U spekulua për një kalim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në Barcelonë – reagojnë përfaqësuesit e tij

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesit e Cristiano Ronaldos i kanë përgënjeshtruar spekulimet për largimin e mundshëm të tij nga Juventusi.

Gazetari spanjoll, Guillem Balague, ka thënë për BBC Radio 5 live Sport se Zonja e Vjetër është përpjekur që të gjejë një blerës për portugezin, në mënyrë që të shpëtojë nga paga e tij e madhe (31 milionë euro në sezon).

Sipas tij, agjenti i superyllit, Jorge Mendes, ua ka ofruar 35-vjeçarin shumë klubeve, madje edhe Barcelonës.

Mirëpo, përmes një komunikate drejtuar gazetës spanjolle, AS, përfaqësuesit e lojtarit kanë thënë se të gjitha thashethemet për largimin e CR7 nga Bianconerët “janë gënjeshtra”.

Sipas tyre, ai është i lumtur në Torino dhe planifikon të qëndrojë te bardhezinjtë deri në fund të kontratës aktuale.

Ronaldo shënoi 31 gola në Serie A në sezonin që lamë pas, ndërsa kontrata e tij është valide deri në qershor të vitit 2022.

Ronaldo as që merret me të rejat e klubit, po shijon pushimet – vë në pah format e jashtëzakonshme

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo nuk ka komentuar ende largimin e Maurizio Sarri dhe ardhjen e Andrea Pirlos si trajner i Juventusit, transmeton Periskopi.

Portugezi është me pushime në det, dhe po i shijon ato maksimalisht me partnerën e tij, Geroginan.

Ai ndau një fotografi nga jahti i tij privat duke treguar format e jashtëzakonshme trupore.

Kujtojmë se, Cristiano Ronaldo përmbylli turneun në Torino si golshënuesi më i mirë dhe poashtu ‘pushtoi’ edhe Ligën e Kampionëve. /Periskopi.

Zbulohen prapaskenat: A e largoi Cristiano Ronaldo Sarrin?

Periskopi.com Sporti

Largimi i menjëhershëm i Maurizio Sarrit ka një prapaskenë të fortë. Portugezi Cristiano Ronaldo ndikoi shumë në këtë vendim, pasi ishte ai që u kërkoi drejtuesve të pushonin teknikun nga puna.

35-vjeçari vendosi veton dhe ia bëri të qartë presidentit Andrea Agnelli se do të largohej në rast se qëndronte Sarri. Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk ka patur marrëdhënie të mira me trajnerin, madje ky i fundit nuk fitoi asnjëherë zemrën e lojtarëve.

Presidenti Andrea Agnelli ka pranuar këshillën e portugezit dhe ka pushuar italianin. Ai nuk ishte aspak i kënaqur me paraqitjen e ekipit dhe donte të pushonte trajnerin pa mbaruar ende sezoni, por eliminimi nga Lyoni ishte goditja finale.

Çfarë ndodhi me Benzeman – Injoron keq Ronaldon

Periskopi.com Sporti

Një tjetër kandidat për “Topin e Artë” mund të jetë Sergio Ramos.

Golat e kapitenit të bardhë kanë qenë vendimtar për fitimin e titullit të La Liga-s.

Ai është një lojtar, që Benzema e vlerëson si një nga dy mbrojtësit më të fortë, me të cilët është përballur ndonjëherë. Kur u mor në pyetje për kundërshtarin e tij më të vështirë mbrojtës, ai tha: “Nuk është një, por dy. Janë Ramos dhe Raphael Varane, e provoj kur ndeshem me ta në çdo seancë stërvitore”.

I përjashtuar nga ekipi kombëtar i Francës, Benzema thotë se nuk ka keqardhje në atë drejtim. I pyetur nëse do të jepte katër titujt e Ligës së Kampionëve, që ka fituar me Real Madridin, për Kupën e Botës 2018, që u fitua nga “gjelat”, ai tha: “Jo, aspak. Nuk pendohem për asgjë. Ajo për të cilën jam më krenar është të jem kampion me Real Madridin”.

Ndërkohë, ai hodhi poshtë ish-shokun e skuadrës, Ronaldo, kur u pyet se kush është dribluesi më i mirë në futbollin e kohëve moderne. Benzema dha emrin e një ylli të PSG: “Për mua është Neymar, dribluesi më i mirë i futbollit modern”.

Brenda jahtit superluksoz të Cristiano Ronaldos

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez po jetojnë një verë atipike për shkak të mungesës së pushimeve, sepse rendin e gjërave e ka ndryshuar pandemia e koronavirusit.

Sidoqoftë, çifti po përfiton nga të gjitha mundësitë që ia lejon kalendari i ngjeshur i ndeshjeve yllit portugez për t’u rrëzitur në det.

Së fundi, ata na kanë përshëndetur nga bordi i një jahti ekskluziv dhe luksoz, që kushton gati 6 milionë euro.

Futbollisti ka bërë të vetin një jaht të firmës italiane “Azimut”, me gjatësi 27 metra. Ky jaht, ndër lehtësitë e tjera, ka një nga karakteristikat më të lakmueshme në sektorin detar: një suitë me xham panoramik, që lejon pamje spektakolare dhe unike të detit, siç raportohet nga “Expansión”.

Në brendësi të tij janë katër suita dyshe për pasagjerë dhe dy kabina të tjera për ekuipazhin. Gjithashtu, funksionojnë shtatë banjo në të tria nivelet (katet) e mjetit lundrues. Por, nëse zona më intime është e pakonkurueshme, e tillë konsiderohet edhe pjesa e jashtme, me një dizajn modern dhe linjë aerodinamike, që e lejon jahtin të lundrojë me një shpejtësi maksimale prej 28 miljesh.

Një muaj më parë, Cristiano dhe Georgina udhëtuan në fabrikën e prodhimit “Azimut”, të vendosur në Viareggio, në Toscana italiane, dhe aty mundën të shohin karakteristikat e modeleve të ndryshme të firmës. Nga kantierët e anijeve nuk e kanë konfirmuar ende, por në Itali shkruajnë me siguri se këtë jaht e ka blerë Cristiano Ronaldo për 5.6 milionë euro, pas disa verave, kur e kishte shijuar me qira këtë lloj mjeti lundrues luksoz.

Në vitin 2016, portugezi lundroi në ujërat e Ibiza me një jaht të “Ascari”, 36 metra i gjatë, me disko në kuvertë, si dhe pajisje zhytjeje për 90.000 euro në ditë. Vitin e kaluar zgjodhi të udhëtonte në Saint-Tropez dhe Greqi me jaht po të kësaj firme. Tashmë, duket se ka vendosur ta blejë dhe ta ketë në “garazh” një mjet të tillë lundrues ujor, përkrah dhjetëra makinave luksoze të markave të ndryshme.

900900900900900

Rrëfimi prekës i motrës së Ronaldos sa jetonin në varfëri: ‘Nuk më vjen turp ta them, më kafshoi një mi në fytyrë’

Periskopi.com Sporti

Fëmijëria e vështirë e Cristiano Ronaldos, pa paratë e sotme, ishte e njohur prej kohësh. Por këtë herë bëhen publike detaje, që i shtojnë një kapitull të ri kësaj historia kaq komplekse e me raste edhe e dhimbshme.

E motra e CR7, ish-këngëtarja e tani një influencer Katia Aveiro ka rrëfyer në Instagram: “Kam lindur në një shtëpi të vjetër, krevati im mbahej me tulla e kur isha pak muajshe u kafshova në fytyrë nga një mi, nuk më vjen turp ta them. Falë Zotit, ime më erdhi në kohë, përndryshe tani do të isha shumë më e shëmtuar. Jam rritur në një lagje të varfër e mësova të vlerësoj gjithnjë atë pak gjë që kisha”.

 

View this post on Instagram

Eu nasci numa casa velhinha a minha cama era sustentada por tijolos,fui mordida na minha cara era ainda uma bebé de meses por um rato,(não tenho vergonha nenhuma de dizer isto ) graças a Deus a minha mãe chegou a tempo, senão era mais feia do que sou hoje😂😂cresci num bairro pobre,desde cedo aprendi a valorizar o pouco que tinha,a vida sempre respondeu ao longo do tempo com alternativas seja por mim seja por quem me rodeava, e a gente se ajudava uns aos outros,aí nasceu a união,porque dividíamos com os nossos toda e qualquer conquista,desde pequena que a minha mãe me ensinou a partilhar entre nós o que tínhamos,a capacidade de ajudar alguém não tem a ver com as suas posses, todos devem e podem ajudar alguém, independentemente da tua condição social,a ajuda é vasta,eu já fui ajudada por pessoas sem que elas mesmo soubessem… E tu ajudas alguém ???? _________________________________ ————— (Hoje escutei esta frase e faz todos o sentido …se queres ajudar alguém não lhe dês peixe mas ensina-o a pescar)—————————————————————————————————————————————————————-Ps escusado será dizer que mensagens ofensivas e fora do contexto eu bloqueio o autor … ————————————————————- #vidareal #influenciar #fazobem #respeito #minhahistória #Deus

A post shared by Katia Aveiro (@katiaaveirooficial) on

 

Ky është super jahti prej 16 milionë eurosh ku kaluan pushimin Ronaldo dhe Georgina

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez ishin titujt kryesorë këto ditë, kjo pasi shijuan një dite romantike në det në Itali.

Duke përfituar nga fakti që lojtari i Juventusit e kishte ditën të lirë pas ndeshjes së fundit të skuadrës së tij, çifti mori me qira një Yacht spektakolar dhe luksoz në Viareggio, një qytet bregdetar në veri të Italisë (shtëpia e Marcello Lippit).

AFRICA I Yacht Charter Price - Benetti Luxury Yacht Charter

Anija e quajtur Africa, sipas mediave të ndryshme britanike, vlerësohet më shumë se 16 milion euro. Ajo ka të gjitha llojet e shërbimeve dhe detajeve.

Africa I Benetti motoryacht rental in the Mediterranean ...

Vetë Georgina Rodríguez publikoi në llogarinë e saj personale në Instagram disa imazhe të ditës në jahtin e ngjeshur me të cilin lundruan në Detin Mesdhe këtë të mërkurë. “E vetmja gjë që më pëlqen më shumë se ti, jemi ne”, shkroi CR7 me një foto të të dyve në njërën nga zonat e jashtme të anijes, nga e cila ai gjithashtu ngarkoi disa video.

LAUREN L - Beach Setup – Luxury Yacht Browser | by CHARTERWORLD ...

Yacht është ndërtuar me porosi të bërë në vitin 2010 nga Benetti dhe për herë të fundit është rinovuar në vitin 2018. Më parë e quajtur Africa, brendësia e saj luksoze është dizajnuar nga Zuretti dhe stilimi i saj i jashtëm është nga Stefano Natuçi. Akomodon 12 të ftuar në 6 dhoma, përfshirë një suitë master, 3 kabina dyshe dhe 2 kabina dyshe.

The 47m superyacht Africa in Bremerhaven | SuperYacht Times

Africa është objekt mbresëlënës dhe yacht ideal për shoqërimin dhe argëtimin me familjen dhe miqtë. Përveç kësaj, ai ka ajër të kondicionuar, stabilizues të ankorave, palestër, xhakuzi (në kuvertë), lidhje WiFi në bord, shërbime të skive jet dhe një etj. Për ditën romantike, Georgina Rodríguez kishte veshur një model nga Prada, ku përpara se të takohej Cristiano Ronaldo ajo punonte si asistente e shitjeve. Midis çorapeve, pantallonave, pantoflave dhe një xhakete, çifti Portugez kishte gati 3,000 euro veshje dhe aksesorë.

Është zgjedhur dilema se cili kishte rikthim më të bujshëm, Messi apo Ronaldo – ka shkuar viral videoja krahasuese

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi u rikthyen në futboll këtë javë së bashku me La Ligan.

Duke pasur parasysh që të dy lojtarët janë në të tridhjetat e tyre – Ronaldo është 35 kurse Messi 33 – ne me të vërtetë duhet të vlerësojmë mundësinë që ende po i shohim në fushë edhe atë në formën më të mirë.

Sidoqoftë, Messi e shijoi lojën e tij të kthimit shumë më tepër sesa bëri Ronaldo. Argjentinasi shënoi një herë dhe asistoi dy gola, shkruan Periskopi.

Ronaldo, ndërkohë, humbi një penallti dhe dukej shumë i ndryshkur në barazimin 0-0 të Juventusit kundër AC Milan të premten në mbrëmje.

Shihni videon më që e bën krahasimin se cili ishte më i mirë. /Periskopi.com

Sot Ronaldo iu bëri befasi Juventusit – shkoi në stërvitje me një mysafir special

Periskopi.com Sporti

Skuadra e Juventus ka pasur sot një mysafir special në qendrën stërvitore ‘Continassa’, bëjnë të ditur mediet italiane

Bëhet fjalët për djalin e Cristiano Ronaldo, i cili sot në qendrën stërvitore të Juventus stërviti krah prindit të tij.

Portugezi ka postuar një video me djalin e tij teksa kryente disa stërvitje bashkë me të.

Ronaldo ka postuar këtë video në llogarinë e tij private në rrjetin social ‘Instagram’, si ‘Instastory’. /

Këto janë transformimet e futbollistëve gjatë kohës sa qëndruan të mbyllur, nga Ronaldo në top formë e deri te Hazard që shtoi 7 kg

Periskopi.com Sporti

Gjatë kohës sa futbolli u pezullua, shkaku i pandemisë koronavirus, secili futbollistë në mënyrën e tij u përkujdes që të ushtrojnë sa më shumë, në mënyrë që ta mbajnë trupin në formë më solide.

Nga formimi i ‘kockave’ e deri te humbja e disa kilogramëve, ata kanë postuar fotografi në Instagram për të treguar transformimet e trupit të tyre.

Mesfushori skocez i Unitedit, Scott McTominay  ka punuar si i çmendur për të qëndruar i aftë pasi pësoi lëndim dhe u kthye nga pushimi vetëm disa javë para se të pezullohej futbolli. Ai ndau një fotografi me gruan e tij që tregonte barkun.

 Scott McTominay returned from a long injury lay-off just before the coronavirus lockdown

 McTominay recently shared this shredded image of his buff physique

Edhe 35-vjeçari, Cristiano Ronaldo, ka qenë çdo ditë në palestrën e tij, për ta mbajtur trupin e tij në formë solide. Madje ia ka dalë mirë, e vërtetoi këtë edhe me fotografi në Instagram duke i lënë të gjithë gojëhapur.

 When lockdown began, Ronaldo was in good shape

 In isolation, Ronaldo managed to improve his abs

Megjithatë jo të gjithë e kanë motivin ‘Ronaldo’ për të punuar fort, një gjë të tillë nuk e ka bërë ish- shoku i skuadrës së Cristiano Ronaldos, Eden Hazard, shkruan Periskopi.

Kur mbërriti në Real Madrid ai ishte mbipeshë më shtatë kilogram më shumë.

 Real Madrid boss Zinedine Zidane was impressed by Hazard's new svelte figure

Për një trup sa më atraktiv punoi edhe Salah, ai postoi në Instagram dhe, mbase u ‘xhelozua’ nga shoku i skuadrës, kroati Dejan Lovren, i cili la një koment në fotografinë e Salah.

 Last month, Salah showed off a more hulking physique

“Kështu që ju keni seanca fotografike në shtëpi”, me shaka mbrojtësi kroat.  /Periskopi.com/

Ka shkuar viral videoja mahnitëse që paraqet Messin dhe Ronaldon si shokë skuadre

Periskopi.com Sporti

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë padyshim lojtarët më të mëdhenj të brezit tonë.

Të dy janë lojtarë jashtëzakonisht inteligjentë që zënë pozicione të ndryshme në fushë.

Kështu një video e postuar nga tifozët e futbollit, paraqet atë që mbase të gjithë e kemi imagjinuar, se si do të ishte sikur Messi e Ronaldo të ishin shokë skuadre.

Shihni videon më poshtë.  /Periskopi.com/

 

 

Lufta për titull në Serie A: Mesfushori i Lazios sfidon Cristiano Ronaldo-n, ia kujton dy disfatat

Periskopi.com Sporti

Lufta për titull në Serinë A mund të ndizet përsëri.

Emergjenca coronavirus nuk ka kaluar akoma, por kanë ardhur sinjale pozitive nga ana e qeverisë italiane për rifillimin e kampionatit italian. Kështu, Juventus dhe Lazio, ndoshta edhe Inter, mund të kthehen të luftojnë për titullin.

Pikërisht për duelin që mund të zhvillohet për kreun e Serisë A ka folur mesfushori i Lazio-s, Luis Alberto, në një lidhje direkte në Instagram me komikun spanjoll Manolo Morera.

Një sfidë e vërtetë, ajo e lëshuar nga futbollisti bardhekaltër kundrejt rivalit numër një: Cristiano Ronaldo: “Titulli? Këtë vit i kemi fituar të dy përballjet me CR7. Ai duhet vlerësuar, gjithçka ka arritur e ka merituar dhe nuk i kanë dhuruar asgjë”.

“Pavarësisht nga kjo, sipas mendimit tim, Messi është më i mirë. Por është e qartë se mentaliteti i Cristiano-s është fitues. Ka fituar gjithçka dhe punon për të fituar akoma”.