Ronaldo dhe Pele fusin në sherr dy gazetat prestigjioze italiane

Periskopi.com Sporti

Titulli i “Corriere dello Sport” dje ishte: “O Rei (mbreti) është Ronaldo / Portugezi tejkalon rekordin e Pele për golat në ndeshjet zyrtare”. Me klasifikim relativ:
1. Cristiano Ronaldo – 758 gola
2. Pelé – 757 gola
3. Romario – 735 gola.

Titulli i “Gazzetta dello Sport”: “Lartësia e Tij CR7 / Mposhtja e Pelé po afron”. Në krah, kjo renditje:
1. Bican – 805 gola
2. Romario – 772 gola
3. Pelé – 767 gola
4. Ronaldo – 756 gola.

Duhet një shpjegim, sepse ka renditje të ndryshme për të njëjtën çështje. “Corriere dello Sport” e mëton këtë dhe bën sqarimin vijues: Shumica e gazetave italiane kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë te “rsssf.com”, një faqe e drejtuar nga një fondacion i statisticienëve të futbollit. Por ajo faqe, e titulluar “Golashënuesit më të mirë në të gjitha kohërat (ndeshjet zyrtare)”, është e vjetër, jo e plotë dhe sigurisht që nuk është në përputhje me të dhënat gjithnjë e në ndryshim të Cristiano Ronaldos.

Prandaj, llogaritjet duhen azhurnuar. Pse është klasifikim i vjetër? Vladimir Kolos, kuratori, thotë se të dhënat për Bican kishin hyrë në sajtin e tyre më 2009. Ndërkohë, sipas hulumtimit të tij, golat e sulmuesit të lindur në Vjenë janë bërë të paktën 940. Pse të dhënat nuk janë të plota? Në epërsi, me më shumë se 1.000 gola “zyrtarë”, do të kalonte gjermani Erwin Helmchen, i cili nuk ishte përfshirë në atë renditje, por vetëm në një shënim të vogël (duke i dhënë atij ndoshta 800 gola).

Pse renditjet janë të papajtueshme? Ndër 772 golat e Romarios janë 11 të shënuar me Brazilin U-20 dhe 8 të tjerë me Kombëtaren Olimpike. Atëherë, pse golat e Cristiano Ronaldos do të ishin “vetëm” 756? Mediat italiane thonë se arrijmë në atë total, thjesht duke u konsultuar me faqen italiane të Wikipedia, ku të dhënat e CR7 janë të sakta; duke shtuar 654 gola me klubet dhe 102 gola me Portugalinë. Por, CR7 shënoi gjithashtu 2 gola me kombëtaren olimpike portugeze dhe 1 gol me U-20 (përveç 3 golave me U-21). Kjo konsideratë është e mjaftueshme për të hequr çdo vlerë nga renditjet e tjera.