CR7 Archives - Periskopi

Feston ditëlindjen një ditë me Cristiano Ronaldon, Neymari i merr i pari dhuratat e veçanta

Periskopi.com Sporti

Përveç yllit portugez Cristiano Ronaldo, sot feston ditëlindjen edhe sulmuesi brazilian, Neymar, i cili sot mbush plot 29 vjet, shkruan Periskopi.

Siç duket braziliani po e shijon ditëlindjen si më së miri, dhe ka pranuar dhurata qysh herët, pasi ka postuar një video ku shihet i rrethuar me dhurata që i kanë përgatitur familjarët e tij.

Shihni videon.

Golashënuesi më i mirë në histori të futbollit – Ronaldo ia thyen rekordin Peles

Periskopi.com Sporti

Juventusi është duke fituar 3-0 ndaj Udineses në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

Zonja e Vjetër duke se e ka mbyllur çështjen e fituesit dhe do të arkëtojë tri pikë.

Pasi shënoi golin e parë, Cristiano Ronaldo shënoi edhe të dytin personal.

Rodrigo Bentancur asistoi për yllin portugez që shënoi për 3-0 në minutën e 70-të.

Kujtojmë se ky është goli i 14-të i Ronaldos deri më tani në këtë sezon dhe është njëherit golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke thyer rekordin e Peles që kishte 757, derisa pesë herë fituesi i Topit të Artë aktualisht ka 758.

 

 

Dallimi Messi – Ronaldo? Portugezit ia do nga penalltia – shënon golin e dytë

Periskopi.com Sporti

Juventusi ka arritur ta thellojë në 0:3 epërsinë në takimin e sontëm në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër 5 herë kampionit të kësaj gare, Barcelonës, shkruan Periskopi.

Golin e tretë dhe të dytë personal e shënoi portugezi, Cristiano Ronaldo, i cili përsëri nuk gaboi nga pika e bardhë.

Vlenë të thekohet se, në 35 ndeshjet e kaluara, Messi ka 16 fitore 22 gola dhe 12 asistime ndërsa Ronaldo 10 fitore 19 gola dhe 1 asistim.

Shihn golin. /Periskopi

 

Dalin rezultatet e reja për koronavirus të Ronaldos, mësohet se a do të luajë kundër Barcelonës

Periskopi.com Sporti

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ditë më parë është infektuar me koronavirus dhe siç raportojnë mediet futbollisti nuk ka arritur ta kalojë Covid19tshin, transmeton Periskopi.

Sipas raportimeve të fundit, është treguar se Ronaldo ka dalë pozitiv edhe në testet e bëra sot.

Kjo do të thotë se futbollisti do të mungojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku Juventus do të përballet me Barcelonën.

Shokët më të ngushtë të Messit e Cristiano Ronaldos ndër vite

Periskopi.com Sporti

Gjatë karrierës së gjatë të tyre kanë pasur shumë shokë skuadre, sidomos Cristiano Ronaldo që ka ndërruar 4 ekipe deri më tani, ndërsa Messi vetëm te Barcelona. Gjithsesi, tjetër gjë është shok skuadre dhe tjetër mik ose shok i ngushtë.

Shoku i parë i Messit te Barcelona ishte braziliani Ronaldinho, i cili e mbështeti argjentinasit në fillimet e karrierës dhe së bashku dhuruan spektakël në fushën e lojës. Jo më kot ishte Messi ai që i pagoi dëmshpërblimin Ronaldinhos për të dalë nga burgu.

Më pas ishte Iniesta, nuk mbetej prapa Xavi, por me numrin 8 kishte diçka më shumë. Dy të tjerët ishin njëkohësisht, nga ku doli e famshmja MSN (Messi-Suarez-Neymar). Sidomos me Suarez, marrëdhënia e Messit ka qenë shumë miqësore, pasi familjen e tyre takoheshin shpesh dhe partneret madje ishin bërë mikesha.

Tashmë është një epokë tjetër për Messin, ndihet paksa i vetmuar pas largimit të Suarez, por edhe për faktin se së fundmi ka pasur shumë hyrje-dalje në klub. Dhe natyrisht smund të bëhet më shumë se shok skuadre, me blerjet e reja apo djemtë e ri në skuadër.

Pak a shumë e njëjta gjë edhe për Cristiano Ronaldon te Juventus, që pas largimit nga Real Madrid, nuk ka ndonjë shoqëri të ngushtë. Edhe ndopak afrimitet që kishte me Douglas Costa, ky i fundit u largua te Bayern Munchen. Në Torino, Ronaldo jashtë fushe është totalisht i përqenruar vetëm në gjërat e veta.

Ndryshe ishte te Real Madrid. Fillimisht pati miqësi me Ozil dhe Pepe, me të cilët shkonte mirë. Më pas radha do të ishte e Benzema e Marcelo. Me këtë të fundit janë të shumta shakatë, saqë janë bërë virale edhe në rrjetet sociale.

Te Manchester United, Ronaldo shoqëri të ngushtë pati vetëm me Wayne Rooney. Të dy u kthyen në makineri golash te “Djajtë e Kuq”, por shoqëria e tyre ishte edhe jashtë fushe, teksa dëfreheshin në pub-e dhe festa të ndryshme.

Po nëse Cristiano Ronaldo dhe Messi do të luanin në një skuadër, a do të ishin miq të ngushtë. Vështirë të thuhet, për mënyrën e jetesës së secilit në këtë moshë, të lidhur shumë edhe pas fëmijëve. Megjithatë, kurrë mos thuaj kurrë, së pari do të duhet t’i shohim në një ekip…

Zbulohet biseda sekrete mes Ronaldos dhe Mbappes

Periskopi.com Sporti

Duket se Cristiano Ronaldo tek Juventusi tashmë ka edhe një lloj rol të drejtorit sportiv duke parë ndikimin e madh që gëzon edhe tek futbollistët e tjerë.

Fansat e Juves ëndërrojnë për transferimin e Kylian Mbappe, njëjtë siç ndodhi me Matthijs De Ligt.

Në miqësorën e 11 tetorit në mes të Portugalisë dhe Francës, Ronaldo e pyeti Mbappen për të ardhmen e tij.

‘Pra Real Madrid?’- e pyeti portugezi ndërsa Mbappe ja ktheu:’ Çfarë dëshiron që të të them kur akoma nuk kam vendosur për të ardhmen’.

Gola e rekorde: Ja numrat e pabesueshëm të sezonit të Cristiano Ronaldos me Juventusin

Periskopi.com Sporti

Nëse vitin e kaluar impakti i tij me realitetin juventin ishte i jashtëzakonshëm, sezoni i dytë në Torino i Cristiano Ronaldo ishte ai i kurorëzimit, nëse mund të flitet me këtë term për një kampion të afirmuar si ai. Titulli i nëntë radhazi ka kaluar mbi të gjitha përmes veprimeve të tij e nga golat e tij: 31, deri tani në kampionat. Të cilave i duhen shtuar 2 në Champions e po aq në Kupën e Italisë. Numra që i kanë dhënë një rekord të jashtëzakonshëm, edhe pse akoma të përmirësueshëm për vetë CR7.

Portugezi është bërë lojtari më i shpejtë në historinë e Serie A që arriti 50 gola të shënuar: iu deshën vetëm 61 prezenca në dy vjet. Para tij rekordi i takonte Andriy Shevchenko, që i kishte arritur në 68 takime.

Èshtë bërë lojtari i parë në histori që shënon të paktën 50 gola në Premier League, Liga e Serie A.

U bë lojtari i tretë në historinë të Juventus që shënon të paktën 30 gola sezonalë në kampionat: para tij kishte arritur vetëm John Hansen (30 në 1951-52) e Felice Borel (31 në 1933-34). I mjafton një gol në dy javët e fundit për tu bërë më i miri i të gjitha kohëve e të mposhtë një rekord që zgjat 86 vjet. Në këtë sezon, impakti i tij ishte vendimtar, duke qenë se ka vënë shenjën në 42% të golave të skuadrës (31 në 71). Duhet kujtuar që portugezi është një makinë e vërtetë, duke qenë se në gjithë sezonin është zëvendësuar vetëm dy herë: në ndeshjen e vajtjes me Milan e në kthimin me Genoa. Në të gjithë ndeshjet e tjera që ka zbritur në fushë, ka luajtur për 90′.

Në 22 shkurt, kundër Spal, ka arritur Fabio Quagliarella e Gabriel Omar Batistuta në kuotën 11 në krye të klasifikimit të lojtarëve që shënuan për më shumë ndeshje radhazi në Serie A. Në 2020, mes të tjerash, ka shënuar në të gjitha ndeshjet që luajti me përjashtim të sfidave kundër Inter, Sassuolo e Udinese.

Për të fituar klasifikimin e golashënuesve (e ndoshta të mundë rekordin e shokut të skuadrës Higuain me 36 gola në një sezon) duhet një mrekulli, pas tripletës së Immobile kundër Veronës. Po për një Cristiano Ronaldo kështu, asnjë nuk është e pamundur.

Kombinimi Pjanic – Ronaldo, gol thjesht spektakolar

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual italian, Juventus, sonte po luan takimin e saj të radhës, ku për mysafir ka skuadrën e Sampdorias, shkruan Periskopi.

Krejt në fund të pjesës së parë, kur po vijonte minuta e fundit e lojës shtesë, pas një superasisti të Pjanic nga gjuajtja e lirë –  rrjetën e gjeti portugezi, Cristiano Ronaldo pas një goditje të fuqishme të topit.

Shihni supergolin me poshtë. /Periskopi

 

Turpërohet Ronaldo, dështoi ta bënte ‘biçikletën’ e famshme

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo zhvilloi një paraqitje zhgënjyese në përballjen kundër Sassuolos e cila përfundoi me rezultatin e barabartë 3-3.

Portugezi zhvilloi një lojë të dobët pasi nuk arriti të shënonte ose asistonte për herë të parë në Serie A që nga dhjetori i vitit të kaluar.

Jo vetëm kaq, por portugezi dështoi edhe gjatë “biçikletës” së famshme me të cilën huton çdo kundërshtar por mbrëmja e djeshme ishte për tu harruar.

Shihni videon:

Golin që sapo shënoi Ronaldo nuk duhet humbur – Juve dyfishon epërsinë

Periskopi.com Sporti

Skuadra kryesuese e ligës italiane Serie A, Juventus Torino, po zhvillon takimin e radhës në kuadër të garës kampionale kundër skuadrës së Genoas, ndaj së cilës po avancon me rezultat 2-0.

Golin e dytë për ‘Zonjën e Vjetër’ e realizoi portugezi, Cristiano Ronaldo në minutën e 56’të.

Shihni golin më poshtë. /Periskopi

 

‘Penaldo’ kësaj radhe nuk gabon, shënon nga penalltia – Juve në epërsi të dyfisht

Periskopi.com Sporti

Ylli portugez i Juventusit, Ronaldo, ka thelluar rezultatin  kundër skuadrës mysafire, Lecce.

Portugezi u tregua i saktë në ekzekutimin e penalltisë së minutës së 65-të, duke bërë që avantazhi i torinezëve të kalojë në 2 me 0.

Shihni golin. /Periskopi

 

 

Messi me ofertë nga Italia, duket se Serie A do t’i bashkojë me Ronaldon

Periskopi.com Sporti

Pas bombës së lëshuar nga Massimo Moratti për një tentativë të mundshme të Interit për të transferuar në Milano Lionel Messin e mohuar më pas nga vetë ish-presidenti zikaltër, nga Argjentina vinë lajme të reja rreth interesimit të Interit për 6-herë fituesin e Topit të Artë.

Sipas TNT Sport klubi zikaltër po punon seriozisht për këtë operacion merkatoje dhe nuk bëhet fjalë për vetëm një ëndërr.

Lionel Messi ka marrë një ofertë edhe nga Newells Old Boys skuadra për të cilën bën tifo në Argjentinë e cila dëshiron ta rikthejë në vendlindjen e tij.

Një gazetar argjentinas i quajtur Castilla ka deklaruar se Interi po përpiqet shumë për të bindur Messin dhe fjalët e Morattit janë të vërteta.

Tratativa është gati, vendimi më pas do të jetë i Messit por Interi po punon sigurisht, ka nënvizuar gazetari argjentinas.

Mbetet për t’u parë nëse këto zëra do të konfirmohen por nuk do të ishte çudi që Suning t’i përgjigjej familjes Agnelli me një goditje në stilin Cristiano Ronaldo.

Për Interin të bindë Messin të zbarkojë në Serie A nuk do të jetë e lehtë megjithatë ku ka zë nuk është pa gjë dhe mundësitë që ylli argjentinas të vishet zikaltër ekzistojnë.

Pesë herë provoi një herë shënoi, reagimi epik i Ronaldos pasi mezi shënoi pas një mori rastesh kundër Derbi Countryt

Periskopi.com Sporti

Super ylli portugez, Cristiano Ronaldo, u bashku me “Djajtë e Kuq” në vitin 2003 kur erdhi nga Sportingu i Lisbonës.

Ne sezonet e tij të para me Manchester Unitedin, kemi mundur ta shohim Ronaldon spektakolar dhe atë zhgënjyes

Megjithatë, Ronaldo vazhdoi të prodhojë shfaqje të panumërta për “Djajtë e Kuq”, klub në të cilin ai mori hov duke u konsideruar lojtari më  mirë i të gjitha kohërave, shkruan Periskopi.

Në ndeshjen kundër Derby Country shohim Ronaldon tejet të zhgënjyer ku pas disa përpjekjeve për të shënuar, topi mezi gjeti rrjetën.

Reagimin epik të tij mund ta shihni më poshtë. /Periskopi.com/

 

‘Nuk më intereson nëse më kritikojnë në Argjentinë’, bashkëvendasi i Messit kritikon atë

Periskopi.com Sporti

Ish-portieri i Argjentinës Hugo Gatti së fundmi ka folur rreth karrierës së Lionel Messit.

“Nuk më intereson nëse më kritikojnë në Argjentinë. Jam shumë nacionalist dhe Messi është fenomen, mirëpo ai nuk është i tillë tanimë. Ata e trajtojnë keq, pasi e ngrenë në qiell. Ai po ecën shumë në fushë, duhet të përmisohet, të bëjë më mirë”, është shprehur ai fillimisht.

“Cristiano Ronaldo dhe ai janë shumë të mirë. Messi duhet të luajë më mirë, të ketë më shumë ritëm, të ecë dhe të bëjë gjërat e tjera të futbollit”, ka përfunduar ai. /Periskopi.com/

 

Zbulohet se për çfarë biseduan Ronaldo e Dybala

Periskopi.com Sporti

Humbja e Juventusit kundër Lyonit në kuadër të Lugës së Kampionëve, e ka shqetësuar edhe Cristiano Ronaldon.
Ai që u ‘mërzit’ nga kjo humbje është edhe Paulo Dybala, dyshja u kapën me kamerë duke folur rreth asaj se çka po i bezdisë ata, shkruan Periskopi.

Dybala: “Pikërisht, ata kurrë nuk e kalojnë topin”.
Ronaldo: “Po, topi i dytë nuk vjen kurrë”

Më poshtë mund ta shihni videon, ku shihen Dybala e Ronaldo duke bashkëbisedaur. /Periskopi.com/

Ja arsyeja pse Ronaldo kërkon golin kundër Cagliarit

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo ka një arsye shtesë për të shënuar sot kundër Cagliarit në Serie A.

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo ka një motiv shtesë për të shënuar gol në duelin e sotëm ndaj Cagliarit në Serie A.

Cagliari është skuadra e vetme nga Serie A, në mesin e atyre me të cilat është takuar së paku një herë e që nuk u ka shënuar ende gol, raportojnë mediat italiane, përcjell periskopi

Andaj, reprezentuesi portugez dëshiron ta sfidojë tabunë e radhës nga elita e futbollit italian.

Nëse ia del të realizojë sot ndaj Cagliarit, CR7 po ashtu do ta shënojë ndeshjen e pestë me radhë me gol në Serie A. /Periskopi

Kur do ta luajë ndeshjen e parë Ronaldo për Juventusin?

Periskopi.com Sporti

Pas kalimit të tij të befasishëm nga Real Madridi në Juventus, të gjithë janë duke pritur më padurim që të shohin se kur do të debutojë për herë të parë portugezi për skuadrën italiane

Cristiano Ronaldo kalojë në mënyrë sensacionale në Juventus nga Real Madridi për një marrëveshje 100 milionë euro, duke bërë më interesant botën e futbollit.

Superylli portugez ka fituar gjithçka me skuadrën nga La Liga para se të kalojë në Itali dhe shpreson që edhe më skuadrën e re të vazhdojë dominimin e tij në çdo aspekt në futbollin europian, përfshirë edhe trofeun e Ligës së Kampionëve për Juventusin.

Por kur do ta bëj ai debutimin e tij me Juventusin dhe a do të përballet kundër Los Blancos kur këto dy skuadra do të luajnë në Intertnational Champions Cup këtë verë në SHBA? Këto janë disa detale për këtë gjë që sjell portali Goal.

A do të luaj Ronaldo për Juventusin në ICC?

Për shkak të paraqitjes në Botëror, ylli portugez do ta humbet mundësinë për tu përballur më ish klubin e tij, Real Madrid, takim që Juventus do ta zhvillojë në FedEx Field të Maryland më katër gusht.

Ronaldo i bashkohet një mori yjesh të tjerë të Botërorit që pritet të humbasin ndeshjen parasezonale pasi që ka marrë pushim me të gjatë. Atij do ti bashkohet edhe ylli tjetër i Juventusit Paulo Dybala, i cili nuk do ti bashkohet asaj deri pak para fillimit të sezonit.

Ronaldo ka treguar se ai nuk do të fillojë stërvitjet me Juventusin deri më 30 korrik, por stërvitjet do ti bëj në Itali dhe jo në Amerikë.

Juventus ka fituar kundër gjigantëve të Bayern Munichut 2-0 në këtë garë, derisa ka barazuar më Benfican por skuadra italiane ka fituar me penallti.

Ata do të përballen më MLS All-Stars më 1 gusht, para se të përfundojnë turneun në SHBA kundër Real Madridit tri ditë më vonë.

Kur do të luaj Ronaldo ndeshjen e tij të parë për Juventus?

33 vjeçari ka theksuar se qëllimi i tij është të paraqitet për kampionët e Serie A në fillim të sezonit, edhe pse ai mund të paraqitet për herë të parë në një ndeshje miqësore të zakonshme kundër skuadrës se re të Juventusit në Villar Perosa (e cila shërben edhe si shtëpia e presidentit të Juventusit dhe familjes se Andrea Agnellit) më 12 gusht.

Ai pritet që të debutojë në Serie A për Juventusin kur fillon sezoni në Itali, në vikendin e 19 gushtit, ku kampioni në fuqi i Serie A do të udhëtojë në Chievo për ndeshjen e parë në ligë. /Express/

 

CR7 bleu këtë karrige 2 milionë euro, ja pse e bëri

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo ka blerë një makineri prej 2 milionë eurosh nga NASA që do ta lejojë të stërvitet pa frocën e rëndesës.

Ndërkohë, biografi i tij ka garantuar se ai do të shënojë 30 gola në Serinë A me Juventus-in

Ka zakonin të menaxhojë energjitë e tija në fillim të sezonit dhe të japë më të mirën në fazën e fundit, atëherë kur fitohen trofetë, nuk do të ketë probleme të shënojë shumë në Itali”.