Sot kompletohen çerekfinalistët e Kupës, ja duelet

Periskopi.com Sporti

Kupa e Kosovës sot do t’i mësojë emrat e katër skuadrave të radhës që do të jenë pjesë e fazës çerekfinale.

Këtë të diel, tetë skuadra do të luftojnë përballë njëra tjetrës për të marrë një biletë që mundëson kalimin në fazën tjetër.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, FC Prishtina do të takohet me Arbërinë nga Dobraja, e cila në këtë ndeshje do të jetë në rolin e skuadrës nikoqire.

Gjilani e pret 2 Korrikun në shtëpi, Trepça i bën ‘konak’ rivalëve rajonal të Vushtrrisë, ndërkohë në Prizren takohen Liria dhe Ferizaj.

 

Përfundojnë ndeshjet e Kupës së Kosovës, ja skuadrat që kualifikohen në çerekfinale

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar katër takimet e parë të fazës së 1/8 në Kupën e Kosovës në futboll.

Ballkani, Feronikeli, Dukagjini dhe Drenica kanë siguruar kualifikimin tutje.

Ballkani ka siguruar çerek finalen e Kupës së Kosovës, pasi në takimin e sotëm mposhti Trepçën 89. 3:0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes në të mirë të skuadrë së Ismet Munishit.

Fitore sot, shënoi edhe Drenica me rezultatin 4:0 ndaj skuadrës së Dardanës.

Kurse, Dukagjini dhe Feronikeli, arritën fitore ndaj skuadrave si Vitia dhe A&N.

Feronikeli mposhti skuadrën A&N me rezultat 3:0, ndërsa Dukagjini arriti ta përmbys disavantazhin pas pjesës së parë duke triumfuar në fund 2:1 ndaj Vitis./

Loriana Kuka kualifikohet në çerekfinale

Periskopi.com Sporti

Loriana Kuka është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos “Abu Dhabi 2019”.

Në ditën e tretë të këtij Grand Slami, Loriana Kuka deri më tani ka arritur ti fitojë dy luftëra për të mbajtur gjallë shpresat për medaljen e dytë, pas asaj të fituar nga Majlinda Kelmendi.

Kukan në luftën e parë mposhti xhudisten nga Uzbekistani,Yuldasheva Nodira, ndërsa në luftën e dytë arriti fitore ndaj xhudistes nga Kina,Feo Chen.

Kuka në të dyja luftërat arriti të fitoj me Ippon.

Kujtojmë se xhudistia jonë numëron një numër të madh suksesesh, si medaliste e artë në ‘Grand Prix të Tbilisi’ kategoria -78 kilogram, po ashtu ajo arriti t’i fitoj edhe dy medalje të argjendta në vitin 2019 në garat e Grand Prix, Tel Aviv dhe Grand Prix, Marrakech.

Majlinda Kelmendi shkon në çerekfinale të Kampionatit Botëror në Japoni

Periskopi.com Sporti

Majlinda Kelmendi e ka vazhduar rrugën për ta kompletuar het-trikun në Kampionatin Botëror të Xhudos, duke kaluar në çerekfinale të Tokyo 2019 të hënën. Xhudistja kosovare e mundi me pikë Agata Perencin nga Polonia në rundin e tretë në kërkim të titullit të tretë botëror në kategorinë deri 52 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Pas një lufte të barabartë në fillim të duelit, Kelmendi nisi ta marrë kontrollin në dorë dhe kah fundi e hodhi në dysheme polaken. Në fillim gjyqtarët dhanë ippon për kampionen olimpike, por më pas e rikthyen vendimin dhe hedhjen e saj e llogariten vetëm një pikë.

Gjithsesi kjo i mjaftoi 28-vjeçares e cila e kaloi edhe këtë rund dhe tani do të përballet me Ai Shishime nga Japonia, e cila u shpall kampione bote më 2017.

Kosovarja, kampione bote më 2013 dhe 2014, rundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e dytë e mundi Luz Olvera nga Meksika.