Shkaku i virusit pezullohet prodhimi i birrës Corona

Periskopi.com Lajme

Grupi Modelo, e cila është kompania që prodhon birrën e famshme Corona, ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht prodhimin e këtij produkti për shkak të pandemisë së COVID-19.

Përmes një postimi në Twitter, kompania tha se po ndalon prodhimin dhe tregtimin e birrës së saj sepse qeveria meksikane ka mbyllur bizneset jo thelbësore.

E njëjta kompani prodhon edhe birrat Modelo dhe Pacifico.

Këtë javë, qeveria meksikane njoftoi pezullimin e aktiviteteve jo thelbësore në sektorin publik dhe privat deri në 30 prill në një përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit. Ky vend numëron më shumë se 1.500 raste dhe 50 vdekje.

Lidhja e rastësishme në emër e birrës Corona me virusin thuhet se nuk ka ndikuar në shitblerje. Sipas kompanisë, shitjet e produkteve të saj të birrës u rritën 8.9% për tre muajt e parë të këtij viti, me Modelo dhe Corona që ishin më të shiturat.

Madje, kompania tha se në krahasim me vitin e kaluar, për të njëjtën periudhë ka për 24% më shumë shitje.

Megjithatë, shitjet e produkteve alkoolike janë duke u rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas izolimit të amerikanëve të cilët duket se po konsumojnë edhe më tepër alkool.

Ka njerëz që po mendojnë se coronavirus shkaktohet nga birra Corona

Periskopi.com Fun

Të martën e kaluar në Twitter janë rritur kërkimet për “simptomat e koronavirusit”, kërkimet për të u radhiten në pesë kërkimet më të shumta gjatë 24 orëve, ku kërkimet më të mëdha ishin se si të parandalohet koronaivursi dhe si përhapet koronavirusi.

E megjithatë kjo përpjekje e madhe globale për të marr mendimin e “Dr Google”, mbi atë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë nuk duhet të bëjmë për të shmangur virusin, këto kërkime gjithashtu edhe kanë hutuar shumë njerëz, shkruan “Vice”, raporton Gazeta Insajderi.

Boing Boing, ka zbuluar se njerëzit kanë bërë kërkime edhe për markën e birrës “Corona”, duke pas përshtypjen se koronavirusi shkaktohet nga kjo lloj e birrës.

Këto kërkime janë bërë më së shumti në Amerikën Veriore, në Evropën Perëndimore, në Australi, Indi, Indonezi, Japoni dhe Zelandën e Re.

E vetmja e përbashkët e birrës Corona dhe e virusit koronavirusit (nCoV) është origjina e emrave të tyre. Në latinisht, “Corona” do të thotë kurorë.

Corona është krijuar për herë të parë në vitin 1925, ndërsa koronavirusi njerëzor është identifikuar në vitin 1965.