“Mos u shqetësoni nuk është Coronavirus”, shefi i OBSH-së ndërpret fjalimin pasi kollitet, pritet me të qeshura

Periskopi.com Lajme

Coronavirusi i ri kinez, i cili ka ngritur në këmbë autoritetet botërore të shëndetësisë, ka nisur të shoqërohet edhe me batuta.

Ndërsa mbante fjalën e tij shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka ndalur fjalimin për shkak të kollës dhe pasi u qetësua, me humor u tha të pranishmëve në sallë: “Mos u shqetësoni nuk është “Corona”, batutë e cila shkaktoi të qeshura në sallë.

Numri i të vdekurve nga coronavirusi ka mbërritur në 425. Por edhe numri i të infektuarve është rritur në 20 438.

Një sërë vendesh kanë vendosur kufizime udhëtimesh duke u mohuar hyrjen vizitorëve që vijnë nga Kina, ose që kanë qenë atje, transmeton Balkanweb.

Disa kanë ndërprerë fluturimet drejt Kinës, pavarësisht se autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë paralajmëruan kundër masave të tilla.

Pekini ka kritikuar valën e kufizimeve, duke akuzuar qeveritë e huaja se po shpërfillin udhëzimet zyrtare.