Sot çerekfinalet e para të Botërorit Rusia 2018

Periskopi.com Botërori 2018

 “Rusi 2018” tashmë ka hyrë në fazën e saj më të nxehtë dhe rrethi i pretendentëve është ngushtuar në vetëm 8 skuadra, të cilat do të përplasen në fazën çerekfinale.

Emocionet e sfidave çerekfinale do të nisin këtë të premte, në orën 16:00, në “Nizhni Novgorod”, ku Franca përballet me Uruguain, në një duel të luftuar, ku edhe pse nisen si favoritë “gjelat” nuk mund të marrin asgjë si të mirëqenë.

Pas entuziazmit për eliminimin e Argjentinës dhe paraqitjen e shkëlqyer të djaloshit të artë Kilian Mbappe, skuadra e Deschamps është një prej kandidateve për titullin botëror, ndërsa në favor të tyre është edhe dëmtimi i Edinson Cavanit, një prej “yjeve” të Uruguait, që rrezikon të mos luajë.

Vëmendja kryesore në këtë sfidë shkon për talentin e bluve Kylian Mbabe, që është lojtari i dytë më i ri që ka shënuar në historinë e Botëorit, pas të madhit Pele.

Statistikat e përplasjeve direkte nuk flasin në favor të Francës, që ka fituar 1, barazuar 4 dhe humbur 3 herë ndaj Uruguait, me golaverazh të përgjithshëm 4/8. Në takimet që i përkaisn finaleve të Botërorit Franca nuk ka fituar asnjë ndeshje, duke barazuar 2 dhe humbur 1 herë.

Mbrëmja e së premtes do të ofrojë emocionet e një tjetër supersfide, të asaj mes Brazilit dhe Belgjikës, në orën 20:00, në Kazan. Në letër kjo cilësohet ndeshja më e bukur e kësaj faze, ndërmjet dy prej skuadrave më të talentuara të Kupës së Botës.

“Seleçao” nuk pëson gol prej ndeshjes së parë në grupe ndaj Zvicrës dhe mund të mbështetet te klasi i Neymar, ndërsa përfaqësuesja belge kaloi me sukses testin e vështirë ndaj Japonisë, ku me përmbysjen e rezultatit, duke shënuar tre gola, tregoi forcë dhe karakter.

Brazili është një skuadër shumë e ekuilibruar, aq sa në 9 ndeshjet e fundit në 8 raste nuk ka pësuar gol. Dhe në 10 përballjet e fundit me skuadrat europiane nuk është mundur asnjëherë, duke fituar 8 dhe barazuar në vetëm 2 raste.

 

 

 

 

Katër gjërat interesante që mund të ndodhin në çerekfinalet e Kupës së Botës (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Të premten do të luhen dy ndeshjet e para çerekfinale, ku do të takohen Franca-Uruguaji dhe Brazili-Belgjika

Favoritet si Franca e Brazili do të kërkojnë kalimin tutje në gjysmëfinale, ndërsa kombëtaret si Suedia dhe Rusia do të kërkojnë që të shkaktojnë befasi, shkruan Periskopi.

Më poshtë i keni katër gjërat interesante që mund të ndodhin në çerkefinalet e Kupës së Botës.

1. Kane mund ta thyejë rekordin e Gary Lineker

Harry Kane është lojtari kryesor i Anglisë në këtë Kupë të Botës ku ka shënuar gjashtë gola dhe është vetëm një gol larg që ta thyejë rekordin e Gary Lineker, i cili në vitin 1986 kishte shënuar gjashtë gola.

‘Tre Luanët’ në çerekfinale do të takohen me Suedinë, kombëtare e cila është befasia e këtij Botërori deri më tani.

2. Nikoqirët mund ta shokojnë Kroacinë

Rusia eliminoi një kombëtare të madhe si Spanja derisa ka përkrahjen e tifozëve dhe tani ambiciet janë rritur ku po kërkohet kualifikimi për në gjysmëfinale.

Rusia do të takohet me Kroacinë që eliminoi Danimarkën vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

3. Franca nuk ka fituar që 33 vite kundër Uruguait

Franca nuk ka fituar e madje as nuk ka shënuar gol në pesë takimet e fundit me Uruguajin.

‘Gjelat’ do të takohen me latino-amerikanët të premten me fillim nga ora 16:00 në kuadër të çerekfinales.

Fitorja e fundit e Francës kundër Uruguajit u arrit në gusht të vitit 1985. Francezët atë kohë triumfuan me rezultat 2:0.

Në ‘Rusia 2018’ Uruguaji eliminoi Portugalinë dhe gjithashtu pati tri fitore në fazën e grupeve, ndërsa Franca dërgoi në shtëpi Argjentinën e Leo Messit.

4. Brazili ta fitojë penalltinë e parë në ‘Rusia 2018’

Janë akorduar gijthsej 28 penallti deri tani në Kupën e Botës, por asnjë nuk është akorduar në të mirë të Brazilit.

Neymar fitoi një penallti kundër Kosta Rikës, por VAR më pas intervenoi dhe e anuloi penalltinë.

Brazil në çerekfinale do të takohet me Belgjikën në një ndeshje e cila pritet të jetë tejet interesante shkaku i kualitetit që kanë këto dy kombëtare. /Periskopi/

Ja kur luhen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Botës (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Angli-Kolumbi ishte ndeshja e fundit e fazës së 1/16-tës në Kupën e Botës, me ‘Tre Luanët’ që siguruan një vend në çerekfinale vetëm pas penalltive

Kupa e Botës do të ketë pushim për dy ditë, ndërsa të premten rikthehet me ndeshjet çerekfinale, shkruan Periskopi.

Uruguaji, Franca, Brazili, Belgjika, Rusia, Kroacia, Suedia dhe Anglia janë tetë kombëaret që kanë arritur në çerekfinale.

Uruguaji do të takohet me Francën të premten me fillim nga ora 16:00, ndërsa në mbrëmje luhet sfida tjetër Brazil-Belgjikë.

Të shtunën takohet Anglia me Suedinë nga ora 16:00, ndërsa Rusia dhe Kroacia luajnë në ora 20:00. /Periskopi/