Ronaldo i thyen rregullat, niset drejt Torinos

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo është nisur drejt Torinos nga Portugalia, duke e shkelur karantinën pasi u infektua me koronavirus derisa ishte në detyrë me ekipin kombëtar portugez.

Sipas medieve italiane, Ronaldo do të kthehet sot në Torino dhe do të vetizolohet në shtëpinë e vet.

Komiteti Shkencor i Italisë e ka ulur nga 14 në 10 ditë periudhën e vetizolimit.

Ish-sulmuesi i Real Madridit do të mungojnë në dy ndeshjet e ardhshme të Juventusit, kundër Crottones në Serie A dhe kundër Dynami Kyiv në Ligën e Kampionëve, por do të jetë në gjendje të luajë kundër Veronës nëse del negativ në testin për Covid-19 pasi ta ketë kryer karantinimin.

35-vjeçari, megjithatë, do të mungojë në ndeshjen e Juves kundër Barcelonës më 28 tetor sipas të gjitha gjasave, sepse protokolli i UEFA-s kërkon që një lojtar të jetë negativ në testin për Covid-19 të paktën shtatë ditë para se të lejohet të luajë në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës.

Ronaldon nuk e ka mërzitur humbja: Shijon pushimet me të dashurën

Periskopi.com Sporti

Juventus nuk arriti të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi u eleminua nga Lyon.

E siç duket ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo e ka kaluar “dhimbjen” e humbjes dhe tani është duke shijuar pushimet.

Në një fotografi të publikuar nga partnerja e tij, Georgina shihet ajo së bashku me Ronaldon duke shijuar rrezet e diellit.

https://www.instagram.com/p/CDqdPUaqu1P/?utm_source=ig_embed

 

Ylli gjerman zbulon gjendjen shpirtërore të Cristiano Ronaldos: ‘Feston nëse fiton në stërvitje, mërzitet nëse humbet

Periskopi.com Sporti

Emre Can e ka zbuluar se gjendja shpirtërore e Cristiano Ronaldos varet nga rezultatet në ndeshjet stërvitore, ndërsa e cilësoi portugezi si lider.

Ylli gjerman ka fituar vendin e titullarit menjëherë tek Borussia Dortmundi pas transferimit të tij në janar, por ish-mesfushori i Zonjës së Vjetër nuk mund të shmangë pyetjet në lidhje me Ronaldon në Allianz Stadium.

“Cristiano Ronaldo është një lider dhe një fitues”, ka thënë fillimisht Can për Bild.

“Ai gjithashtu ju drejton në ndeshje stërvitore. Nëse humbet, ai mbetet në një humor të keq”.

“Por nëse ai fiton, nga ana tjetër, ai është i lumtur dhe kurrë nuk humbet shansin për të bërë shaka me humbësit dhe t’i bëjë ata të ‘shijojnë’ humbjen”, përfundoi gjermani.

Emre Can erdhi përmes akademisë së Bayern Munich para se të transferohej në Bayer Leverkusen në 2013, ndërsa pas një sezoni u transferuar te Liverpooli dhe luajti katër sezone në Anfield para se të transferohej te Juventusi në korrik 2018.

Te Juventusi ai u përpoq të bindte Maurizio Sarri, por pa arritur ta bind dhe u transferua përsëri në Gjermani pas 45 ndeshjeve përgjatë dy sezoneve me Bianconerët.

Futbollistët portugez i kërkojnë ndihmë Cristiano Ronaldos: “Je Zoti i futbollit portugez”

Periskopi.com Sporti

Futbollistët e Olhanense i janë drejtuar për ndihmë Cristiano Ronaldos për ti kërkuar të ndërhyjë tek Federata portugeze. Klubit me pronësi italiane, i është hequr mundësia për të luftuar për ngjitjen në B nga Federata.

“Kemi vendosur të shkruajmë këtë letër – shpjegojnë futbollistët e Olhanense në Facebook – duke qenë se je Zoti i futbollit portugez e burimi i inspirimit për këdo që luan”. Rregullorja e futbollit në Portugali ka ndryshuar për shkak të Koronavirus, me promocionin e Vizela e Arouca (dy të parat më të mirat në divizionin e tertë portugez), duke i hequr mundësinë Olhanense, edhe ajo e para por me më pak pikë.

Deklarata e rrallë e Cristiano Ronaldos: ‘E admiroj karrierën e Messit’

Periskopi.com Sporti

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit, të cilët kulmin e rivalitetit e kishin kur portugezi ishte në La Liga dhe luante për Real Madridin, ndërsa Messi për Barcelonën që nuk e ka ndërruar asnjëherë.

Në kulmin e rivalitetit të tyre, të dy futbollistët ja dolën të fitojnë shumë trofe, si kampionate apo Ligën e Kampionëve.

Tashmë me kalimin e Ronaldos në Itali te Juventusi, rivaliteti mes këtyre dy lojtarëve sikur është zbehur.

Në një intervistë për “RMC Sport”, Ronaldo është shprehur se ai e admiron karrierën që ka bërë argjentinasi: “Unë me të vërtetë e admiroj karrierën që Messi ka bërë deri tani. Ai tha se kishte probleme kur unë u largova nga Spanja, kjo për shkak se kishte një rivalitet të madh.

Megjithatë është një rivalitet që nuk ekziston vetëm në futboll, pasi Majkëll Xhordan kishte rivalë në Basketboll, Ajrton Sena dhe Alain Prost janë rivalë në F1.

E vetmja pikë e përbashkët në të gjitha rivalitetet e mëdha në sport është se ata bëhen më të fortë”, u shpreh Ronaldo.