanë quar në 14 numrin e ndeshjeve pa disfatë.

Dhe këtyre statistikave po i frikësohen çekët, derisa trajneri i tyre, Jaroslav Slihavy ka dhënë një deklaratë shumë të matur.

“Kosova duket të jetë rivali ynë më i fortë. Ata erdhën nga vazoja e pestë dhe shikoni ku janë tani. Kanë pesë pikë dhe nuk kanë humbur asnjërën nga tri ndeshjet. Ata luajnë si malazezët, por janë më produktiv”, tha ai.

“Ne duhet ta shikojmë veten dhe të bëjmë punën tonë. Në shtator na presin dy udhëtime të vështira në Ballkan, ndaj Kosovës dhe Malit të Zi. Nëse menaxhojmë mirë ndeshjen me Kosovën, mund të marrim frymë më lirshëm.” /Periskopi.com/