Derbi mes Chelseat dhe Tottenhamit përfundon pa fitues

Periskopi.com Sporti

Ballafaqimi i klubeve londineze, Chelsea – Tottenham, ishte sfida që përbëu derbin e Premier Ligës angleze në kuadër të javës së 10’të të kësaj lige, sfidë kjo që përfundoi pa fitues, përcjell Periskopi.

The Blues e filluan mjaftë mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e tretë me anë të Hakim Ziyech, mirëpo Hugo Lloris bëri një pritje të mirë.

Spurs më pas u këndellën dhe rrezikuan me anë të Steven Bergwijn (9′), që gjuajti në drejtim të portës së Eduard Mendyt, por që goditja ishte e pasaktë.

Timo Werner në minutën e 11-të shënoi gol, por ajo u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.

Rasti e fundit nga pjesa e parë e pati Serge Aurier, që dështoi të mposhtë portierin e bluve nga afërsia.

Në pjesën e dytë, Chelsea ishte skuadër më e mirë dhe rrezikoi disa herë me anë të Wernerit dhe Hakim Ziyechit.

Anësori maroken bëri një harkim në zonë në minutën e 67-të, mirëpo aty nuk ishte askush për t’iu përgjigjur.

Mason Mount (81′) bëri më pas një lëvizje të mençur, mirëpo ajo u kuptua nga Lloris që e ndaloi gjuajtjen e tij.

Pas javë së dhjetë, Tottenhami vazhdon të jetë lider me 21 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, derisa Chelsea është në të nëntin me 19 sosh.

Në javën e 11-të, Spurs do të takohen me Arsenalin, derisa The Blues do të kenë punë me Leeds United.