Numri i të infektuarve nga coronavirusi në Gjermani ka shkuar në 3 mijë – regjistrohen 6 viktima

Periskopi.com Lajme

Numri i të prekurve nga coronavirusi në Gjermani ka shkuar në 3 mijë, ndërsa 6 persona kanë ndërruar jetë deri tani.

Sipas mediave të huaja, Berlini dhe Bavaria janë dy vendet e para që njoftuan mbylljen e shkollave dhe kopshteve.

Vendi më i prekur në Gjermani nga coronavirusi është North Rhein Westphalia me njëmijë raste, e shteti Rheinland Pfalz pritet të merr vendime të ngjashme.

Michael Müller, kryetari i Bashkisë së Berlinit, tha se transporti publik gjithashtu do të reduktohet në minimum.

Në legjislacionin Bundestag është miratuar këtë mëngjes, që t’u zvogëlohet përkohësisht orari i punëtorëve ndërsa të paguhen me pagë të plotë.

Raportohet se ligji në të gjitha detajet e tij do të miratohet plotësisht brenda dhjetë ditëve të ardhshme.

“Ne nuk do të lëmë askënd vetëm”, tha Olaf Scholz, ministri i financave.

Për më tepër Scholz dhe ministri i ekonomisë, Peter Altmaier, po planifikojnë miliarda euro ndihmë të likuiditetit për bizneset, në një përpjekje për të mbrojtur firmat dhe vendet e punës.

Jepet rekomandimi, që Kosova t’i mbyllë kufijtë me shtetet fqinje

Periskopi.com Lajme

IKSHP-ja ka dhënë rekomandimin, që Kosova t’i mbyllë kufijtë me shtetet fqinje. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ky rekomandim, siç ka bërë të ditur Vitia nënkupton edhe ndalimin e qarkullimeve ajrore dhe tokësore midis shteteve fqinje dhe Kosovës.

Po ashtu, Vitia ka bërë të ditur se përjashtim do të bëjnë shtetasit e Kosovës që mund të kthehen nga shtetet fqinje, veturat zyrtare e shëndetësore.

Pas këtij propozimi dhe disa propozimeve të tjera, mbledhja e komisionit ka vazhduar me dyer të mbyllura, pa media me propozimin e kryetarit të komisionit, Albin Kurti.

Të gjitha shifrat e Koronavirusit nga dita e parë deri më tani, 52% janë shëruar

Periskopi.com Lajme

Që nga dita e parë deri më tani janë regjistruar 129857 raste, ku janë shënuar 4751 viktima.

Nga këto raste 68672 persona janë shëruar plotësisht ndërsa 56434 raste janë akoma aktive.

Nga personat që janë aktiv momentalisht 5711 janë në gjendje kritike.

Më poshtë keni edhe listën e të gjitha shteteve që janë prekur.

Zyrtare: Përhapja e koronavirusit ka bërë që të ndërpriten të gjitha ndeshjet edhe në La Ligën spanjolle

Periskopi.com Sporti

Koronavirusi ka shkaktuar panik gjithandej, duke përfshirë kështu edhe botën e futbollit.

Përveç Anglisë, ku ndeshjet do të zhvillohen pa praninë e shikuesve, La Liga ka marr vendim se do të ndërpriten të gjitha ndeshjet.

Kështu futbolli spanjoll është ndalur për së paku dy javë pasi pandemia COVID-19 po vazhdon të shkaktojë kaos.

Lajmi vjen pasi një basketbollist në klub doli pozitivisht për koronavirus.

Kujtojmë që Real Madridi do të udhëtojë në Etihad për ndeshjen e dytë të kampionatit të Ligës së Kampionëve kundër Manchester City të marten, javën e ardhshme. /Periskopi.com/

 

Lojtari i prekur me koronavirus me mesazh prekës: I ftoj të gjithë t’i respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën dallime

Periskopi.com Sporti

Daniele Rugani doli pozitiv mbrëmë pas testeve të bëra nga koronavirusi.

Lajmin e dha skuadra e tij Juventus që njoftoi se Rugani ka dalë pozitiv në testet e bëra.

Vetë lojtari ka reaguar sot me një deklaratë prekëse.

“E keni lexuar lajmin dhe për këtë arsye dua t’i qetësoj të gjithë ata që brengosen për mua, jam mirë. Në këtë moment ndjej edhe më shumë detyrën t’i falënderoj të gjithë mjekët dhe infermierët që janë duke luftuar në spitale për tejkalimin e kësaj emergjence. I ftoj të gjithë t’i respektojnë rregullat, sepse ky virus nuk bën dallime. Ta bëjmë për veten tonë, për të dashurit tanë, për ata që na rrethojnë”, ka shkruar Rugani në Instagram.

Pas këtij lajmi, skuadra e Juventusit është përfshirë në karantinë.

I dha dorën të gjithëve, shqiptari me koronavirus ka marrë pjesë në një varrim

Periskopi.com Lajme

Koronavirusi arriti në Shqipëri dhe i infektuari i parë është 28 vjeçari me inicialet P.K. Ai kishte ardhur nga Firenze për në Shqipëri, pa e ditur se mbarte me vete virusin vdekjeprurës.

“Dosja.al” ka zbuluar detaje në lidhje me veprimtarinë që ka kryer ai në vendin tonë, pasi është kthyer që me 26 Shkurt.

Sipas tyre i riu para se të bënte analizat e Koronavirusit, ka marrë pjesë në një ceremoni mortore. Ai i ka takuar të gjithë në formë ngushëllimi.

Nuk dihet ende ç’ka ndodhur me personat që ai ka takuar. 28 vjeçari ka infektuar dhe të atin dhe tani të dy po qëndrojnë të izoluar në Spitalin e Infektivit.

E pabesueshme: Jurgen Klopp mendon që tifozët e Liverpoolit nuk janë budallenj

Periskopi.com Sporti

Jurgen Klopp ka qeshur me pretendimet se Liverpool mund ta humbasë titullin në Premier Ligë, shkaku i koronavirusit.
U fol se të “Të Kuqtë” nuik kishin garanci se do ta ngrisinin trofeun për shkak se ndeshjet po anulohen prej virusit vdekjeprurës Covid -19, përcjell Periskopi.

Por, Klopp nuk e ka konsideruar këtë si shqetësim, duke i thënë shtypit: “Tifozët e Liverpoolit nuk janë aq budallenj sa t’i besojnë këto gjëra”.

Futbolli anglez nuk është prekur ende nga Coronavirus, por Newcastle kanë ndërmarrë hapa për të luftuar kërcënimin duke udhëzuar lojtarët që të mos flasin dorë për dore me njëri-tjetrin në stërvitje. /Periskopi.com/

 

Zvicra dhe Austria marrin masa kundër përhapjes së koronavirusit

Periskopi.com Lajme

Rajonet jugore në Zvicër dhe Austri janë duke ndërmarrë hapa për të parandaluar të parandaluar përhapjen e koronavirusit përtej kufijve me Italinë.

Kantoni zviceran i Ticinos njoftoi se spitalet do të izolojnë dhe testojnë të gjithë pacientët me simptoma të Covid-19.

Ticino është fqinj i rajonit të Lombardisë së prekur nga virusi. Rreth 68 000 persona udhëtojnë çdo ditë për punë nga Italia në Ticino.

Në provincën Carinthia të Austrisë, Guvernatori, Peter Kaiser, njoftoi shmangien e udhëtimeve drejt rajoneve të prekura nga virusi në Itali.

Rama: Koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërinë

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se koronavirusi nuk e ka prekur Shqipërisë, por si për të gjithë botën, është një kërcënim portncial.

Sipas tij, janë marrë të gjitha masat në rast se Shqipëria do të duhej të përballet me këtë virus.

Postimi i plotë i Ramës:

?KORONAVIRUSI NUK E KA PREKUR SHQIPËRINË! POR SI PËR GJITHË BOTËN ËSHTË NJË KËRCËNIM POTENCIAL, PËR TË CILIN JANË MARRË TË GJITHA MASAT NË RAST SE DO TË NA DUHET TA PËRBALLIM

?TË NJËJTAT MENDJE TË SHTHURRURA, QË JU SHQETËSUAN KEQ ME LAJMET FALLCO DHE ME GOJËLIGËSINË E TYRE GJATË DITËVE E NETËVE TË GJATA PAS TËRMETIT, JANË NË VEPRIM

?MOS BINI PRE E TYRE DHE JINI TË SIGURT SE SHTETI SHQIPTAR PO E BËN PREJ KOHËSH DETYRËN PËR TË QENË GATI NË RAST SHFAQJEJE TË KORONAVIRUSIT, TË CILIN JEMI GATI TA PËRBALLIM ME ORGANIZIM E PROFESIONALIZËM TË LARTË

Shkon në 2000 numri i të vdekurve nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Ka shkuar në 2 mijë numri i personave të vdekur nga koronavirusi deri mëngjesin e kësaj të mërkure.

Numri i të prekurve ka shkuar mbi 75 000 persona, ku 1000 prej tyre ndodhen jashtë territorit të Kinës.

Ndërkohë, të prekurit e mbetur në anijen Diamond Princess kanë filluar të dalin nga karantina 14-ditore.

Në anije pati454 raste të prekura. Nga ana tjetër, në Japoni u konfirmuan 7 të prekur të rinj, duke e çuar numrin e të prekur në 68 në total.

Së bashku me Singaporin dhe Hong Kong-un, Japoni ka numrin më shumë raste jashtë Kinës.

OBSH: Po bie numri i të infektimeve nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Numri i infektimeve nga koronavirusi i ri duket se po bie në Kinë, njoftoi OBSH, duke cituar një raport të ri mjekësor, që ka analizuar më shumë se 44000 raste me COVID-19.

Sidoqoftë, kreu i operacioneve të emergjencës së OBSH-sw, Mike Ryan tha në një konference për shtyp, në Gjenevë, se është shumë herët për të treguar nëse kjo rënie e raportuar do të vazhdojë.

Raporti tregon, gjithashtu, se 80 % e pacientëve shfaqin vetëm simptoma të lehta, ndërsa 14 % vuajnë nga ndërlikime të rënda, si pneumonia, 5 % janë në gjendje kritike dhe 2 % vdesin nga sëmundja.

Përtej zonës kryesore të COVID-19, në provincën Wuhei, në Kinë, rastet e infektimit kanë mbetur relativisht të rralla, theksoi Ryan./ATSH/

FMN: Koronavirusi mund të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike për 2020

Periskopi.com Lajme

Epidemia e koronavirusit mund të ndikojë negativisht në rritjen ekonomike të botës në vitin 2020, në varësi të aftësisë së Kinës për të frenuar përhapjen e saj, paralajmëroi sot drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.

“Deri më tani parashikimi ynë është 3.3 për qind rritje, dhe mund të ketë një ulje prej 0.1 në 0.2 për qind. Ky është një rast i veçantë dhe i bëj thirrje të gjithëve të mos nxjerrin përfundime të nxituara,” tha Georgieva në Forumin botëror të grave në Dubai.

Ndërsa pranoi se ishte shumë herët për të vlerësuar ndikimin e epidemisë, e cila la gati 1.700 të vdekur, ajo pranoi, megjithatë, se turizmi dhe transporti, ndër të tjera, ishin goditur tashmë.

“Ne nuk e dimë natyrën e saktë të këtij virusi, nuk e dimë se sa shpejt Kina do të jetë në gjendje ta shtypë atë dhe nëse do të përhapet edhe më shumë në t ë gjithë botën. Ne e dimë që do të ndikojë në zinxhirin e vlerës globale,” tha ajo.

Georgievi tha të mërkurën për CNBC-së se skenari më i mundshëm ishte një rënie e mprehtë e aktivitetit në Kinë, e ndjekur nga rimëkëmbje e shpejtë dhe ndikim i përgjithshëm relativisht i kufizuar në botë.

Më 20 janar, FMN prezantoi parashikimet e fundit për ekonominë botërore, duke llogaritur më tej rimëkëmbjen plus 3.3 për qind, duke zbritur nga plus 2.9 për qind në vitin 2019, falë në veçanti për një “pushim” në “luftën tregtare” të Shteteve të Bashkuara dhe China.

Por FMN paralajmëroi se rimëkëmbja ishte e brishtë dhe se pasiguria e përsëritur mund të pengojë rritjen.

Vaksina kundër coronavirusit mund të kushtojë qindra miliona dollarë dhe do të duhen muaj për ta zbuluar

Periskopi.com Lajme

Qeveritë dhe gjigandët farmaceutikë duhet urgjentisht të fillojnë punën e shtrenjtë dhe të rrezikshme duke zhvilluar vaksina kundër coronavirusit COVID-19, tha të enjten Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, “vendime të mëdha” duhet të merren pasi vaksinat do të kërkojnë “investim të madh” dhe sektori shtetëror “do të duhet të marrë një pjesë të rrezikut me sektorin privat”, tha Michael Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH në një konferencë të përditshme të shpërthimit të coronavirusit në Gjenevë.

“Kërkojnë qindra miliona dollarë”, tha ai, dhe mund të jetë e nevojshme të zhvillohen disa vaksina të mundshme “pa asnjë siguri se njëra prej tyre do të funksionojë”.

Një deklaratë e tillë erdhi pasi më shumë se 13,000 raste shtesë u konfirmuan në mënyrë retrospektive pas një ndryshimi në mënyrën e diagnostikimit të sëmundjes, duke e çuar numrin zyrtar të personave të infektuar në të gjithë botën në 63,851, nga të cilat 1.380 kanë vdekur në Kinë.

Të premten, Japonia konfirmoi edhe një rast tjetër, një burrë japonez në vitet ’70 të tij, një ditë kur raportoi vdekjen e parë nga virusi – një grua e moshuar japoneze.

Japonia tani ka 252 raste të konfirmuara, përfshirë 218 nga një anije lundrimi që është karantinuar në Yokohama.

Sidoqoftë, rritja e madhe “nuk paraqet një ndryshim të rëndësishëm në trajektoren e shpërthimit”, tha Ryan.

Përshpejtimi në numrin e rasteve nuk paraqet domosdoshmërisht një rritje të papritur të infeksioneve të reja të virusit që shkakton COVID-19 aq sa një metodologji e rishikuar.

Komisioni Shëndetësor i Kinës ka thënë se ndryshimi kishte për qëllim identifikimin e rasteve të dyshuara në të cilat pacienti ka pneumoni, në mënyrë që ata të mund të trajtohen më shpejt dhe të zvogëlojnë gjasat e sëmundjes më të rëndë ose vdekjes.

Britanikët që evakuohen nesër nga Wuhani, do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë

Periskopi.com Lajme

Rreth 150 britanikë, që do të evakuohen nesër nga Wuahni i goditur nga coronavirusi, do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë në Milton Keynes.

Autoritetet e sigurisë, kanë bërë të ditur, se një qendër konferencash dhe një hotel, do të jenë në dispozicion për këto dy javë, që t’i mbajnë të mbyllur të prekurit nga sëmundja vdekjeprurëse, deri në shërimin e tyre.

Secili që do jetë nesër në bordin e atij aeroplani transportues, do t’i nënshtrohet kontrollit sapo të aterrojnë në Britani të Madhe, ndërsa detyrohet të bëjë edhe vizitat e rregullta, derisa të sigurohet se gjithçka është në rregull.

Lajmi vjen në kohën, kur është bërë e ditur se 638 persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit, derisa 31,520 janë të sëmurë.

Ditë më parë, burime pranë qeverisë britanike, kanë mësuar se anëtarët e parlamentit, po e konsiderojnë mundësinë, që t’i vënë një ndalesë një javore Kinës, në mënyrë që të ndalojnë përhapjen e këtij virusi.

Qeveria kineze fajësohet për vdekjen e doktorit që paralajmëroi coronavirusin

Periskopi.com Lajme

Një familje kineze kanë dalur në media publike dhe e kanë akuzuar qeverinë që janë munduar të mbulojnë vdekjen e doktorit “heroik” që ishte ndëshkuar pasi përhapi alarmin për coronavirusin në një protestë të rrallë online kundër cenzurimit komunist.

“Ai nuk u lejua të fliste, nuk u lejua as të vdiste”, shkroi një person në aplikacionin e famshëm kinez ËeChat, pasi morri vesh në media për vdekjen e Dr Li Ëenliang.

“Dr Li Ëenliang u lejua të vdiste vetëm pasi përdoruesit e shumtë të uebit fjetën”, shkroi një tjetër person në Tëitter.

Kina ka njoftuar se po dërgonte rojet e saj antikorrupsion në Wuhan për të hetuar vdekjen e Dr. Li, pasi vdekja e tij shkaktoi një numër të madh të kritikave ndaj partisë komuniste dhe numri i të vdekurve nga ky virus ka mbërritur në 638.

Zyrtarët e Ëuhan gjithashtu urdhëruan që 820,000 juanë (90,000 euro) t’i paguheshin familjes së Dr. Li si kompensim pasi vlerësuan sëmundjen e tij ‘një dëmtim i punës’, shkruan Dailymail.

Banorët e Ëuhan vendosën lule para Spitalit Qendror Ëuhan, për të cilin Dr Li punoi dhe u trajtua në të, për t’i dhënë nderimin atij, ndërsa qytetarët në Hong Kong mbajtën një vigjilje për të vajtuar mjekun e përkushtuar.

Komisioni Qendror i CPC-së për Inspektimin e Disiplinës, tha në një deklaratë se premtoi një hetim të plotë mbi çështjet që lidhen me Dr Li, i cili vdiq nga lloji i ri i koronavirusit, pasi u infektua nga një prej pacientëve të tij.

Ai la pas gruan e tij që është shtatzënë, djali i tyre pesë vjeç dhe prindërit e tij të moshuar.

Disa përkrahës të mjekut të vonë krijuan ilustrime të tij bazuar në një pamje tendencioze, e cila tregon Dr Li duke veshur një maskë në fytyrë, ndërsa kuronte pacientët gjatë epidemisë.

Shkon në 722 numri i viktimave nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Ka shkuar në 722 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në nivel global. Ndonëse numri i viktimave për 24 orë shënoi rënie në dy ditët paraprake, shifra u rritë përsëri të premten.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë njoftoi se të premten u konfirmuan 3399 raste të reja të infektimeve, duke e çuar në 34 mijë e 546 shifrën e përgjithshme të personave të infektuar. Vetëm në 24 orët e kaluara, 86 persona vdiqën nga virusi i rrezikshëm.

Një zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Kinë njoftoi se një shtetas amerikan i moshës 60-vjeçare ka vdekur nga koronavirusi në Wuhan më 6 shkurt.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetit Publik në Tajlandë raportoi për shtatë raste të reja të shtunën. Në mesin e personave të infektuar ishin tre tajlandezë dhe katër kinezë.

Këto raste e çuan në 32 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet, që paraqet shifrën më të lartë jashtë Kinës, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Njëri pa personat e infektuar ishte pjesë e grupit prej 138 personave të evakuuar nga qyteti Wuhan i Kinës, i cili është epiqendra e virusit të ri.

 

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut në anijen me të infektuarit nga koronavirusi

Periskopi.com Lajme

Tre shtetas të Maqedonisë së Veriut ndodhen në anijen e ndaluar në afërsi të Jokahomas në Japoni, për shkak të pranisë së personave të infektuar nga virusi korona.

Njoftimin e dha Ministria e Punëve të Jashtme pas informatave të marra nga Ministria e Jashtme japoneze.

Në kumtesë thuhet se deri më tani, virusi  korona është konstatuar tek 20 udhëtarë që ndodhen në anije.

Nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, thonë se vazhdojnë me ndjekjen e  gjendjes në lidhje me virusin dhe masat për parandalimin e tij në vend./AlsatM/

Pamje rrëqethëse nga tregu që solli coronavirusin, aty hanë gjarpërinj, koala dhe akrepa

Periskopi.com Lajme

Coronavirusi që ka shpërthyer në qytetin kinez Wuhan, është zgjeruar në disa shtete tjera, kurse deri më tani ka mbytur të paktën 25 persona.

Besohet se epidemia ka “lindur” në një treg të peshqve që pasi u njoftuan autoritetet përkatëse e mbyllën, kurse tërë qytetin e futën në karantinë, transmeton Telegrafi.

Qyteti Wuhan i ka rreth 11 milionë banorë, më shumë se Londra dhe Nju Jorku, e ky virus është zgjeruar në Tajlandë, Japoni, Kore të Jugut, Tajvan dhe në SHBA.

Disa javë pasi që tregu u bë “pika e nxehtë”, zyrtarët kinezë kanë njoftuar se virusi bartet nga një njeri te tjetri (ngjitës).

Coronavirusi përfaqëson një spektër të gjerë të virusëve që janë prezent tek kafshët, që në rrethana të caktuara mund ta bartin edhe te njerëzit. Kontakti me mish të kafshëve të ndryshme që shiten nëpër tezga, është konstatuar se është burim i infeksioneve te disa njerëz.

Mediat lokale kanë publikuar listën e kafshëve, mishi i cilave është prezent në treg. Informacionet nuk janë plotësisht të verifikuara, por ato janë duke qarkulluar edhe në rrjetet sociale.

Në listë figurojnë, lopët, derrat, patat, leprat, qentë, drerët, gjarpërinjtë, breshkat, akrepat, dhelprat, krokodilët, gomarët, kangurët dhe koalat.

Shitësit në fuqi të papastra i mbajnë kafshët dhe mbetjet e tyre, të papastra i kanë edhe dorezat por edhe peshoret që matin mishin.

Siç raporton Daily Mail, në fotografitë e menusë së tregut, për mishin e koalës duhet ndarë 70 10 dollarë amerikanë. Në ofertë figurojnë 112 lloje të ndryshme të mishit.

Ndërkaq kujtojmë që deri më tani për këtë virus vdekjeprurës nuk ekziston ndonjë vaksinë që mund ta luftojë.