Pas eliminimit nga Kroacia, trajneri i Rusisë do ta mbështesë këtë kombëtare

Periskopi.com Botërori 2018

Trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov shpreson se ekipi i Belgjikës do të fitojë Kupën Botërore, por ai thotë se nuk ka në plan të ndjekë ndeshjet e tjera të turneut pasi ekipi i tij u eliminua në çerekfinale nga Kroacia.

Endrra e Rusisë në Kupën Botërore ka marrë fund në Sochi të shtunën, kur ata humbën pas ekzekutimit të penalltive 4-3 nga Kroacia, pasi koha shtesë prej 120 minutave kishte përfunduar me rezultat të barabartë 2-2.

Megjithatë, ekipi i Cherchesov ka bërë një hap historik kur është kualifikuar në çerekfinale pasi Rusia që prej kohës së shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik asnjëherë nuk ka kaluar në fazën e eliminimit direkt.

Ai u shfaq në një shfaqje televizive të televizionit rus “Time will Tell”, ku tha se nuk do të shikonte pjesët e mbetura të lojrave, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Unë do të mbështesë Belgjikën. E njoh, trajnerin Roberto Martinez. E pëlqej atë. Ne jemi ballafaquar kohët e fundit në Bryzh…”, u shpreh strategu rus.

“Do të shohë ndeshjet më vonë si trajner, por për momentin, futbolli është për tifozët”, shtoi ai.

Belgjika do të takohet të martën në gjysmëfinale me Francën./Periskopi/