Gjysmë-finalja e ëndrrave në Copa Amerika, Brazili ndeshet me Argjentinën

Periskopi.com Sporti

Argjentina e ka mundur me rezultat 2-0 Venezuelën në çerekfinale të Copa Amerikës. Nga një gol u shënuan në dy pjesët e lojës

Brazil-Argjentinë kjo është një finale para finales në Copa Amerikës, pasi që sonte Argjentina e mundi me rezultat 2-0 Venezuelën.

Ishte një ndeshje që u dominuan nga Kombëtarja e gjeniut, Lionel Messi që nga fillimi.

Një Argjentinë më ndryshe në ndeshjet e fundit.

Lautaro Martinez ishte i pari që kaloi argjentinasit në epërsi në minutën e 10-të duke shënuar një gol të bukur me thembër.