Jurgen Klopp ia jep një lajm katastrofal tifozëve të Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp ka thënë që Alex Oxlade Chamberlain do t’i mungojë Liverpoolit për sezonin 2018/19

Alex Oxlade Chamberlain lëndoi ligamentet gjatë ndeshjes me Romën në gjysmëfinale të Champions League dhe menjëherë kishte kryer një operacion, por mesufshori anglez nuk do të jetë i gatshëm për t’u rikthyer në fushë për sezonin 2018/19, shkruan Periskopi.

“Ndjehet sikur tani është një kohë e përshtatshme për t’u treguar njerëzve se OX këtë sezon do të fokusohet në rehabilitim”, ka thënë Klopp.

“Por e vërteta e çështjes është se ne jemi duke përgatitur këtë sezon duke e ditur se ai nuk do të jetë me ne në fushë për ndeshjet e gjithë sezonit. Nëse e shohim atë përsëri këtë sezon do të jetë një bonus ,”. /Periskopi/