A u pendua kryetari i AAK’s, Haradinaj që dha dorëheqje? Ja çfarë kërkon tash

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është kthyer nga Haga në Kosovë.

Lajmin zyrtarisht e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në facebook.

Si duket Haradinaj është penduar që ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit pasi thotë se pas kthimit nga Haga do të vazhdoj me punë, shkruan Periskopi.

“Sapo u ktheva nga Haga, e nesër vazhdojmë me punë. Pas dorëheqjes sime kam kryer obligimin ligjor pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializuara. Pafajësinë time nuk mund ta vë në pikëpyetje askush. I kthehem obligimeve të mia në Kosovë. Vendimi im për dorëheqje dhe veprimet e mia të fundit janë porosi se çfarëdo abuzimi ndaj Kosovës, që vjen, nuk do të na lëkundë nga e drejta jonë sovrane. Kufijtë e Kosovës nuk guxon t’i prekë askush. Kosovës nuk mund t’i imponohet Dodik Republika. Tregu për njohje po, e taksa deri në njohje. Dialog pa kushte, po menjëherë”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërsa Haradinaj është përgjigjur edhe në atë nëse është kushtetuese vazhdimi i kryerjes së detyrave qeverisëse tani pas dorëheqjes, duke thënë se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për një vendim.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj”, shkruan Haradinaj.