Këto janë skuadrat me të cilat mund të përballet kampioni i Kosovës në CL

Periskopi.com Sporti

Edhe në Andorra, ashtu si në Kosovë, po vazhdon kampionati i futbollit, përkundër pandemisë Covid 19.

Janë katër skuadra të Andorrës, që po luftojnë për titullin e kampionit. Njëra nga to, sipas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës, do të përballet me kampionin e Kosovës, në gjysmëfinalen e parë të rrethit parakualifikues të Ligës së Kampionëve.

UE Engordany, Santa Coloma, Inter Escaldes dhe Sant Julia, po luftojnë për titullin e kampionit në Andorra.

Katër skuadra për titull kampioni janë edhe në Kosovë: Drita, Ballkani, Gjilani dhe Prishtina.