Ronaldo ndihet i gjallë, ky është mesazhi i tij për koronavirusin

Periskopi.com Sporti

Pandemia e cila ka prekur të gjithë botën e tani më shumë së Kinën, po prekë Evropën, po lë gjurmë edhe në botën e sportit.

Janë anuluar të gjitha ndeshjet e disa prej lojtarëve edhe janë prekur me COVID – 19.

Tash ka ardhur edhe një mesazh nga Cristiano Ronaldo i cili ka lëshuar Italinë dhe është nisur për në vendlindje ku po qëndron me familje.

“Nuk po ju flas si një futbollist, por si një djalë, baba dhe një qenie njerëzore i shqetësuar me këtë çka po ndodh në botë”.

Dhe po ashtu uron të dalin mirë të gjithë ata që janë të prekur me COVID-19.

Më poshtë mund ta shihni postimin e tij të plotë. /Periskopi.com/

 

Ministri bën thirrje për kujdes: Kosova e gatshme të ballafaqohet me koronavirus

Periskopi.com Lajme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë thirrje për kujdes të shtuar pasi koronavirusi ka mbërritur edhe në vendet e rajonit. Ka thënë se e kanë ngritur nivelin më të lartë të gatishmërisë për t’u ballafaquar me rastet eventuale të virusit.

“Duke e kuptuar seriozitetin e situatës, ju bëj thirrje që, pa frikë, por me kujdes të shtuar, të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit!”, ka njoftuar vitia.

Ai ka thënë se s’ka asnjë person të prekur nga ky virus në Kosovë.

“57 mostra të testuara për Covid-19, të gjitha kanë rezultuar negative”, ka njoftuar Vitia.

Njoftimi i plotë i Ministrit:

Thirrje publike për qytetarët e Republikës së Kosovës

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës dhe menaxhimit të situatës epidemiologjike me Koronavirusin Covid-19, institucionet e Republikës së Kosovës kanë ngritur në nivel të lartë gatishmërinë për t’u ballafaquar me raste eventuale të këtij virusi, pas shfaqjes së tij, tashmë edhe në vendet përreth Kosovës.
Siç edhe është raportuar çdo ditë për rezultatet e secilit rast të dyshuar, të testuar në laboratorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë, deri sot nuk ka të konfirmuar asnjë rast të Koronavirusit.
57 mostra të testuara për Covid-19, të gjitha kanë rezultuar negative.

Pavarësisht kësaj, që nga shfaqja e rasteve të para në botë me Koronavirus, institucionet tona kanë hartuar dhe vënë në zbatim Planin e Gatishmërisë dhe të Reagimit për Coronavirus Covid-19, duke zbatuar masat si:
· Rritja e kontrollit dhe e hulumtimit epidemiologjik për raste të dyshimta në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” dhe në pikat e tjera kufitare;
· Përgatitja e infrastrukturës spitalore dhe resurseve profesionale për t’u ballafaqur me raste të dyshimta dhe të konfirmuara;
· Pajisja me mjete personale mbrojtëse e personelit shëndetësore dhe personelit tjetër mbështetës në pikat kufitare në institucionet shëndetësore;
· Zbatimi i udhëzimeve dhe protokolleve nga Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse, lidhur me menaxhimin e rasteve të dyshuara apo të konfirmuara me Koronavirus; zbatimi i Protokollit të Detektimit të Koronavirusit me RT-PCR (ECDC), sikur edhe Udhëzuesit të përkohshëm të OBSh-së për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve gjatë kujdesit shëndetësor për rastet e dyshimta për infeksionin Covid-19;
· Trajnimin e personelit për zbatimin e masave mbrojtëse, komunikimin me kohë të rrezikut në popullatë dhe komunikimin transparent me publikun;
· Zbatimin e aktiviteteve të edukimit dhe promovimit shëndetësor përmes shpërndarjes së materialeve informuese dhe edukuese si dhe ligjëratave në komunitet me qëllim të ndryshimit të sjelljes, përkatësisht përmirësimin e njohurive të popullatës rreth praktikave që mbrojnë nga virusi.

Gjithashtu, kemi bërë koordinimin e të gjitha institucioneve mbështetëse për zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Covid-19, përgatitjen e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Ngjitëse në IKSHPK; ngritjen e Qendrës operative të MSh-së për të monitoruar e koordinuar gjatë tërë tërë kohës zbatimin e aktiviteteve dhe monitorimin e situatës si dhe kemi ngritur Komitetin Drejtues për menaxhimin e situatës emergjente sa i përket Koronavirusit Covid-19.
Së fundi kemi marrë masat edhe për ngritjen e karantinave, të cilat, në rast nevoje, do të përdoren me qëllim të menaxhimit të rasteve të ekspozuara ndaj virusit, sipas nevojës.

Të gjitha këto masa të ndërmarra deri më tash kanë pasur një qëllim mbrojtjen e popullatës përmes parandalimit apo vonimit të shfaqjes dhe përhapjes së virusit në Kosovë, zvogëlimin e ngarkesës së infrastrukturës së kujdesit shëndetësor dhe përgatitjen sa më të mirë si të institucioneve, ashtu edhe të komunitetit, për t’u ballafaqur, pa frikë, me kurajo e profesionaliziëm me raste eventuale.

Masa të tjera shtesë që kanë për qëllim primar mbrojtjen e punonjësve shëndetësor dhe të shërbimeve të tjera dhe mbrojtjen e popullatës janë ndërmarë edhe sot sikur është ndalimi i fluturimeve ajrore të udhëtarëvë nga zonat e prekura si nga veriu i Italisë në Kosovë, për shkak të vlerësimit nga IKSHPK të rrezikut të lartë, dhe do të ndërmerren edhe në ditët në vijim.

Por, sikur kemi mësuar edhe nga përvoja e shteteve të tjera, të cilat po ballafaqohen këtyre ditëve me këtë virus, përmasat e një epidemie si kjo e Coronavirusit nuk mund të parashikohen asnjëherë me saktësi dhe kjo na kërkon të jemi sa më të përgatitur.

Në këtë përpjekje të përbashkët, nuk ka vend për panikë, por gjithsesi ka vend për më shumë kujdes.

Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera që po punojmë së bashku në zbatimin e Planit të Gatishmërisë dhe të Reagimit kundër Coronavirusit Covid-10, e konsideron pjesmërrajen e juaj të dashur qytetarë në këtë angazhim po aq të rëndësishëm dhe të nevojshëm sa edhe angazhimin e vetë institucioneve.
Ne themi se jemi të përgatitur të përballemi me Coronavirusin, por na duhet edhe ndihma juaj gjithashtu.

Ju bëj thirrje që të bëheni pjesë aktive e këtij angazhimi të rëndësishëm kundër COVID-19 dhe:

· Nëse vini nga vendet e prekura me Coronavirus ose keni pasur kontakte me personat e dyshuar ose të prekur me COVID-19 dhe keni simptoma si ethe, temperaturë apo kollë, ju lusim të qëndroni në shtëpi dhe të shmangni kontaktet! Lajmroni menjëherë Institucionet shëndetësore.
Personat që kanë ardhur nga vendet me Koronavirus, por që nuk kanë shenja, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre!

Disa nga këshillat e profesionistëvë shëndetësor janë të thjshta për t’u zbatuar, por ato shpëtojnë jetë:

· Lani mirë sa më shpesh duart për minimum 20 sekonda!
· Mos i prekni me duar sytë, gojën dhe hundën!
· Mbulojeni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollitjes dhe teshtitjes!
· Faculetat e përdorura hudhni në shportën më të afërt të mbeturinave!
· Shmangni qëndrimet në ambiente të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
Shmangni kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet respiratore akute!
· Mos merrni antibiotikë, përveç kur ato ua përshkrun mjeku!
· Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
· Pastroni sipërfaqet me dezinfektues me bazë klori ose alkooli!
· Përcillini simptomat e juaja dhe thireni mjekun tuaj para vizitës në kujdesin shëndetësor;
· Menaxhoni mirë mbeturinat;
· Pastroni ambientin e punës dhe të shtëpisë me dezinfektues me bazë klori apo alkooli!

Duke e kuptuar seriozitetin e situatës, ju bëj thirrje që, pa frikë, por me kujdes të shtuar, të jemi maksimalisht të kujdesshëm dhe të ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit!

Kosova e paprekur nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Me gjithë përhapjen e virusit vdekjeprurës pothuajse në të gjithë botën, Kosova vazhdon të mbetet vend i sigurt për qytetarët e saj.

Nga data 08.02.2020 deri më 08.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së se nuk ka asnjë rast të dyshimtë në COVID-19 dhe nuk është testuar asnjë mostër në virusin SARS-CoV-2.

Nga data 1.02.2020 deri më 8.03.2020 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, si dhe në pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 3.360 udhëtarë.

Në Aeroportin “Adem Jashari” 475 udhëtarë, Merdare 1.464, Vërmicë 1.021, Jarinje 219, Dheu i Bardhë 70, Hani i Elezi t 66, Kullë 25, Qafë Morinë 13 dhe Bërnjak 7 udhëtarë.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 8 mars 2020, janë raportuar gjithsej 105.828 raste me COVID-19 dhe gjithsej 3.584 raste të vdekjes, derisa në BE dhe Britani të Madhe janë raportuar 9.161 raste me COVID-19 dhe 251 raste të vdekjes Itali (233), Francë (10), Spanjë (5), Britani e Madhe (2) dhe Holandë (1).

Dyshohet për Coronavirus, vdes edukatorja e kopshtit në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Autoritetet shëndetësore vijojnë të këmbëngulin se Shqipëria është e paprekur nga coronavirusi.

Por, “Gazeta Shqip” ka mësuar se dyshohet për një rast me virusin vdekjeprurës. Sipas informacioneve që disponon kjo gazetë, një edukatore kopshti ka humbur jetën dhe trupi i saj ndodhet në morg për autopsinë.

Raportohet se dy specialistë të ISHP-së, të shoqëruar nga një patrullë e policisë po e dërgojnë trupin për të kryer analizat.

Gruaja që ka humbur jetën ka pasur shenja të gripit. Duke qenë se ka punuar si edukatore kopshti është e nevojshme që të qartësohen shkaqet e vdekjes.

Ministri Cakaj tregon nëse ka shqiptarë të prekur nga koronavirusi në Itali

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka thënë se së bashku me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe në Bari janë duke ndjekur nga afër situatën e emergjencës së krijuar nga përhapja e koronavirusit Covid19 në disa rajone të Italisë.

“Deri më tani nuk ka informacione për qytetarë shqiptarë të prekur. Informacioni mbi identitetin e të prekurve mbetet i rezervuar në bazë të normativës europiane për mbrojtjen e të dhënave personale”.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ministrinë e Shëndetësisë të Italisë dhe me Departamentin e Emergjencave Civile të Këshillit të Ministrave të Italisë për masat e përbashkëta për parandalimin e përhapjes së virusit në territorin shqiptar”.

“Ne iu bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë në Itali dhe atyre që udhëtojnë për dhe nëpër Itali t’iu përmbahen masave të përcaktuara prej autoriteteteve italiane në situatën e emergjencës”.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Shqipërisë në Itali do të vijojnë informimin e publikut varësisht prej situatës”, ka shkruar Cakaj në rrjetin social Facebook.

Doktori shqiptar në SHBA flet për vaksinën kundër koronavirusit

Periskopi.com Lajme
Eksperti virolog në SHBA, Arban Domi, tha se zhvillimi i një vaksine kundër koronavirusit kërkon shumë muaj punë, por edhe pas kësaj duhet kohë deri sa vaksina të ketë hyrë në prodhim masiv.

Dr. Domi, i cili është drejtor i Departamentit për Zhvillimin e Vaksinave në firmën bioteknologjike GeoVax, pranë qytetit Atlanta në shtetin amerikan të Xhorxhas, i tha Zërit të Amerikës se virusi i ri përhapet më shpejt se sa gripi, por edhe pse është një virus më pak i njohur, nuk ka vend për panik.

Dr. Domi punon prej vitesh në fushën e virologjisë. Ai thotë se është detyra e punonjësve të shëndetit publik që të njohin simptomat e koronavirusit të ri për të sensibilizuar njerëzit.

Facebook po planifikon luftimin e dezinformatave rreth Coronavirusit

Periskopi.com Tech & Auto

Facebook do të fillojë të heqë pretendimet e rreme dhe teoritë konspirative në lidhje me koronavirusin, duke rritur përpjekjet për të luftuar përhapjen e dezinformatave për një shpërthim viral që vrau më shumë se 200 persona.

Përhapja e virusit, i cili është shpallur një emergjencë globale nga Organizata Botërore e Shëndetit, është testi i fundit i aftësisë së rrjeteve sociale për të frenuar pretendimet e rreme dhe të rrezikshme.

Facebook përmendi pirjen e zbardhuesit si një pretendim i rrejshëm për shërim që po qarkullon, duke thënë se “do të fillojë të heqë përmbajtjen me pretendime të rrejshme ose teori konspirative që janë paralajmëruar  nga organizatat kryesore globale të shëndetit dhe autoritetet lokale shëndetësore, që mund të shkaktojnë dëm për njerëzit që besojnë në to.”

Kompania ka një politikë ekzistuese për të hequr përmbajtjen që konsiderohet një kërcënim për dëmtimin fizik të përdoruesve, dhe ka përdorur atë politikë në të kaluarën për të hequr dezinformatat e lidhura me vaksinat, megjithëse në raste të rralla.

Koronavirusi po merr vëmendje të veçantë në internet, duke i vendosur edhe një herë kompanitë e mediave sociale me qendër në SH.B.A. në mbrojtjen e përpjekjeve të tyre për të frenuar përhapjen e informacionit të rremë.

Shkencëtarët dhe gazetarët kanë dokumentuar një numër në rritje të rasteve të dezinformatave në lidhje me virusin, duke filluar nga shpjegimet raciste për origjinën e sëmundjes deri tek pretendimet e rreme për shërime mrekullibërëse.