Christine Lagarde zgjedhet në krye të Bankës Qendrore Evropiane

Periskopi.com Lajme

Parlamenti Europian mbështeti sot zgjedhjen e ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde si presidente e ardhshme e Bankës Qendrore Europiane (BQE).

Në një votim të fshehtë, 394 deputetë të BE-së votuan pro, 206 kundër dhe 49 abstenuan.

Emërimi i Lagarde do të konfirmohet zyrtarisht nga drejtuesit e BE në samitin e tyre të ardhshëm, në datat 17-18 tetor.

Lagarde u emërua në korrik për të pasuar postin e shefit të BQE, Mario Draghi, si pjesë e një pakete të emërimeve të larta në BE, njofton Parlamenti Evropian.

Ajo do të jetë gruaja e parë që do të marrë këtë post.

Detyra kryesore e BQE është ruajtja e stabilitetit të çmimeve në eurozonë.

Për këtë syim, kërkon të ruhet inflacioni në më pak se 2%. Inflacioni ka qenë duke u ulur ndjeshëm për disa muaj.

Gratë pushtojnë institucionet e Evropës: Ministrja gjermane zgjidhet kryetare e KE’së, francezja Lagarde presidente e BQE’së

Periskopi.com Lajme

Krerët e Bashkimit Evropian ranë sot dakord në Bruksel mbi emërimet në postet kyçe të Unionit, mes të cilëve gjermania Ursula von der Leyen në krye të Komisionit dhe francezja, Christine Lagarde si presidente e BQE-së.

“Këshilli Evropian ra dakord mbi drejtuesit e rinj të institucioneve evropiane”, njoftoi presidenti i Këshillit, Donald Tusk në Twitter.

Belgu Charles Michel do të marrë postin e presidentit të Këshillit Evropian dhe spanjolli, Josep Borrell është përcaktuar si shefi i diplomacisë evropiane.

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde u shpreh shumë e nderuar që u emërua si presidente e Bankës Qendrore Evropiane (BQE).

“Duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur dhe duke u këshilluar me Komitetin e Etikës së Këshillit të Administratës, kam vendosur të heq dorë provizorisht nga funksionet e drejtoreshës së përgjithshme të FMN-së gjatë periudhës së emërimit”, shkruan ajo në një Twitter.