Panucci: Shqipëria është vend i ndërlikuar, drejtimi i kësaj Kombëtare ishte gjysmë vetëvrasje

Periskopi.com Sporti

Christian Panucci i ka rënë pishman që kishte pranuar të bëhej trajner i Kombëtares Shqiptare. Italiani dështoi keq me skuadrën kuq e zi duke regjistruar rezultate negative të cilat edhe e kishin sjellë ndarjen në mes tyre. Tashmë ka kaluar një kohë goxha e gjatë prej ndarjes së Panuccit me Shqipërinë dhe vetëm tani ish futbollisti i njohur italian ka folur rreth kësaj qështje, raporton Express.

Duke folur për mediat italiane, Panucci ka thënë se pranimi i ofertës nga Tirana në vitin 2017 ishte njëfarëlloj “vetëvrasjeje” për karrierën e tij pasi ka qenë e ditur se Shqipëria e kishte të pamundur ta bënte një sukses tjetër pas pjesëmarrjes në “Euro 2016”.

“Kur mbërrita, skuadra ishte e katërta në grupin kualifikues të Botërorit ‘Rusia 2018’, në fund përfunduam në të tretin. Shqipëria është një vend shumë i ndërlikuar. Nëse pas vitit 2016 kishte një stol të vështirë në Evropë, ishte ai i Shqipërisë. Vinte nga Evropiani i luajtur për herë të parë, duke pranuar ta merrje këtë detyrë, ishte një gjysmë vetëvrasje sepse do të ishte e vështirë të kualifikohesh”, ka deklaruar Panucci.

Ai i është kundërpërgjigj edhe Armand Dukës, i cili kohë më parë tha se Panucci nuk ishte trajner i madh për Shqipërinë. “Ishte një përvojë fantastike, kisha një marrëdhënie të jashtëzakonshme me djemtë. Presidenti i Federatës Shqiptare lëshoi deklarata të shëmtuara ndaj meje, por kur isha atje ai veproi si president dhe nuk ndërhyri për asgjë. Ai më lejoi të punoja”, ka thënë Panucci.

Alexander-Arnold do të hyjë në histori të Ligës së Kampionëve, do ta thyejë rekordin e Christian Panuccit

Periskopi.com Sporti

Trent Alexander-Arnold pritet të bëhet lojtari më i ri që ka luajtur dy herë radhazi në finale të Ligës së Kampionëve

Liverpooli e ka mundësinë që ta fitojë për herë të gjashtë Ligën e Kampionëve pasi më 1 qershor në Madrid do të përballet me Tottenhamin, shkruan Periskopi.

Alexander Arnold pritet të jetë startues në këtë takim dhe kështu do të hyjë në histori të Ligës së Kampionëve si lojtari më i ri që ka luajtur dy finale rresht në këtë kompeticion.

Mbrojtësi anglez luajti edhe në finalen e edicionit të kaluar ku Liverpooli u mposhtë 3-1 nga Real Madridi në Kiev.

20 vjeçari do ta thyejë rekordin e Panuccit, i cili në vitet 1994 dhe 1995 luajti me Milanin në dy finale radhazi me vetëm 21 vite mbi supe.

Ndryshe, Arnold ka qenë njëri nga lojtarët kyç të Liverpoolit këtë edicion ku ka kontribuar me jashtëzakonisht shumë me asistet e tij. /Periskopi/

I pari që guxoi t’i dilte kundër Panuccit, ‘Djali i Shqipërisë’ ftohet përsëri në Kombëtare

Periskopi.com Sporti

Ermir Lenjani ishte futbollisti i parë që guxoi t’i dilte kundër trajnerit Panuçi, duke u shprehur se nuk do të vinte më te Shqipëria, përsa kohë nuk ndërrohej trajneri. “Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, do të shprehej mes të tjerash Lenjani, me reagimin e bujshëm.

“Shqiperia.ch” ka kontaktuar me futbollistin e Sionit, duke konfirmuar se ftesa i ka mbërritur nga Kombëtarja. Lenjani do të rikthehet me fanellën e kuqezinjve për dy ndeshjet e qershorit që do të luhen ndaj Islandës në transfertë dhe Moldavisë në shtëpi. Sigurisht që një ftesë e tillë ndikon edhe në rikthimin e harmonisë në grup, pa harruar këtu se lojtari i Sionit e ka treguar se është në lartësinë e duhur për t’u afruar sërish te Shqipëria.

Rrëfehet mbrojtësi i Shqipërisë: Panucci nuk arriti të na kuptonte asnjëherë si shqiptarë – Na bllokonte në hotel

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti nuk po kalonte një periudhë të suksesshme në karrierën e tij. Shqiptari u pezullua pak kohë më parë nga trajneri i Grasshopersit. Në një prononcim për “A2 News CNN”, Ajeti komentoi largimin e trajnerit Kristian Panuçi, si dhe foli për situatën aktuale në klubin e tij.

25-vjeçari nuk nguroi të jepte dhe miratimin e tij, për sa i përket Edi Rejës, i cili është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares.

“Trajneri Panuçi donte që të fokusoheshim gjatë gjithë grumbullimit, por ne jemi paksa më ndryshe se gjithë të tjerët në karakteristikat tona. Ndoshta nuk arriti asnjëherë të na kuptonte si shqiptarë. Qëndronim gjatë gjithë kohës në hotel dhe kjo nuk është më e mira. Me Andorrën ishin të gjithë lojtarët të lirë. Shpresojë që trajneri i ri do e kuptojë kufirin mes fokusimit te ndeshja dhe lirisë së lojtarët.

“Trajnerët italianë janë taktikisht shumë të fortë. Nuk besoj se është ide e keqe Edi Reja. I kemi treguar cilësitë tona shpeshherë. Shpresoj se do të marrim 6 pikë në 2 sfidat e radhës. Do të rikthehem me skuadrën pas largimit të trajnerit. Besoj se do e kem përsëri shansin të luaj me trajnerin e ri”, ka thënë Ajeti.
Ajeti

Panucci rikthehet me kritika për Shqipërinë: S’kishte aspak profesionalizëm

Periskopi.com Sporti

Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, në një intervistë të gjatë për “Gazzetta dello Sport”, ku u pyet për shumë tema që lidheshin me futbollin italian, foli edhe për shkarkimin e tij nga përfaqësuesja kuqezi.

“Shumë futbollistë luanin pak dhe kohët e fundit ishte e vështirë të gjeje ide të përbashkëta dhe profesionalizëm. M’u bë e vështirë që të përcillja apo praktikoja futbollin që kisha në kokë. Por nuk kam asnjë peng, ishte një eksperiencë fantastike dhe Shqipërisë do t’i them gjithmonë faleminderit, për gjithçka”.

Si një ish-futbollist me shumë eksperiencë edhe në futbollin europin, Panucci dha opinionin e tij për mundësitë që ka Juventusi për të fituar Championsin e sigurisht edhe për Cristiano Ronaldon, që është në garë me kohën për t’u rikuperuar për sfidën me Aajaxin.

“Unë mendoj se Allegri nuk do të rrezikojë nëse ka dyshimin më të vogël. Dhe nëse ka rrezik, të tjerët thjesht duhet t’ia thonë. Ajaxi është një skuadër me një filozofi të qartë lojë, e qarkullon shumë topin. Të vë në vështirësi. Sindroma e humbjeve në finale? Historia e thotë, por nuk besoj. Kur pashë rikthimin që i bënë rezultatit ndaj Atletico Madridit thashë me vete: Ky mund të jetë viti i tyre.”

Trajnerin e Milanit, Gatusso, e krahason me veten. Sipas Panuccit duhet të bëjë autokritikë kur është e nevojshme dhe të rritet më shumë.

“Po bën atë që duhet për të arritur vendin e katërt, megjithëse po rrezikon pak. Skuadra dhe shoqëria rriten pak nga pak nëse arrin Championsin. Skuadrat e mëdha dinë të lënë mënjanë euforinë dhe Gatusso e di këtë. Them se Milani do t’ia dalë të kualifikohet.

“Piatek në 30 metrat e fundit është si në shtëpinë e tij, por sulmuesit janë si bursa, kanë ulje dhe ngritje, por ai e ka golin në gjak. Edhe mbrojtja ka qenë solide me Romagnolin, por që të gjesh një tjetër, duhet të shpenzosh shumë. Unë, Gatusso dhe të gjithë të rinjtë duhet të bëjmë autokritikë, të rritemi, të njihemi me ndryshimet.”

Shqipëria gjen pasuesin e Panuccit, një tjetër italian do ta udhëheq Kombëtaren

Periskopi.com Sporti

Pas shkarkimit të Christian Panuccit, Federata Shqiptare e Futbollit është në kërkim të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare.

Së fundmi, ish-kapiteni i Kombëtares, Besnik Hasi është shfaqur si një prej alternativave që mund të pasojnë italianin në pankinën e kuqezinjve.

Mirëpo, burime të besueshme nga mediat shqiptare kanë bërë me dije se 73-vjeçari Edi Reja, ka arritur një akord paraprak për të marrë drejtimin e Shqipërisë.

Image result for edi reja albania

Trajneri i ri i Kombëtares është piketuar. Nga burime të besueshme të njerëzve që kanë informacione të sakta rreth çështjes, gazeta ka mësuar se trajneri italian, Edi Reja, ka arritur një akord verbal për të marrë drejtimin e Kombëtares.

Gjithçka ka ndodhur në “shtëpinë e Skënderbeut”, ku edhe ka qëndruar ekipi kombëtar i grumbulluar. Jo vetëm kaq, por të njëjtat burime kanë bërë me dije se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër bisedë të presidentit Duka me trajnerin për të diskutuar edhe detaje të marrëveshjes, çështjeve që kanë të bëjnë me drejtimin e Kombëtares dhe shumëçka tjetër.

Si ndodhi shkarkimi i Panuccit? Zbulohet gjithçka

Periskopi.com Sporti

Humbja me Turqinë i shkaktoi kushtoi me humbje pune trajnerit Christian Panucci. Italiani është shkarkuar nga presidenti Duka dhe për ndeshjen e radhës me Andorrën, FSHF ka graduar zëvendëstrajnerin, Ervin Bulku dhe Sulejman Memën që të drejtojnë kuqezinjtë në transfertën e së hënës.

Pas 15 ndeshjesh në krye të Shqipërisë, Duka ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin italian. Në mëngjesin e ditës së djeshme, FSHF ka njoftuar edhe për largimin e italianit.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Kristian Panuçi. E falënderojmë trajnerin Panuçi për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, ka shkruar dje faqja zyrtare e FSHF-së gjatë paradites së djeshme.

Takimi i fundit

Përfundimi i ndeshjes me Turqinë ka qenë edhe fundi i aventurës së trajnerit 45-vjeçar. Panorama Sport ka mësuar edhe prapaskenat e largimit të trajnerit nga Shqipëria. Bëhet fjalë për një takim në orët e para të mëngjesit të së shtunës, mes trajnerit të Kombëtares dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Ky i fundit ka shkuar në rezidencën e përfaqësueses në Durrës rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku edhe i ka komunikuar trajnerit vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit. Mësohet se Duka i ka ofruar edhe një pakt italianit për të qëndruar në krye të Shqipërisë edhe për takimin e të hënës ndaj Andorrës, i cili të ishte i fundit në krye të Kombëtares dhe më tej të kishte një dorëheqje të Panuccit.

Refuzimi

Ashtu siç edhe deklaroi në konferencën zyrtare në “Loro Boriçi”, pas ndeshjes me Turqinë, edhe në takim me Dukën, Panucci ka refuzuar të japë dorëheqjen. Në çdo moment, italiani e ka shmangur mundësinë e tërheqjes nga drejtimi i kombëtares, duke mos i lënë mundësi tjetër Armand Dukës, veçse shkarkimit të tij. Edhe pse në tetor 2018 italiani shprehej në një nga konferencat për shtyp, se do të ishte i gatshëm të largohej menjëherë nga Shqipëria në rast se presidenti Duka do t’i kërkonte që të largohej.

Panucci tregon në detaje se si erdhi shkarkimi i tij: Ai vendosi që të më largonte

Periskopi.com Sporti

Christian Panucci nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare.

Humbja 2-0 me Turqinë, në mbrëmjen e së premtes i kushtoi shumë trajnerit italian. 45 vjeçari largohet nga pankina kuqezi, pasi e drejtoi atë për thuajse dy vite.

Panucci është larguar me avionin e parë për në Romë, mëngjesin e së shtunës. Përpara nisjes, në një intervistë për Top Channel, Panuci zbardh vendimin e presidentit Duka.

“Ishte një vendim i presidentit dhe unë e pranoj. Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe falënderoj të gjithë Shqipërinë. Punova në qetësi të plotë falë presidentit Duka, por në fund rezultatet nuk ishin të mira dhe presidenti vendosi që të më largojë. Ishte diçka shumë e rëndësishme që të isha trajner i një kombëtareje, për këtë arsye i detyrohem të gjithëve një FALEMINDERIT”, tha Panucci për Top Channel.

Trajneri nga Roma e udhëhoqi kombëtaren shqiptare për 15 ndeshje, nga të cilat 9 humbje, 4 fitore dhe 2 barazime. Bilance të cilat kanë sjell herë pas here ofendime të tifozërisë ndaj trajnerit.

“Ka gjithmonë një fajtor dhe në këtë rast unë jam përgjegjës. Njerëzit kur humbet Shqipëria vuajnë, në fakt vuaj edhe unë. Gjithsesi kam shumë respekt për të gjithë shqiptarët. I kam falendëruar sot në mëngjes të gjithë lojtarët për gjithçka që më kanë dhënë deri në momentin e fundit. Uroj që të bëjnë gjëra të mira do të jenë gjithmonë në zemrën time”, shtoi ish trajneri i kuqezinjve.

Pyetjes nëse kjo skuadër ka shanse për të bërë më mirë dhe a ishte ky vendim i duhur, Panuci i përgjigjet…

“E uroj këtë. Shpresoj që ky të jetë një vendim i drejtë, por vetëm koha do ta tregojë”

Kjo është deklarata skandaloze që i kushtoi Panuccit me largim nga puna

Periskopi.com Sporti

Christian Panucci nuk është më trajner i Kombëtares së Shqipërisë

Christian Panucci erdhi me shumë bujë te Shqipëria në vitin 2017, por ai ishte larg pritshmërive dhe humbja e mbrëmshe nga Turqia në Shkodër[2-0] bëri që FSHF ta shkarkojë trajnerin italian, raporton Periskopi.

Panucci pas humbjes nga Turqia në konferencën për shtyp tha se ‘Në Shqipëri jemi të mësuar me cirk’ dhe kjo deklaratë e tij vetëm pak orë më vonë i kushtoi me largim nga puna.

“Tifozët kanë të drejtë të jenë të zhgënjyer dhe ta shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj skuadrës apo trajnerit, kur loja dhe rezultatet janë të dobëta. Dorëheqjen nuk e jap. Në 30 vite në futboll nuk kisha parë të kritikohej një trajner për faktin se dëshiron të respektojë rregullat, të vendosë disiplinë. Në Shqipëri jemi të mësuar me cirk”, ka thënë Panucci pas ndeshjes me Turqinë.

Ndryshe, në takimin e radhës të Shqipërisë ndaj Andorrës në transfertë, që do të luhet ditën e hënë, në krye të stolit kuqezi do të jenë Ervin Bulku dhe Sulejman Mema./PERISKOPI/

20 muajt e dështimit të Panuccit: S’la asnjë gjurmë në Kombëtaren Kuq e Zi

Periskopi.com Sporti

Erdhi te Shqipëria në verën e 2017-ës, për të zëvendësuar patriotin e tij, Gianni De Biasi, por Christian Panucci nuk ia doli të lërë gjurmë, duke u shkarkuar pas më pak se dy vitesh.

Ish mbrojtësi i Romës, Milanit, Interit dhe Realit të Madridit, vinte me një CV të vakët në fushën e trajningut, por me dëshirën e madhe për të bërë mirë.

Debutimi i tij erdhi më 2 Shtator, në ndeshjen ndaj Lichtensteinit, të cilën kuqezinjtë e fituan me rezultatin 2-0, falë golave të Roshit dhe Agollit, ndërsa 3 ditë më pas Shqipëria e Panuccit mori një barazim 1-1 në transfertën ndaj Maqedonisë, në Strumicë.

Megjithatë grumbullimi i parë i Panuccit u shënjua nga përjashtimi i Sokol Cikalleshit, që ishte në listën e të grumbulluarve, por kishte kërkuar një ditë lejë, për të nënshkruar kontratën me një skuadër turke.

Më pas erdhën 3 ndeshje radhazi, ndaj Italisë, Spanjës dhe Turqisë, ku të kuqtë fituan vetëm këtë të fundit, por dhanë sinjale se mund të bëjnë futboll të bukur edhe ndaj kundërshtarëve të mëdhenj.

Viti 2018 ishte i tmerrshëm për Kombëtaren Shqiptare nën drejtimin e Panuccit, pasi kuqezinjtë humbën 3 nga 4 miqësoret e luajtura.

Edhe në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë dështuan totalisht, duke u renditur të fundit në një grup me 3 skuadra dhe ku humbën 3 nga katër takimet, duke fituar vetëm ndeshjen me Izraelin në “Elbasan Arena”.

Ky vit u shënjua nga debatet mbi grumbullimin e kapitenit Ansi Agolli, i cili u la përfundimisht jashtë kombëtares, ndonëse vijonte të luante në nivele të larta, me Qarabagun në Kazakistan.

Edicioni i eliminatoreve të Euro 2020-ës ishte edhe shansi i fundit për të shpëtuar pankinën e Panuccit, por kuqezinjtë dështuan që në start, duke u mposhtur nga Turqia me rezultatin 0-2.

Edhe para këtij grumbullimi, Panucci tensionoi situatën në grup, duke lënë jashtë skuadre portierin Thomas Strakosha, për një incident të pafat dhe duke u përfshirë në debat mediatik me Ermir Lenjanin.

Por fundi i takimit me Turqinë, kur Panucci hoqi çdo përgjegjësi nga vetja, duke kaluar ato të gjitha te futbollistët që ka në dispozicion, duket se ka bindur FSHF-në t’i japë duart teknikut.

Panucci mbylli kështu aventurën e tij te Shqipëria, ku qëndroi për plot 15 takime, nga të cilat fitoi 4, barazoi 2 dhe humbi 6 të tjera.

Përkohësisht, Kombëtarja do të drejtohet nga ndihmësi shqiptar i Panuccit, Ervin Bulku, i cili përveç stafit të italianit, do të ndihmohet edhe nga një emër i njohur i futbollit shqiptar, si Sulejman Mema.

Megjithatë ky duket se është një vendim që duket se do ët vlejë vetëm për ndeshjen me Andorrën, pas 3 ditësh, ndërsa më pas FSHF-ja do të kërkojë për nëj tjetër emër për stolin./Top Channel

Zyrtare: FSHF shkarkon trajnerin Panucci

Periskopi.com Sporti

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

Vendimi është marrë pas përfundimit të sfidës së djeshme në “Loro Boriçi”, ndaj Turqisë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-2.

Rezultatet e dobëta, që shoqëruan kuqezinjtë gjatë gjithë vitit 2018, por edhe në këtë fillim të edicionit eliminator të Euro 2020, kanë ndikuar në këtë vendim.

Panucci bëhet ‘i gjallë’: Këta lojtarë kam, s’kam çfarë të bëjë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, foli për “Supersport” pas humbjes me Turqinë.

Ndër të tjera, ai tha se në pjesën e parë ata ishin më të mirë dhe gjendje fizike bëri diferencën.

Sa e vështirë ishte të pranoje këtë rezultat?

Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me ta, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike.

Sa na dënoi goli i parë aksidental?

Në pjesën e parë patëm mundësi, por nuk shënuam. Gjithsesi, duhet ta shohim atë rast më mirë.

0 gola të shënuar, 10 të pësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për fat. Kjo është një seri ndeshjes. Si dalim nga kjo situatë?

Është e vështirë, sot futa 2 sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këto janë lojtarët, kjo është skuadra.

Pse është e vështirë të dalë topi nga mbrojtja? I vetmi që mund ta bëjë këtë është Memushaj, pse e luani në të majtë të mesfushës?

Kemi gjuajtur 11 goditje, dhe 3 në portë. Memushaj ka qenë më të majtë, por është dashur të dalë edhe përpara.

E pabesueshme: Panucci ishte gati të shkarkohej, por ndërhyri politika!

Periskopi.com Sporti

“S’është koha për vendime të nxituara. Panuçi ka të mirat e të këqijat e veta. Nuk kemi luksin të ndërrojmë trajner, pasi vetëm në mars fillojmë përsëri me ndeshjet zyrtare në kuadër të Europianit 2020. Ne mbetemi një skuadër modeste, dhe mund të bëjmë mirë nëse të gjithë mbështesim trajnerin dhe stafin për kualifikueset”…

Armando Duka, presidenti i federatës shqiptare të futbollit, menjëherë pas ndeshjes së fituar me Uellsin në miqësore, që mbyllte një vit katastrofik (2018), çuditërisht rinovonte besimin e trajnerit italian në krye të pankinës kuqezi. Pikërisht numri “1”, ai që vetëm pak kohë përpara kësaj deklarate, i vuri një farë kushti ish-mbrojtësit të Romës. Një reflektim i gjatë, thuajse i zgjatur 48 orë dhe më pas prapakthehu…

Askush nuk e kuptoi atë vendim për të mbajtur sërish në stolin e Shqipërisë një trajner pa përvojë, pa ide dhe sidomos me “fodullëkun” e një diktatori të rremë, që kapej pas rregullave dhe disiplinës, por kurrësesi jo për mënyrën se si do të luanim. Tifozët “u pajtuan” me vendimin e Dukës për ta mbajtur, edhe pse me shumë skepticizëm.

E megjithatë, Christian Panucci – që në konferencat për shtyp bën ironi, buzëqesh, e merr me lehtësi – “parashutën” e tij të shpëtimit nga një rënie e cila do të kishte qenë “vdekjeprurëse” nga lartësia e rezultateve e gjeti diku tjetër. Jo te Armando Duka, por te politika.

Telesport ka mësuar ekskluzivisht se vendimi për t’i dhënë edhe një shans një trajneri jo të aftë ishte nga krerët e lartë të politikës dhe më saktë nga presidenti Ilir Meta, për të mos prishur raportet me Italinë dhe për t’i bërë një farë “nderi”. Edhe pse i dyzuar, Duka do të rikthente vendimin e tij për ta shkarkuar dhe ndërmori me vete një bast të rëndë, të guximshëm. Ajo “mina me sahat” e famshme që përdori Panuçi dhe që po na plas në dorë.

Por, kemi Andorrën përpara, do të rikthehemi te suksesi dhe deklaratat “e bukura!”.

I gjithë stadiumi njëzëri: ”Panucci, Panucci vaffanculo”

Periskopi.com Sporti

Shqipëria është duke zhvilluar ndeshjen ndaj Turqisë, derisa është duke humbur me rezultat 2-0 në ‘Loro Boriçi’.

Rezultatet e dobëta të Kombëtares Kuqezi po irritojnë tejmase tifozët, teksa edhe këtë ndeshje kanë filluar thirrjet: ”Panucci, Panucci, vaffanculo”, duke e ofenduar teknikun e Shqipërisë në gjuhën italiane.

Kujtojmë se edhe në ndeshjet e Ligës së Kombeve këto thirrje nuk munguan nga tifozët.

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka i kishte besuar stolin ish-lojtarin të Romës edhe për ndeshjet kualifikuese të Euro 2020, pavarësisht thirrjeve të shumta për shkarkimin e tij. /Periskopi/

Panucci: Shqipëria është si një minë me sahat, mund të shpërthejë nga çdo moment

Periskopi.com Sporti

Trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi, ka dalë përpara mediave në kuadër të takimit që do të luhet ditën e nesërme me Turqinë.

Tekniku italian i kombëtares sonë u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për sa i përket gjendjes së ekipit. Të pranishëm kanë qenë edhe gazetarë nga Turqia.

 Çfarë keni parë nga skuadra këto ditë?

Kanë punuar mirë. Është ambient mirë. Djemtë janë gati për ta luajtur këtë ndeshje. Të shikojmë nesër…

Në 2018 Shqipëria shënoi vetëm 3 gola, si keni menduar ta përmirësoni këtë?

Ka ardhur Sadiku, edhe pse nuk është mirë, kemi lojtarë që kanë bërë gola. Mjafton edhe 1 gol për të fituar ndeshjen. Kemi Sadikun, Balaj ka gjetur golin, kemi Grezdën dhe Abazajn gjithashtu.

Duke qenë ndeshja e parë, është e rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë. Çfarë mesazhi u keni dhënë? Ku keni menduar ta godisni? Pika e tyre e fortë?

Është e vërtetë që kanë një skuadër të fortë, por nëse lojtarët kundërshtarë janë të përqendruar për 90 minuta, do të marrim një rezultat pozitiv. E dimë që është e vështirë, por shpresojmë.

Keni deklaruar më parë që do tentoni ta fitoni ndeshjen. Kush janë pritshmëritë konkrete? Me çfarë rezultati do ishit i kënaqur?

Unë jam pozitiv, dhe skuadra është e përgatitur. Ka kualitet, siç ka edhe Turqia. Jam i bindur që mund të arrijmë një fitore, por gjithçka mbetet për t’u parë nesër. Duhet të japim maksimumin në fushë.

Shumë lojtarë luajnë në skuadrat më të rëndësishme në Itali. Ku mendoni se ka potencial për të shkuar Shqipëria?

Skuadra ka potencial. Të përqendrohemi tek Turqia dhe Islanda, Francën ta lëmë në terezinë e saj. Skuadra është e konsoliduar, por ka shumë rrugë për të bërë. Kjo skuadër është si një minë me sahat, mund të shpërthejë kurdo dhe, të bëjë gjëra të mëdha.

Hallakam te Shqipëria, dikush e refuzon ftesën e Panuccit, e disa tjerë nuk marrin leje nga klubet

Periskopi.com Lajme

Kombëtarja e Shqipërisë nuk po përjeton ditët më të mira të mundshme nën drejtimin e Christian Panuccit

Kombëtarja e Shqipërisë do të fillojë aventurën në kualifikmet e EURO 2020 me ndeshjet kundër Turqisë si dhe Andorras, raporton Periskopi.

Por, grubullimi i lojtarëve për këto dy takime bëri shumë bujë të madhe, dhe për këtë fajtori kryesor është diktatori Christian Panucci.

Ai fillimisht nuk e lejoi Strakoshan që të vinte një ditë me vonesë në grumbullim ani pse ky i fundit në ditën që do të duhej të grumbullohej Kombëtarja kishte ndeshje me Lazion dhe ishte në portë për 90 minuta.

Për të mos mjaftuar kjo më pas vjen refuzimi i Ermir Lenjanit për të luajtur për Shqipërinë. Ky i fundit me anë të një letre publike deklaroi që nuk do të vijë të Kombëtarja derisa Panucci të jetë në krye të skuadrës.

Por, kjo nuk është e tëra pasi dy lojtarë u lënduan, Lila e Binaku. Panucci ftoi Keidi Bare, por ky i fundit nuk u lejua nga klubi i Malagas që të grumbullohej me Kombëtaren. Fatin e njejtë të Bares e kishte edhe Rey Manaj i cili poashtu nuk u lejua nga klubi i tij, Granada. /PERISKOPI/

FSHF tregon vendimin për Panuccin

Periskopi.com Sporti

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve të mediave se është në kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Christian Panuccin.

Me një njoftim në faqen zyrtare, qeveria e futbollit shqiptar ka shuar çdo aludim duke nënvizuar se Panucci do të vazhdojë punën në krye të kuqezinjve deri në përfundim të eliminatoreve të Euro 2020, siç është përcaktuar edhe në kontratën e tij.

“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020”, lexohet në njoftimin e FSHF-së

Panucci godet: Më lehtë ta drejtosh Real Madridin se sa Shqipërinë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i kombëtares shqiptare dhe ish-mbrojtësi i Real Madridit, Christian Panucci, shpreson se trajneri i ri i “Los Blancos”, Santiago Solari, do të arrijë sa më shumë, si Zinedine Zidane, në “Santiago Bernabeu”, edhe pse pranon se argjentinasi përballet me një detyrë të vështirë.

Këtë prognozë, italiani e bëri në një prononcim për Goal.com.

Solari, i cili luajti me Zidane nën ngjyrat e Real Madridit, gjatë epokës së famshme “galactico” të klubit, u konfirmua zyrtarisht si zëvendësues i Julen Lopetegui, pas një ecurie mbresëlënëse rezultative në periudhën e kujdestarisë së përkohshme, pas shkarkimit të paraardhësit të tij.

Panucci ka besim te njeriu i ri në atë pozicion, megjithëse pranon se “Zizou” mund të jetë një trajner i vështirë për t’u ndjekur.

“Zidane fitoi tri Liga Kampionesh. Nëse e bëni këtë, patjetër je shumë i mirë si trajner. Shpresoj që Solari të ndjekë këtë rrugë dhe të fitojë sa më shumë, si Zidane”, tha Panucci, i cili tani është përgjegjës për drejtimin e ekipit kombëtar të Shqipërisë.

“Kur një trajner i ri bën gjëra të mira, është mirë për të gjithë. Është më e lehtë për të trajnuar Real Madridin, sesa Romën, apo Shqipërinë. Solari ka një shans të madh për të bërë një punë të mirë. Ai fitoi katër ndeshje si trajner dhe iu dha një kontratë deri në vitin 2021”, shtoi Panucci.

“Nëse humbni kundër Eibarit, duhet të reagoni shpejt”, shtoi Panucci, duke sugjeruar se Real Madridit nuk do t’i mungojë motivimi kundër Romës, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, të martën.

“Kjo është ndeshja më e lehtë për një trajner, sa i takon motivimit. Por, Solari vjen nga një humbje, kështu që nuk është e lehtë për të”, ka potencuar Panucci.

Panucci e gjen veten në një dilemë, përpara ndeshjes së të martës, në “Olimpico”. Ish-lojtari i kombëtares së Italisë e ka veshur fanellën e të dyja skuadrave, Romës dhe Real Madridit, gjatë një karriere të gjatë, të mbushur me trofe, që përfshinte edhe një periudhë të paharrueshme me Milanin e madh.

Për këtë arsye, ai e ka të vështirë të zgjedhë një fitues nga përplasja e sotme e Ligës së Kampionëve:

“Kjo është një e pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Real Madridi është Real Madridi, e mbaj në zemër me krenari të madhe. Unë kam shumë miq atje. Kam luajtur tetë vite në Romë, edhe kjo është diçka e veçantë. Gjithsesi, e shoh këtë lojë ndryshe tani: shikoj taktikat, lëvizjet e trajnerëve për të mësuar diçka”, përfundoi Panucci.

Panucci i drejtohet gazetarëve: Gjithmonë i referoheni Kosovës

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja shqiptare do të përballet të shtunës më Skocinë në “Loro Boriçi”, në atë që është takimi i fundit për fazën në grupe të Ligës së Kombeve.

Tekniku italian i Shqipërisë, Christian Panucci doli në konferencë për shtyp i shoqëruar nga kapiteni i skuadrës, Mërgim Mavraj, ndërsa foli për rëndësinë e këtij takimi, duke pranuar se pret që ekipi të marrë një rezultat pozitiv.

Flasim për mbrojtjen, por kemi shënuar vetëm një gol në këtë edicion. Si e ka menduar Panucci të zgjidhë “ngërçin” me sulmin?

Është e qartë që nesër duhet të bëjmë gol. Në Izrael kemi krijuar shumë raste, por ka munguar finalizimi. Nesër kemi përgatitur disa lëvizje taktike dhe shpresoj për të qenë më konkretë para portës.

A do të jenë gati Grezda dhe Ndoji për nesër?

Grezda është stërvitur veçmas gjithë javën dhe ka disa probleme. Ka kërkuar të luajë, por vetëm nesër do të vendosim.

Në 2018-ën kemi pasur ecurinë më të keqe të 10 viteve të fundit. Çfarë mendimi ka trajneri për këtë situatë?

Ju i referoheni gjithmonë Kosovës dhe Ukrainës, që kanë qenë miqësore. Megjithatë e dimë se rezultatet janë të rëndësishme dhe ne kemi fituar vetëm përballjen me Izraelin. Mund të kishim fituar edhe në Izrael, po të kishim më shumë fat dhe përqendrim.

Duka ka thënë se këto takime do të vendosin për fatin tuaj. Ju vë kjo situatë nën presion?

Nuk e ka thënë Duka, por e ka thënë “Panorama Sport”. Unë bëj punën me shumë pasion dhe shumë seriozitet, kështu që “Panorama Sport” nuk më vë në presion aspak.

Si mund ta fitoni ndeshjen nesër?

Duke bërë gola më shumë se kundërshtari.

Keni thënë që skuadra nuk komunikon. Keni punuar në këtë drejtim?

Është e vërtetë që skuadra komunikon pak në fushë dhe për këtë edhe lojtarët janë të ndërgjegjshëm Shpresoj që nesër të shoh lojtarë që flasin seriozisht me njëri-tjetrin, pasi është shumë e rëndësishme për rezultatin.

Si keni menduar t’i zëvendësoni Bashën dhe Hysajn?

Me dy futbollistë të tjerë. Formacionin do ta shikoni nesër, duke shpresuar që nuk do të gaboj.

E shikoni si me fat, stadiumin “Loro Boriçi”?

Unë kundër Italisë kam humbur këtu, por shpresoj që nesër të mos kemi të njëjtin fat.

Panucci flet për të gjitha kombëtaret: Për shqiptarët futbolli është gjithçka

Periskopi.com Sporti

Christian Panucci ka dhënë një intervistë për “Nemzetisport”. Ai ka prekur pothuajse të gjitha kombëtaret që marrin pjesë në Botëror, por pa harruar edhe Rusinë, ku ai ishte zëvendës trajner nga viti 2012 deri në 2014.

Tashmë Rusët janë në një rrugë tjetër, ku ndodhen një hap larg gjysëmfinales së Botërorit, diçka që jo shumë veta e kishin menduar.

Rusia: Nuk e prisja që Rusia të shkonte kaq larg. Gjithçka mund të them është se kjo meritë i takon trajnerit Çerçezov. Të gjithë kanë punuar shumë për të arritur deri këtu. Mos harroni se Kapelo e dërgoi ekipin në Brazil, pas mungesave në Gjermani dhe Afrikën e Jugut. Rusia është e avantazhuar pasi ka mbështetje të madhe.

Mentaliteti shqiptar: Për shqiptarët futbolli është gjithçka, maksimumi. Njerëzit e ndjejnë shumë kombëtare dhe unë kam përgjegjësi për këtë. Tani duhet të mendojmë për europianin e 2020.

Xhaka-Shaqiri: Nuk dua të flas për këtë çështje

Humbja me Kosovën: Nuk ishte moment i mirë pasi humbëm 3-0. Na mungonin 8 lojtarë. Mund të them se atmosfera ishte e mirë, vëllazërore dhe shumë miqësore. Fatkeqësisht presidenti Vokrri ndërroi jetë pas asaj miqësoreje në qershor.
Kroacia: Sekreti është e puna me moshat. Ata kërkojnë gjithëmonë futbollist të rinj. Ka qëlluar një brez i mirë dhe për këtë janë me fat. Modriç te Reali, Rakitiç te Barcelona, Mandzukiç te Juventus, kjo është listë e mahnitshme.

Kroacia: Sekreti është e puna me moshat. Ata kërkojnë gjithëmonë futbollist të rinj. Ka qëlluar një brez i mirë dhe për këtë janë me fat. Modriç te Reali, Rakitiç te Barcelona, Mandzukiç te Juventus, kjo është listë e mahnitshme.

Italia: Është qetësi e madhe në vend. Tani që ka ardhur Mançini është rikthyer besimi, dhe opinoni publik beson se do të rikthehemi aty ku na takon. Roberto ishte një zgjedhje e mirë. Ai është përsoni i duhur për të bashkuar dhe ndërtuar skuadrën.