Protestuesit djegin gjithçka në “Champs-Elysées” të Parisit

Periskopi.com Lajme

Një numër i madh dyqanesh u grabitën dhe u dogjën sot pasdite në rrugën e njohur parisiane ”Champs-Elysées”, një tjetër shfaqje e dhunshme e jelekverdhëve në kryeqytetin e vendit.

”Sot në mëngjes, restoranti luksoz me famë ndërkombëtare ”Fouquet’s” u grabit, ndërkohë që pasdite u dogj”, thanë dëshmitarë të ndryshëm.

Edhe dyqanet e njohura ”Longchamp”, ”Foot Looker” dhe ”Léon de Bruxelles” patën të njëjtin fat, ndërkohë që nga jelekverdhët dëgjoheshin edhe thirrjet ”revolucion”, shkruan ATSH.

Shumë dyqane të tjera u grabitën, sidomos ato të veshjeve.

 

Mbappe: Nuk më intereson Topi i Artë, dua të flejë me trofeun e Kupës Botërore

Periskopi.com Botërori 2018

Lojtari fantastik i Francës Kylian Mbappe ka folur për topin e artë të vitit 2018.

Pas fitoreve të trefishta me PSG, 19-vjeçari i ka të gjitha mundësitë për të triumfuar Kupën Botërore.

Mbappe e ka ndihmuar Francën për të arritur në finalen e së dielës, duke shënuar tre gola në këtë kompeticion, raportoi “DailyMail’, transmeton Periskopi.

Por Mbappe është fokusuar më shumë tek fitoret e ekipit të Francës dhe nuk i intereson topi i artë. “Nuk interesohem për topin e artë. E dua Kupën Botërore. Dua të flejë me të”.

Franca është një herë kampion i Kupës Botërore, dhe këtë e kishte arritur në vitin 1998.

“Unë nuk kisha lindur në vitin 1998, kështu nuk kam mundur ta shohë festën e francezëve në Champs-Elysees”, tha Mbappe.

“Po shkoj në finale për të japur gjithçka. Ne do ta japim jetën tonë për të përfunduar punën”./Periskopi/

Kylian Mbappe is desperate to win the World Cup  but 'couldn't care less' about the Ballon d'Or

Mbappe and France manager Didier Deschamps shared a hug after Tuesday's semi-final win

Teenager Mbappe has hit three goals at the World Cup so far, including two against Argentina