Plas një cisternë gazi në Lipjan, rrezikohen banorët

Periskopi.com Lajme

Një incident i frikshëm ka ndodhur sot rreth orës 10:00 të mëngjesit në Lipjan në rrugën ”Bajram Gashi” afër stadiumit të qytetit.

Në një pompë derivatesh ka pasur rrjedhje masive nga një cisternë gazi (plin) derisa punëtorët e kësaj kompanie ishin, duke punuar afër saj.

 

 

Sipas një lexuesi të Indeksonline-t, i cili na ka dërguar foto dhe video nga vendi i ngjarjes, situata ka qenë tejet dramatike për shkak të mundësisë së eksplodimit të cisternës, duke pasur parasysh edhe temperaturat e larta që po mbizotërojnë.

Banorët e ndërtesave përreth kanë filluar të largoheshin në panik dhe kanë lajmëruar policinë dhe zjarrfikësit, të cilët dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, duke evituar më të keqen.