Loshaj bëhet futbollisti i parë i Kombëtares së Kosovës që fiton trofe këtë sezon

Periskopi.com Sporti

Florian Loshaj është lojtari i parë i kombëtares së Kosovës që fiton trofe këtë sezon.

Skuadra e mesfushorit kosovar, Cracovia, ka arritur të shënojë fitore 3:2, pas një drame që zgjati 120 minuta, shkruan lajmi.net.

Cracovia pa veten në disavantazh vetëm pas 20 minutave lojë, kur Omran Haydary shënoi për 0:1.

Reagimi vonoi deri në minutën e 65’, kur Pelle van Amersfoort barazoi në 1:1.

5 minuta para fundit, Lechia Gdansk shënoi për 1:2, duke bërë që të gjithë të mendojnë se trofeu do të shkojë te ata, por David Jablonsky u shfaq në skenë në minutën e 88’, për të barazuar në 2:2 që loja të shkonte në vazhdime.

Edhe për vazhdimet, trajneri i besoi mesfushorit kosovar, Florian Loshaj, që sot ishte në nivel shumë të mirë loje.

Loshaj do të zëvendësohej vetëm në minutën e 113’, katër minuta para se Cracovia të shënonte golin e fitores me anë të Mateus Wdowiak.

Ky gol doli të ishte edhe i fitores dhe ai që i solli Kupën e Polonisë skuadrës së Loshaj