Roma më në fund shënon kundër CFR Cluj

Periskopi.com Sporti

Roma ka kaluar në epërsi si mysafir i CFR Cluj, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të grupeve në Europa League.

Veretout është ai që ka realizuar në minutën e 49-të, duke shënuar me kokë pas një ndërprerjeje.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

blob:https://cc.sporttube.com/b282c2c8-9993-4eab-a1cc-a02c8d7321d2

Goditet rëndë klubi evropian: 26 të prekur me koronavirus

Periskopi.com Sporti

Në Rumani nuk dihet se kur do të përfundojë ky sezon futbollistik pasi koronavirusi po bën namin dhe po përhapet me shpejtësi të jashtëzakonshme.

CFR Cluj-Botosani është shtyrë, për shkak se 26 pjesëtarë të CFR Cluj kanë dalë me koronavirus.

Testet kanë treguar se 16 futbollistë dhe 10 anëtarë të stafit janë të infektuar dhe për 14 ditë duhet të qëndrojnë të izoluar.

Jo vetëm ata, por edhe të tjerët që kanë pasur kontakte me ta.

Duhet thënë se këto nuk janë rastet e para me COVID-19 në futbollin rumun, pasi të prekur ka pasur edhe te Dinamo, Botosani, dhe Universitatea Craiova, sikurse edhe në ekipe të ligës së dytë.

Concordia Chiajna, Petrolul Ploiesti and FC Arges janë prekur dhe mes tyre e ka pësuar edhe Armando Vajushi, shkodrani që është pjesë e Petrolul.

Valon Berisha ishte zhgënjyes sonte për Lazion, trajneri u detyrua ta largojë herët – merr notë të ulët

Periskopi.com Sporti

Valon Berisha ishte startues sonte për Lazion në ndeshjen e Europa Leagues kundër skuadrës rumune, CFR Cluj.

Mirëpo, mesfushori kosovar – i cili ishte absolutisht brilant për Kosovën kundër Anglisë – ishte totalisht jashtë elementit për lojë në këtë përballje, raporton Periskopi.

Ai i mungoi për një kohë të gjatë skuadrës nga Roma për shkak të lëndimit dhe sigurisht se i duhet kohë për t’u rikthyer në formën më të mirë.


Sidoqoftë, nga ajo që pamë sonte, ai ka shumë punë për të bërë, derisa nuk i la opsion trajnerit pos ta zëvendësojë atë në minutën e 67-të.

Në fakt, Berisha ishte zëvendësimi i parë i Lazios në këtë përballje, duke liruar vend për Danilo Cataldin.

Në përgjithësi ishte paraqitje zhgënjyese nga e tërë skuadra e Lazios, pasi u mposht me rezultat 2-1 si mysafire e rumunëve.

“ëhoscored” e ka blerësuar paraqitjen e Berishës me notën 6.1. /Periskopi.com/

Pas paraqitjes brilante të Valon Berishës kundër Anglisë, vjen shpërblimi për të nga Lazio

Periskopi.com Sporti

Valon Berisha dhuroi dy paraqitje fantastike për Kombëtaren e Kosovës, kundër Republikës së Çekisë më 7 shtator dhe tri ditë më vonë kundër Anglisë.

Edhe pse nuk startoi kundër çekëve, impakti i tij ishte shumë i madh pasi u inkuadrua në lojë, derisa “Dardanët” arritën një fitore të madhe me rezultat 2-1, raporton Periskopi.

Mirëpo, paraqitja e tij e jashtëzakonshme erdhi kundër Anglisë tri ditë më vonë, ku u emërua në formacionin startues nga Bernard Challandes.

Ai shënoi dy herë në humbjen 5-3 të kosovarëve, duke e vulosur formën brilante pas një kohe të gjatë jashtë fushave.

E këto dy paraqitje nuk kanë kaluar pa u vërejtur nga klubi i tij, Lazio, me trajnerin e klubit nga Roma që e ka përfshirë atë në 11-shen startuese në ndeshjen e Europa Leagues kundër CFR Cluj. /Periskopi.com/