Presidenca i del në mbrojtje Çitakut: Atë që dështoi ta bëjë Daçiqi e bëri Konjufca

Periskopi.com Lajme

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës i ka dalë në krah ambasadores Vlora Çitaku, pas kërkesës së Ministrit të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, për tërheqjen e saj nga posti i ambasadores në Uashington.

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, përmes një reagimi në profilin e tij në ‘facebook’, ka thënë se atë që dështoi ta bëjë për shumë vite ministri serb, Ivica Daçiq, po bënë sot Glauk Konjufca.

“Atë që dështoi ta bëjë ministri serb, Ivica Daçiq, tash e shumë vite në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e bëri sot ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, përmes një tentimi për të larguar ambasadoren më të mirë që ka Republika jonë”, ka shkruar Beharmi.

Ai ka thënë se “Ambasadorja Vlora Çitaku për një kohë të gjatë ka fituar çdo betejë kundër ministrit serb, Daçic, i cili, më shumë se kushdo tjetër në botë, kërkon zëvendësimin e saj”.

Ndërkohë si skandaloze po e sheh edhe kërkesën për tërheqjen e ambasadorit Ylber Hysa.

“Kërkesë e njëjtë skandaloze është edhe ajo për ambasadorin Ylber Hysa, ndër njohësit më të mirë të rajonit dhe kontribuues në shumë procese shtetformuese në Kosovë. Të tilla janë edhe kërkesat për tërheqjen e ambasadorëve të tjerë”, ka shtuar ai.

“Politika e Jashtme e Kosovës duhet të orientohet në koordinimin e veprimeve me partnerët strategjikë të Kosovës për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar dhe për të përmbyllur anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar”, ka përfunduar ai

Çitaku reagon pas takimit të Thaçit me kryeministrin e Rusisë

Periskopi.com Lajme

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka vlerësuar një bashkëbisedim që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pati sot me kryeministrin e Rusisë, Dmitry Medvedev.

Çitaku nëpërmjet Twitter komentoi takimin që ndodhi për herë të parë.

“Tani, ky po që është lajm. Për herë të parë, Presidenti i Kosovës dhe Kryeministri i Rusisë nën të njëjtën çati, duke bashkëbiseduar. Ndodhi sot në Ankara”, shkroi Çitaku.

Takimin me kryeministrin rus Thaçi e ka konsideruar si një mundësi për të vendosur komunikim fillestar mes dy vendeve.

“Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona”, deklaroi Thaçi pas takimit me Medvedev.

 

Presidenti Trump i shkruan letër Vlora Çitakut: Faleminderit për dhuratën (FOTO)

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër falenderimi ambasadores së Kosovës në Washington, Vlora Çitakut, për një dhuratë që kjo e fundit i ka bërë atij me rastin e dhjetë vjetorit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Sipas letrës, Çitaku i ka dhuruar Trumpit disa ‘manzheta’ ngjyrë ari, të cilat vendosen në këmisha, në vend të kopsave, shkruan Periskopi.

Trump në letrën e tij dërguar Çitakut, ka thënë se ai së bashku me gruan e tij Melanian, i janë falënderues ambasadores për dhuratën dhe për gjestin.

Letrën e ka publikuar vetë Çitaku në profilin e saj, duke thënë se ishte zënë në befasi.

Ajo ka thënë se Kosova është me fat që ka miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.