E tmerrshme – Copëza e hekurit gjindet në suxhuk, u ble në një market në Podujevë

Periskopi.com Lajme

Një qytetar i Kosovës është habitur kur në suxhukun që kishte blerë ka hasur në një copëz hekuri.

Blerësi ka thënë për Indeksonine se produktin vendor e kishte blerë në një market në Podujevë.

Copëza që është një lloj buloni është vërejtur pasi që kishte prerë në mes suxhukun të cilin e kishte blerë për familje.