Presidenti i Lazios premton shumë marramendëse për lojtarët nëse eleminojnë Bayernin

Periskopi.com Sporti

Shorti e ka vënë kundër rivalit më të keq të mundshëm në 1/8 e Champions League, por kjo nuk do të thotë aspak se Lazio ka ndërmend të dorëzohet pa e provuar.

Lotito gjithashtu. Presidenti i bardhekaltërve ka gati një dhuratë të bukur nëse Lazio do ta kalojë pengesën Bayern Mynih në Champions League.

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane, konkretisht Il Messaggero, për të motivuar edhe më shumë skuadrën, numri 1 i klubit ka premtuar një shpërblim kolektiv prej 3 milionë euro.

Kështu, një bonus me peshë që mund ti japë dicka më tepër energji në këmbë lojtarëve të Lazios, për tu ndeshur me kampionët në fuqi të Europës.

Fansat e Lazios të revoltuar me Taren e presidentin e klubit: Merkato që keni bërë është lëmsh i vërtetë

Periskopi.com Sporti

Tifozët e Lazios nuk janë aspak të kënaqur nga merkato që po bën skuadra e tyre, duke mos plotësuar pritshmëritë e tifozëve.

Pikërisht këta të fundit, janë të irrituar nga ajo që po bëjnë drejtuesit, duke thënë se kanë bërë një lëmsh të vërtetë. “ Premtime të rreme dhe mediokritet.

Merkato që keni bërë është një lëmsh i vërtetë”, shkruhet në një banderolë të vendosur nga tifozët e Lazios në rrugët e qytetit.

Një situatë aspak e mirë te bardhekaltrit, teksa trajnerit Inzagi nuk i është plotësuar asnjë nga kërkesat në merkato, ndonëse ai ia doli të kualifikojë skuadrën në Ligën e Kampioneve për këtë sezon.