Juventus publikon listën e futbollistëve për ndeshjen e nesërme, ky është vendimi për Ronaldon

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual i Serie A, Juventus nesër do të përballet me Spezian në kuadër të javës së 6-të të Serie A, transmeton Periskopi.

Skuadra italiane tani ka publikuar listën e futbollistëve, të ftuar për këtë ndeshje, pjesë e së cilës është edhe portugezi, Cristiano Ronaldo, kjo pasi ky i fundit ka arritur të shërohet nga Covid19.

Ja lista e futbollistëve.

Image

Besoni ose jo, Messit i mungon shumë Cristiano Ronaldo – ja konfirmimi

Periskopi.com Sporti

Barcelona e Lionel Messi’t, ditën e shtunë, ka pësuarhumbje me një rezultat goxha bindës (1:3) nga Real Madridi, transmeton Periskopi.

Dhe është pikërisht argjentinasi, Messi ai që ka përfunduar në qendër të vëmendjes për shkak të një statistike mjaft interesante, ai nuk ka shënuar kundër rivalëve të përjetshëm qëkur portugez, Cristiano Ronaldo është larguar.

Në fakt, hera e fundit që Messi ka qenë vendimtar me një gol në Clasico ka qenë sezoni 2017-18, pikërisht sezoni në të cilin CR7 vendosi të largohej nga Los Blancos dhe të transferohej tek Juventus në verë.

Kujtojmë se, me fitoren e së shtunës, ekpi i Zizusë ka arritur ta kalojë Barcelonën për numrin e fitoreve në përballjet direkte: 97 me 96./Periskopi

Cristiano Ronaldo mbështet fuqishëm Khabibin, bën dua për të: ‘Sigurisht që ai do të fitojë, inshallah’

Periskopi.com Sporti

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka mbështetur haptazi Khabib Nurmagomedov, duke thënë se; ‘sigurisht’ ai do ta mundë Justin Gaethje në UFC, transmeton Periskopi.

Kampioni i pamposhtur, Khabib do të udhëtojë këtë javë për të luftuar kundër kampionit të përkohshëm Gaethje.
Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo, u pyet për të parashikuar rezultatin e luftës për titull.

Dhe ikona e Portugalisë në një video live në Instagram- u përgjigj: “Sigurisht, natyrisht, Khabib do të fitojë!

“Vëllai im! Inshallah!”

 

https://twitter.com/CutCableToday/status/1317765569374908416

Dy mega-yjet u takuan më parë në vitin 2018, ku dyshja pozuan së bashku dhe Nurmagomedov mbajti një fanellë të Real Madridit.

Kujtojmë se, Ronaldo është një tifoz i UFC dhe më parë ishte trajnuar me ish kundërshtarin dhe rivalin rus Khabib, Conor McGregor, 32 vjeç. /Periskopi

Komentuesit tallen me Cristiano Ronaldon pasi pozon me pizhama në jahtin e tij luksoz- e krahasojnë me veshjet e gjysheve

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo u komentua së fundmi për pozën e tij të fundit me pizhamet e tij të markës “Louis Vuitton” ndërsa ishte në jahtin e tij luksoz.

Futbollisti i Juventusit tregoi dashurinë e tij për rrobat në fillim të këtij viti pasi tronditi u shfaq me një veshje mëndafshi në vlerë prej 2,000 funtesh (2100 euro)

Megjithatë duket se 35-vjeçari ishte më pak i entuziazmuar nga blerja e tij e fundit gjatë natës, ndërsa ishte relaksuar në jahtin e tij në vlerë prej 5.5 milionë funtesh (gjashtë milionë euro).

Këmisha e tij e natës kushton rreth 955 funte (1000 euro), ndërsa të poshtmet 855 funte (935 euro).

Një faqe në Twitter, e quajtur Paddy Power shkroi me shaka: “Ronaldo dukej si një burrë, gjyshja e të cilit ka këmbëngulur ta bëjë një fotografi me pizhamet e tij të reja që sapo e ka blerë për ditëlindjen e tij”.

Dhe një fans tjetër tha: “Betohem që mamaja ime e vesh këtë kur ajo fle”.

Portugezi ka bërë një pushim të gjatë veror me Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre, duke udhëtuar nëpër vendet luksoze me jahtin e tyre

Casillas largohet nga futbolli, vjen edhe reagimi i vonshëm i Cristiano Ronaldos – ja çka shkruan

Periskopi.com Sporti

Një ndër portierët më të mirë të të gjitha kohërave, Iker Casillas është pensionuar nga futbolli, transmeton Periskopi.

Në mesin e shumë yjeve të futbollit të cilët shkruajtën për largimin e tij nga futbolli është edhe portugezi, Cristiano Ronaldo.

Në një Instastorje Cristiano Ronaldo shkroi, ‘Ndihem krenar që kam ndarë momente të shkëlqyera me ty’.

Shihni postimin më poshtë. /Periskopi.

Cristiano Ronaldo bëhet me veturë të re, ja sa vlejnë të gjitha veturat e tij

Periskopi.com Sporti

Një Bugatti Centodieci prej 8 milion eurosh për të festuar kampionatin: Cristiano Ronaldo, pasionet e të cilit për supermakinat e luksin janë të njohura për të gjithë, kurrë nuk pushon së mahnituri.

Me mjetin më të fundit, garazhi i tij është një nga ato që kanë zili në botë. Portugezi ka blerë një nga (vetëm) dhjetë ekzemplarët e Bugatti ekskluziv, i cili merr emrin e tij nga EB110 prodhuar në fillim të viteve ’90  për të festuar 110 vjetorin e themelimit të kompanisë.

Cristiano Ronaldo 'splashes out £8.5m on limited edition Bugatti ...

I paraqitur për publikun në Kaliforni në konkursin e elegancës së Pebble Beach të vitit të kaluar, “Centodieci” bazohet mekanikisht në Chiron, por peshon 20 kg më pak dhe ka 100 HP më shumë.

Trupi është në fibër karboni dhe nën kapuç monton motorin quadurbo W16 8.0 prej 1.600 HP me performancë “hipercar”: nga 0 në 100 km / orë në 2.4 sekonda, nga 0 në 200 në 6.1 sekonda dhe nga 0 deri në 300 në 13.1 sekonda, me një shpejtësi të lartë elektronike të kufizuar në 380 km/orë.

Kostoja është gjithashtu e çmendur: 8 milion euro, përveç çdo personalizimi tjetër. Tani, garazhi i CR7 kushton 20 milionë euro (duke përfshirë edhe makinat e tjera dhe duke përjashtuar yacht prej thuajse 7 mln euro).

Ronaldo larg ‘Topit të Artë’, do të mungojë në ndeshjen e ardhshme – kjo është arsyeja

Periskopi.com Sporti

Gazeta italiane, La Gazzetta dello Sport, raporton se sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, do të mungojë në ndeshjen kundër Cagliarit, pasi që trajneri Maurizio Sarri do t’ia japë atij pushim

Bardhezinjtë raportohet se dëshiron t’i japin Cristiano Ronaldos pushim tani që po afrohet edhe rinisja e Ligës së Kampionëve, përkundër që portugezi po lufton me Ciro Immobilen për Këpucën e Artë të Serisë A.
Immobile i ka shënuar tri gola më shumë sesa 35-vjeçari portugez dhe gazeta italiane tani pretendon se gjasat e tij për ta fituar këtë çmim do të dëmtohen në xhirot e ardhshme, pasi që ai s’do të udhëtojë me skuadrën për ndeshjen e së mërkurës.

Juventusi e siguroi titullin e nëntë radhazi të Serisë A me fitoren me rezultat 2:0 kundër Sampdorias të dielën dhe tani synon ta përmbysë disfatën me rezultat 1:0 kundër Olympique Lyonnais në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Se a do të mungojë Ronaldo në këtë ndeshje do të konfirmohet në orët në vazhdim, kur Juventusi do ta publikojë skuadrën për atë ndeshje.

U “çmend” nga komplimenti i Ronaldos, modelja jep premtimin e guximshëm

Periskopi.com Sporti

Modelja Manuele Ferrera duket  gjithmonë në formë. Së fundmi italiania ka pozuar për kalendarin “For Men Magazine 2019”, teksa komplimenti i Ronaldos i është ngulitur thellë në mendje.

Në një intervistë për “Della Domenica”, bukuroshja nuk nguron të bëjë premtimin bombastik nëse Juventusi fiton Championsin, transmeton Periskopi.

“Një mik i përbashkët i dha atij numrin tim, Cristiano më kontaktoi. Kështu shkëmbyem disa mesazhe. Ai donte të më komplimentonte, pasi kishte parë fotografitë e mia në revistë. Një miqësi ka lindur mes nesh, ai është pa diskutim një zotëri. I edukuar dhe pa të meta”, deklaroi Ferrera.

Ai më tha ‘je shumë e bukur’ dhe u ndjeva e privilegjuar pasi po merrja komplimente nga një burrë si ai, i cili është rrethuar gjithmonë me femra të bukura. Komplimenti i tij më bëri të lumtur, pasi pa tek unë një bukuri të butë jo vulgare. Tradita e bukurisë italiane është pushtuar, ndaj unë e çmoj vlerën e saj.”

Nëse Juventus fiton Champions League?

“Do të bëja si Ferilli, kur Roma fitoi kampionatin, striptizëm me bikini, pse jo?”, shtoi modelja italiane./Periskopi/

Fejohet Ronaldo

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo është fejuar me të dashurën e tij e Georgina Rodriguez, raporton Daily Mail.

Spanjollja e ka pranuar propozimin e yllit portugez për t’u martuar pas dy vjetëve së bashku, transmeton Gazeta Express.

Ata janë parë mbrëmë duke ngrënë darkë në një restorant në Londër.

Georgina dhe Ronaldo u takuan për herë të parë në dyqanin “Gucci” në Madrid në vitin 2016, ku ajo punonte aty në atë kohë.

“Perandori’ Ronaldo s’mund të blejë heshtjen e një vajze”

Periskopi.com Sporti

Futbollisti portugez Cristiano Ronaldo është kthyer në një markë globale, me një “perandori” prej 350 milionë paundësh, por së fundmi ai është përfshirë në një çështje mjaft delikate. Ai mund të ketë makinat më të fundit, shtëpitë më luksoze, apo jahtet më të shtrenjtë, por nuk ka mundur t’i mbyllë gojën Kathryn Mayorga, vajza e cila e akuzon se e ka përdhunuar në vitin 2009.

Cristiano Ronaldo përdhunoi një modele amerikane dhe më pas i tha “më fal, zakonisht jam xhentëllmen”, sipas dokumenteve të paraqitura në një gjyq të Las Vegasit, por që vetë futbollisti i Juventusit i ka quajtur “fake news”.

34-vjeçarja Kathryn Mayorga thotë se Ronaldo e ka përdhunuar në një tualet të hotelit “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas, në orët e para të 13 qershorit 2009.

Cristiano dhe Mayorga janë fotografuar së bashku në një klub. Më pas, mendohet se portugezi e ka ftuar në dhomën e tij të hotelit modelen, së bashku me një shoqen e saj. Kathryn refuzoi të futej në vaskë sepse nuk donte të prishte fustanin dhe Ronaldo i dha pantallona të shkurtra dhe bluzë, duke i treguar derën e tualetit që të ndërrohej aty. Dokumentet e paraqitura në gjyq thonë se në momentin kur po ndërrohej, Cristiano ka hyrë në tualet i zhveshur dhe ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Ajo nuk ka pranuar, por Cristiano e ka përdhunuar në tualet. Duke dalë nga aty, futbollisti mendohet të ketë kërkuar falje, duke shtuar se zakonisht është xhentëllmen.

Vetëm disa orë pasi avokati i Mayorga dorëzoi dokumentet në gjyq, Cristiano foli nëpërmjet një videoje në Instagram, ku tha: “Jo, jo, jo. Ajo që ka dalë sot është e rreme. Fake news”.

“Duan të promovojnë veten duke përdorur emrin tim. Është normale. Duan të bëhen të famshëm duke më thënë emrin, po kjo është pjesë e punës. Unë jam një njeri i lumtur dhe gjithçka është në rregull”, tha Cristiano./Top Channel

Modelja shkodrane pyetet nëse do kalonte natën me Cristiano Ronaldon

Periskopi.com Sporti

Modelja e njohur shkodrane, Erjona Sulejmani i është përgjigjur disa nga pyetjeve në ‘InstaStory’.

Sigurisht që fansat e saj kishin shumë pyetje provokative, që Erjona nuk hezitoi t’i përgjigjej.

Një nga fansat e saj e pyet se a do ta kalonte natën me yllin portugez, Cristiano Ronaldo. Shkodranja u përgjigj shkurt dhe qartë: ”Jo! Faleminderit”.

Erjona ishte në lidhje me futbollistin Blerim Xhemajlin, teksa dyshja kishte edhe një fëmijë bashkë./Periskopi/

Ronaldo nuk merr pjesë në FIFA Best Awards, ja kush e fiton

Periskopi.com Sporti

Mbrëmja e ceremonisë gala të FIFA Best Awards do fillojë pas rreth pesë orëve, ndërsa zhvillimet e fundit konfirmojnë edhe fituesin.

Cristiano Ronaldo nuk do jetë i pranishëm në Londër, që do të thotë se ai nuk do jetë fituesi. Nuk është hera e parë që portugezi nuk merr pjesë, pasi e kupton që nuk do jetë ai më i miri.

Por fituesi nuk do jetë as Luka Modric, i cili fitoi ditë më parë çmimin ‘Lojtari më i mirë i UEFA’, shkruan Periskopi.

Lajmet e fundit që po qarkullojnë është se Mohamed Salah, shënuesi i 44 golave sezonin e kaluar, do të shpallet më i miri i FIFA Best Award./Periskopi

Kaq ndeshje rrezikon të dënohet Ronaldo pas kartonit të kuq

Periskopi.com Sporti

Ylli portugez u përjashtua në ndeshjen e mbrëmshme mes Valencias dhe Juventusit.

Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot në momentin kur gjyqtari Felix Brych nxori kartonin e kuq për të në minutën e 29-të të takimit.

Vendimi i gjyqtarit gjerman u cilësua si i jo i drejtë pasi në pamjet e përsëritura u pa që gjesti i Ronaldos ndaj Jeison Murillos nuk ishte aq i rëndë sa që ai të ndëshkohej direkt me karton të kuq.

Sido që të jetë, CR7 rrezikon të marrë një dënim më të madh nga UEFA, në varësi se si do të cilësohet ai gjest i tij.

Ronaldo mund të dënohet nga një deri në tri ndeshje. Në rastin më të mirë ai mund të humbasë vetëm ndeshjen me Young Boys, kurse në më të keqin, ai mund të qëndrojë jashtë edhe për dy sfidat me Manchester Unitedin.

Ronaldo nuk do të luajë në dy ndeshjet e radhës me Portugalinë

Periskopi.com Sporti

Superylli i Juventusit ka vendosur të marrë pushim nga kombëtarja e tij.

Cristiano Ronaldo është i koncentruar vetëm te Juventusi. Ylli i bardhezinjve ka vendosur të mos shkojë në grumbullimin e Portugalisë, për të qëndruar në Torino, ku do të vijojë përgatitjet për të qenë sa më në formë me Juven.

Ronaldo dëshiron të përfitojë nga ndërprerja e kampionateve për shkak të ndeshjeve në kombëtareve për të rikuperuar kohën e humbur nga fillimi i vonë i përgatitjeve.

Të kënaqur nga ky vendim janë edhe italianët, sepse përveçse në miqësoren me Kroacinë, CR7 do të mungojë edhe në sfidën e parë të Nations League me Azzurrët, që do të luhet më 10 shtator në Lisbonë.

Ronaldo: Ja kush do ta fitojë Champions Leaguen

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo thotë se iu bashkua Juventusit për të fituar Champions Leaguen.

Dua të fitoj Ligën e Kampionëve me Juventusin,” tha fillimisht ai.

“Ne do të përqendrohemi në Champions por pa harruar ligën dhe Kupën e Italisë. Ne do të bëjmë progres hap pas hapi dhe më pas do të shohim kur do ta fitojmë: këtë vit, vitin e ardhshëm apo pas 3 vitesh”, vijoi ai.

“Sigurisht që objektivi kryesor është liga dhe Kupa. Natyrisht do të bëjmë më të mirën në Champions”, përfundoi ai.

Kujtojmë që Ronaldo është 5 herë fituesi i Champions Leagues ku ka triumfuar 1 herë me United dhe 4 herë të tjera me Real Madridin.

Ky është zëvendësuesi ideal i Cristiano Ronaldos te Real Madridi (Video)

Periskopi.com Sporti

Eden Hazard pritet që të jetë zëvendësuesi i Ronaldos te Real Madridi

Cristiano Ronaldo sot ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare me Juventusin, shkruan Periskopi.

Florentino Perez tani është vënë në kërkim të zëvendësuesit të yllit portugez.

Në listën e ngushtë të lojtarëve është Neymar dhe Hazard.

Mediat ndwrkombwtare bëjnë të ditur që tashmë Perez ka filluar që të interesohet më shumë për Hazardin, i cili po shkëlqen në Kupën e Botës me Belgjikën. /Periskopi/