Ish-trajneri i Argjentinës reagon ashpër: Do të merrja një pistoletë dhe do t’i vrisja të gjithë (Foto)

Periskopi.com Sporti

Vendimi i Federatës Argjentinase të Futbollit për të krijuar një seli në Spanjë, për të ndjekur nga pranë talentet e përhapura në Europë, ka ngjallur shumë polemika.

Zgjedhja e Tapia nuk ka qenë e mirëpritur dhe një prej kritikëve më të ashpër është Cesar Luis Menotti, trajneri që fitoi titullin e parë botëtor të Argjentinës në vitin 1978.

“Federata mendoi krijimin e një zyre në Spanjë, bleu tokën dhe po investon për godinën e re, ndërsa shumë skuadra në Argjentinë nuk kanë as ujë të pijshëm. Thotë se janë në kërkim të pasardhëve të Messi, por përse ata duhet të jenë vetëm në Europë dhe jo në Argjentinë,” – tha Menotti.

Më pas ai e shtoi tonin e kritikave: “Më vjen të shkoj të jetoj në Uruguaji dhe të largohem nga vendi im për shkak të këtyre drejtuesve që ka futbolli ynë që dështojë në fushë dhe jashtë saj. Do të merrja një pistoletë dhe do t’i vrisja të gjithë këta njerëz që po shkatërrojë futbollin dhe pasionin e një kombi për këtë sport,”.
Image result for Cesar Luis Menotti world cup