Shpërthen cisterna, 60 të vdekur dhe 70 të lënduar në Tanzani

Periskopi.com Lajme

Të paktën 60 njerëz janë vrarë dhe 70 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim i cisternave të karburantit në Tanzani, thotë policia.

Fotografitë e postuara në internet tregojnë mbetje flakëruese të shpërndara në një zonë të gjerë.

Policia tha se njerëzit po përpiqeshin të rikuperonin karburantin nga automjeti, i cili ishte përmbysur në një rrugë madhore disa kohë më parë, kur ndodhi shpërthimi.

Incidenti ndodhi në rajonin Morogoro, rreth 200 km në perëndim të qytetit Dar es Salaam.

 

 

Luftanija përplaset me anije cisternën

Periskopi.com Lajme

Norvegjia ka evakuar të gjithë ekuipazhin e një prej luftanijeve të saj pasi u përplas në një grykë të ngushtë me një anije cisternë.

Të paktën 7 persona mbetën të plagosur lehtë në përplasjen në Hjeltefjord, pranë Bergenit në orët e hershme të së enjtes.

KNM Helgeelge Ingstad po kthehej nga stërvitjet ushtarake të NATO-s.

Ndërsa anija cisternë, Sola TS, mbeti pak e dëmtuar dhe raportohet se nuk ka derdhur naftë në det.

Nuk është e qartë se si ndodhi përplasja e dy anijeve rreth orës lokale 04:00, që çoi në evakuimin e 137 njerëzve nga luftanija.