Haradinaj në mediat britanike, flet për vizionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po qëndron në Londër ku do të marr pjesë në Samitin e Londrës për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Haradinaj gjatë qëndrimit në kryeqytetin britanik ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook edhe një intervistë që ka dhënë për rrjetin televiziv CNBC.

Postimi i Haradinajt:

Ne kemi partneritet direkt dhe të besueshëm me Londrën, siç e kemi me ShBA-të dhe vendet tjera Evropiane dhe po punojmë që kjo marrëdhënie të avancohet më shumë, në fushën politike dhe ekonomike.

Sot pata rastin që në studiot e rrjetit televiziv CNBC në Londër, përballë Hadley Gamble dhe Joumanna Bercetche në një intervistë direkte për audiencën ndërkombëtare, të ndajë vizionin e Kosovës për rrugëtimin euro-atlantik dhe të ftojë investitorët e huaj që të investojnë në Kosovë.

Pjesë nga intervista ime mund t’i ndiqni edhe në linkun e mëposhtëm.

https://www.cnbc.com/video/201…